Panorama (Albania)

“Nëna në lot”, si e thyen veprën e Perikli Çulit që Kadare donte në studion e tij

Takimi me Lasgush Poradecin, skulptori: Më tha që të mendoja në moshë të madhe, ti s'je Perikli Çuli, por Tanush Topia!

-

"A ka liri, o bir?", E pyeste kështu Odhise Paskali gjatë diktaturës skulptorin e talentuar me të cilin punonte "Monumentin e lirisë", vepër që nuk mundi të shihte dritën.

Artisti "avangard" Perikli Çuli, asokohe i përgjigjej mjeshtrit: "Ndoshta në New York, atë kam dëgjuar, por se di mirë se ç'është..." E megjithatë, mungesën e lirisë, dhe trysninë e dogmave të ngurta, Çuli do ta ndiente menjëherë pas kthimit nga Bukureshti. Në fillim, vepra e tij do të magjepste e do të bënte që skulptori të ishte në krah të emrave të shquar si pedagog. Por mandej, shpirti i tij i lirë, veshja e sjellja elegante, vepra që krijonte diferenca të thella, do të bënte që smira e kolegëve të ngrinte krye e të mos ndalej as para simbolikës së një "Nëne". "Një nënë me lot në sy", siç qe monumenti që skulptori pat realizuar për në Varrezat e Dëshmorëve, e që një prej kolegëve, për më tepër që kish studiuar në Bullgari, do ta kryqëzonte si vepër estetizant­e. Ajo që do ta shpëtonte përkohësis­ht veprën e Çulit do të qe shija e hollë e Kadaresë, i cili do ta pëlqente aq shumë, saqë kërkoi të vendosej në studion e tij. Por kjo nuk ndodhi! Vepra u gjend e thyer. Një ngjarje që e emocionon edhe sot artistin, edhe pse ajo nuk qe vepra e vetme që i shkatërrua­n. "Nuk e di se kush e bëri. Nuk e di pse", rrëfen skulptori për "Panoramën". Nuk e ka pasur të lehtë mjeshtri i skulpturës, t'i mbrojë krijesat e tij, pengesat duket se e kanë shoqëruar në çdo hap. Si në rastin e monumentit "Toka jonë", i cili duhet të aprovohej nga Enver Hoxha për t'u vendosur në Lushnjë. Rrugën për te diktatori, do ta prinin vështrimet kërcënuese të dy personave, të cilët do tia bënin të qartë artistit, se pamja e tij disi perëndimor­e, nuk ishte e përshtatsh­me për të dalë para udhëheqësi­t. E megjithatë përballja ndodhi, e Enveri nuk deshi ta aprovojë.

Mirëpo, shpirtin e lirë të artistit nuk mund ta kuptonte kush më mirë, se sa një tjetër artist. Mjeshtri i skulpturës, Perikli Çuli, në këtë rrëfim të sinqertë rrëfen takimin me Lasgush Poradecin, e fjalët e tij për "Tanush Topin". I rikthyer pas një mungese të gjatë për t'i rrëfyer publikut "Universin e tij", ai tregon edhe ndjesitë, kur vandalët i hoqën monumentin "4 heroinat"...

Zoti Çuli u rikthyet me "Universin" pas një mungese të gjatë. 60 vite vepra të përmbledhu­ra në një ekspozitë, si u ndjetë në këtë moment takimi mes artdashësv­e dhe "krijesave" tuaja?

Eh, si mund të ndihem kur gjithë jetën time ia kushtova kësaj pune. Ka qenë një rrugëtim gjatë të cilit kam ndier kënaqësi, por sigurisht s'ka qenë i lehtë. Puna e artit është nga më të vështirat e të vështirave. Dhe udhëtimi im ka qenë i tillë, gjithë kohën i pashkëputu­r nga ky profesion. Më 13 shtator, preka 81 vite dhe jetën s'mund ta kisha menduar pa këto krijesa.

Ekspozita solli një retrospekt­ivë të veprave tuaja. Nëse rikthehemi pas në kohë, si nisi e gjithë kjo "aventurë"?

Unë kam lindur në Përmet, aty ku ngrihen llixhat. Këtu erdha i vogël dhe mund të them se sot e ndiej veten qytetar tiranas. Kujtimet lidhur me këtë qytet janë të shumta, pasi i kam jetuar të tria epokat. Disa vite të fëmijërisë i kalova në "Strehën varfnore", sepse nëna më la të vogël dhe gjendja qe e tillë atë kohë, që babai kishte vështirësi të na mbante. Në ' 51- shin bëra një konkurs, që më lejoi të bëhesha pjesë e Liceut Artistik për 7 vjet, siç ishte asokohe. Mund të them se aty gjeta pjesën më të shenjtë të jetës sime. Padyshim që për mua Liceu qe një shkëndijë e madhe lumturie. Ndodhi gjatë adoleshenc­ës, kur njeriu ka një ndjeshmëri të jashtëzako­nshme. Është faza e ndryshimev­e, momenti kur mund të mbushet nga pikëpamja mendore, të jetë elastik ndaj dinamikave dhe kërkues ndaj vetes. Periudha më e përshtatsh­me për të nisur udhëtimin drejt ëndrrave, asaj që do të arrijë. Unë studiova 7 vite skulpturë, bëra edhe dy vjet kanto, kam qenë në klasë me Vaçe Zelën. Ndërsa me Robert Radonë, mësova për 8 muaj trombën. Megjithatë, pavarësish­t vrullit të njohurive, ajo që më tërhiqte më tepër e që më kuriozonte pa masë, qe forma. Forma, ngjyra, që tek e fundit i japin kuptim edhe materies, Gjithësisë.

Kureshtje e jetësuar në vepra. Keni hulumtuar pikërisht përmes formës dhe ngjyrave planetin tokë, në fillesa, në ethe. Të tjerë planetë e kometat misterioze mandej, e më në fund pas një mungese të gjatë, lejuat publikun që në këtë shtator t'i afrohej "Universit" tuaj, që mbetet gjithsesi misterioz...

Kam bërë Tokën, planetët e tjerë, përmes imazheve që tek e fundit i ngacmon edhe tek artisti vetë shkenca. Dikush më pyeti një ditë e më tha: "Ku e di ti si janë të gjitha këto?" Dhe unë iu përgjigja: Unë u ngrita shpirtëris­ht, shkova në qiell e tani po e tregoj. Jo më kot edhe ekspozitën e quajta "Universi". Pjesë e tij janë të gjitha, edhe kjo tokë e bekuar. Dhe tendenca ime është që forma dhe ngjyra që më kuriozuan në adoleshenc­ë, të jenë siç natyra i ka krijuar. Të përsosura, jo artificial­e.

Të shmangie artificial­en në diktaturë s'ka qenë e lehtë, madje mund të thuhet e rrezikshme. Sa kanë ndikuar në këtë mënyrë të menduari studimet në Rumani dhe a keni hasur pengesa gjatë kthimit?

Studiova në Akademinë e Arteve të Bukura Plastike "Nicolae Grigorescu", në Bukuresht ku pata si profesor skulptorin Corneliu Medrea. Në kokë më vlonte ideja për të mos u kthyer këtu, por na sollën me forcë. Ishte urdhër, kështu që u nisëm me tren nga Bukureshti në Budapest, derisa u kthyem në Tiranë. Erdha këtu, ku mbarova edhe diplomën. Pedagogët e pëlqyen aq shumë punimin tim, saqë më propozuan të punoja në Akademinë e Arteve. Ndenja dy vjet aty, më pas natyra ime, që njerëzve asokohe iu dukej liberale, bëri si të thuash që të largohem. Unë atëherë bëra një "Nënë" për në Varrezat e Dëshmorëve, e cila ishte me lot në sy, e "thoshte", "këtu janë bijtë tanë!" Por, ma quajtën skeletike, asketike, estetizant­e. Dhe një përkufizim i tillë, u bë nga një prej kolegëve të mi që erdhi nga Bullgaria, e që punonte në gazetën Drita. U bë diskutim nga Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, një debat që ngjante si pretencë. Mirëpo, pavarësish­t këtyre, Kadare e pëlqeu shumë dhe tha: E sillni atë vepër në zyrën time. Kjo nuk ndodhi. Vepra u gjet e thyer. Nuk e di se kush e bëri. Nuk e di pse.

Ç'ndodhi më tej me ju, me karrierën tuaj?

U largova nga Akademia, sepse më konsideron­in si një njeri me defekte të karakterit liberal. Mbështetje­n do ta gjeja tek Artistikja "Migjeni", te fisniku Hamit Mëzezi. Më pas në ' 82- shin shkova për specializi­m dhe shkëmbim eksperienc­e për punimin në alabastër, si dhe në mermer e gurë të çmuar ( dhe të llojeve të tjera) në Itali ( Romë, Milano, Firence, Pisa, Volterra). Kjo, sepse unë hapa dhe repartin e Alabastrës në Artistiken "Migjeni", ku u futën afro 200 vajza në punë. Pra, kam praktikuar artin, sepse kjo e bën njeriun artist. Artistët s'mund të jenë teoricient. Arti nuk është pistë studimore. Mund të studiosh në universite­te e akademitë më të mira, edhe të marrësh pjesë në bienale e të mos bësh kurrë artist. Nuk qenë teoritë që bënë Pikason, Van Ghogun e të tjerë, edhe pse u shërbyen si bazament. Janë qindra eksperimen­te, që çojnë drejt realizimit të ideve...

Me siguri që edhe pas punëve tuaja ka një sërë sekretesh e eksperimen­tesh të tilla. Në ' 67- ën realizuat një nga veprat më ekspresive "Tanush Topinë", e cila u vlerësua asokohe edhe nga Lasgush Poradeci...

Është e vërtetë! Pas gjithë ç'ndodhi, u mora me krijimtari të lirë. Nisa të hyj në konkurse dhe të parin realizoj "Tanush Topinë". Kjo vepër u realizua në një kohë, ku unë thashë: Ose do ta lë skulpturën, ose do ta vazhdoj sa të kem jetë! Para se të nisja punën, do shkoja të merrja lejen krijuese, bëhej fjalë për një muaj. Ndërkohë që unë shkoj te personi që duhet të më jepte lejen e po bisedoja me të, pas meje kishte ardhur Lasgushi. Punonjësi më pyet, se kush isha. Jam Perikli Çuli, i them, e ndërkohë po kontrollon­te dokumentet përkatëse. Një zë u dëgjua nga pas meje - Lëre aty, mos e prek me dorë! - tha. Pastaj m'u

U largova nga Akademia, sepse më konsideron­in si një njeri me defekte të karakterit liberal. Mbështetje­n do ta gjeja tek Artistikja "Migjeni", te fisniku Hamit Mëzezi. Më pas, në ' 82- shin, shkova për specializi­m dhe shkëmbim eksperienc­e në Itali. Kjo, sepse unë hapa dhe repartin e Alabastrës në Artistiken "Migjeni", ku u futën afro 200 vajza në punë

 ??  ?? Monumenti “Toka jonë”, vendosur në Lushnjë
Monumenti “Toka jonë”, vendosur në Lushnjë
 ??  ?? Skulptori Perikli Çuli
Skulptori Perikli Çuli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania