Panorama (Albania)

Çfarë këshillohe­t për aciditetin e stomakut?

-

Për të parandalua­r shfaqjen e aciditetit të stomakut me rëndësi janë edhe ushqimet që konsumojnë gjatë ditës, pasi ka produkte që irritojnë stomakun duke provokuar më tej dhimbjen. Mjekët thonë se duhet të evitohet përdorimi i shpeshtë i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa, kafja, agrumet, domatet, ushqimet pikante, pijet me gaz, salcat, lëngjet e frutave etj. Nga ana tjetër, rekomandoh­en pastat, rizotot, pula, peshku, molla, dardha, karotat, kungullesh­kat. Ndjesia e djegies së stomakut e quajtur ndryshe në gjuhën mjekësore si aciditeti gastrik, shfaqet me ndjesi djegieje, që fillon në regjionin e stomakut dhe që ka tendencën të ngjitet drejt qafës. Kjo ndjesi mund të përhapet deri në fyt, te nofulla e poshtme, në duar dhe në shpinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania