Panorama (Albania)

Tërmetet, vijon rivlerësim­i i banesave në Tiranë

Ndërtesat në Ndroq, Pezë dhe Baldushk më problemati­ke

-

Ndonëse ka kaluar një javë nga vala e tërmeteve të mëdha që shkundën Shqipërinë e mesme, nuk ka përfunduar ende procesi i rivlerësim­it të banesave nga ana e bashkisë. Kjo, për shkak të numrit të madh të objekteve. Deri më tani janë inspektuar 3 mijë të tilla dhe numri pritet të rritet në vazhdim. "Aktualisht jemi në fazën e marrjes së informacio­nit, duke përditësua­r edhe ankesat. Ndërkohë po fillohet gradualish­t me disa subjekte që kanë qenë në gjendje vërtet kritike, pasi paqëndrues­hmëria e tyre mund të sillte një rrezikshmë­ri të lartë. "Jemi aktiv për t'i ardhur në ndihmë banorëve të Tiranës dhe rrethinave të saj", shprehet stafi i emergjenca­ve civile në bashki. Sakaq, edhe pse verifikimi është në proces, ka nisur rikonstruk­sioni i disa banesave, proces që e kanë marrë përsipër disa kompani ndërtimi. Kryebashki­aku Erion Veliaj siguron familjet e prekura se do të dëmshpërbl­ehen, teksa u bën thirrje donatorëve të vënë dorë edhe në Kombinat. "Shumica e banesave të prekura janë shtëpi të ndërtuara në mënyrë primitive. Doja shumë që të vazhdojmë edhe me adoptimin e hapësirave që kemi identifiku­ar këtu në Kombinat apo zonat përreth. Pra, për të gjithë donatorët që duan të adoptojnë një shtëpi, të sigurohemi që t'i bëjmë në kohë rekord, brenda vitit të ri. Qoftë për banesat më të dëmtuara, qoftë me disbursimi­n e parave për banesat më pak të dëmtuara", deklaroi Veliaj, duke theksuar se puna për rindërtimi­n e banesave të prekura nga tërmeti e më pas nga përmbytjet do të shtrihet në çdo cep të Tiranës. Sipas të dhënave, dëmet më të mëdha janë vënë re në rrethinat e kryeqyteti­t. Më problemati­ke paraqitet situata në Ndroq, Pezë dhe Baldushk.

 ??  ?? Një nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti
Një nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania