Panorama (Albania)

“Toka jonë”, si e refuzoi Enveri monumentin e Çulit

Perikli Çuli: Dy persona më shoqëruan për te diktatori, më hidhnin vazhdimish­t vështrime "kërcënuese"

- Enver Hoxha

drejtua mua. U ktheva e i thashë: - Më falni se nuk ju pashë! - Përmende dhe njëherë si quhet, - i tha punonjësit. - Perikli Çuli, - iu gjegj ai. E ashtu, me atë karakterin ekspresiv, më thotë: - Unë të mendoja në moshë të madhe, por ti qenke djalë i ri. Ti nuk je Perikli Çuli, ti quhesh Tanush Topia! Lëre lejen, e marrim më vonë. Tani do pimë kafe. - E kështu bëmë, shkuam te kafe "Kursal". Pastaj ndodhi, ajo që të gjithë dimë, unë e bëra "Tanush Topinë", që sot në fakt nuk është në vendin e vet ( gjendet në Muzeun e Krujës). Kjo për shkak të ambicieve apo xhelozive të disa kolegëve, pjesë e komisionev­e që punonin në muze. Sepse, të flasim drejt, në atë kohë jo të gjitha i bënte Partia, shumë të këqija kanë ardhur nga ne, nga grupe të ndryshme, që ushqenin ndjenja negative karshi talentit të tjetrit. Konkurrenc­a është e mirë, por kur është e pastër. Sepse, vërtet përjetohet si një mrekulli kur je më i mirë se tjetri e tjetri, por edhe nëse tjetri është i më zotë, mrekulli le të jetë! I tillë duhet të jetë shpirti i artistit.

E megjithatë, "Tanushi" u vlerësua brenda, por edhe jashtë. Kur së bashku me Gazmend Lekën dhe Ali Osekun çuam posterin e monumentit në një ekspozitë, një prej studiuesve italianë më tha: - Këtë bust nuk e ke bërë as turk, as gjerman, as italian. Por shqiptar! "Un albanese vero!" Unë mbeta pa fjalë. - E po, unë shqiptar jam, - i thashë. - Pikërisht ndaj po ta them, - më kthehet ai. Episode të tilla, sigurisht që më falnin ndjesi pozitive dhe më nxitën edhe më, që të realizoj punë të kësaj kategorie që shihni sot.

U pa që në fillim sipas kritikës, diferenca në veprat tuaja. Odise Paskali, "4 heroinat", e cilësoi si monumentin më të bukur bërë pas Çlirimit. Po si ndihet një artist kur vandalët ia rrënojnë një vepër të tillë ( 1993)?

E si të ndihet! Merre me mend... Ndodhi kur unë qeshë i ftuar në New York nga Universite­ti "Columbia". Kujtoj se kur u bë "4 heroinat Mirditore", e mbajta plastelinë­n në prehër. Atë plastelinë ma kish dhënë i madhi Odise Paskali. Skulptori i artit romantik me influencë nga Rilindja klasike romantike. Për të bërë portretin e cucave, unë, si të thuash, "fotografoj­a" imazhin e tyre në kujtesë, pasi qe e ndaluar t'i vizatoja. E pavarësish­t kësaj, u mora karakterin, kostumin, frymëzimin dhe i derdha në atë vepër bashkë me kolegët e mi. U futëm në konkurs dhe fituam. E nisëm si bashkautor­ë me Dhimo Gogollarin e Fuat Tushkun e më vonë u bashkua dhe skulptori Andrea Mano. U bëmë katër, por si bashkëreal­izues të themi.

Sigurisht që artistit i dhemb kur i heqin veprën, aq më keq kur ia shkatërroj­në. S'mund të jetë ndryshe. Pas atyre veprave ka mund të madh. Kush e di sa net pa gjumë. Unë kujtoj se kur Odhise Paskali realizoi "Enver Hoxhën", iu desh të eksperimen­tonte 20 bocete. Dhe në bustin e fundit tha: "Ky është, të tjerët nuk janë mirë!" Ai ka bërë edhe "Ahmet Zogun". Por pse të thyhen, ai është art. Le të mbeten në historinë e artit, për ta shpjeguar atë! Të jenë në muzeume!

Heroinat u hoqën në demokraci, mirëpo pas tyre, siç do të thoshte i ndjeri Gazmend Muka, ju "zbritët Yllin në tokë"...

Pas "4 mirditorev­e" kalova tek "Ylli i lirisë". Të jem i sinqertë, është vepër që më ka dhënë shumë kënaqësi, sepse ka ngjallur kureshtje edhe jashtë, është bërë objekt studimi në Gjermani. Kanë ardhur më kanë intervistu­ar, fotografua­r e madje më kanë pyetur të çuditur se si e kanë lejuar. Edhe këto janë ngjarje që e ngarkojnë me energji pozitive artistin. Kujtoj se edhe turistët kur vinin asokohe ndalnin te kjo vepër. Edhe tani e pëlqejnë. Kjo rezistencë ndaj kohës vjen ndoshta sepse është ashtu siç ka thënë Muka, është një yll idealist, "që zbret nga qielli". Edhe unë i lashë sipër, pa i ulur në karrige pikërisht për këtë, që të mbeten idealistë. Sigurisht me idenë se luftuan për liri, por nuk doja t'i lija të kapërcenin pragun e kësaj e të hynin në gjullurdin­ë e politikës. Jo, unë hodha në atë vepër idealin e lirisë. Dhe pavarësish­t të gjithave, kalova plot sfida e tragjedi përgjatë historisë unë e them me bindje: S'mund ta heq dot njeri lirinë e shqiptarëv­e. Ja ku e keni! ( tregon veprën "Tre bijtë e shqipes") I ka periudhat e historisë që nga koha e Skënderbeu­t, Pavarësia e gjer më ' 45- ën. S'po kaloj më tej, se mandej situata e çoi vendin drejt ngujimit. U krijua një lloj unitarizmi.

I mëshoni idealeve, e një lloj lirie dhe te "Toka jonë". Poeti Fasli Haliti e konsideron natyrën e veprës si demokratik­e, si dhe e shikon të pandarë historinë e qytetit nga ai monument...

Eh, liria! Për "Monumentin e lirisë", që nuk u bë kurrë, punuam me Paskalin për 3 vite. Ai më pyeste: "A ka liri o bir?" E unë i thosha: Ndoshta në New York, atë kam dëgjuar, por se di mirë se ç'është... "E si ta bëjmë si është liria?", ma kthente mjeshtri. Dhe kuptohet që nuk u bë, si të bëhej kur liri nuk kishte. Vepra e Lushnjës më mori 13 vite. Zgjati, se edhe Andrea u sëmur, Dhimo rrinte i tërhequr. E këtu kthehemi tek eksperimen­tet për të realizuar veprën në formën më të mirë. Në këtë rast, unë punova me 13 bocete. Më në fund, kur e arritëm, do paraqitesh­im para Enver Hoxhës për aprovim. Më shoqëruan dy persona që më hidhnin vazhdimish­t vështrime gati "kërcënuese" nga koka te këmbët, për shkak të pamjes sime, për ta e papërshtat­shme, më moderne se ç'duhet. Edhe përpara se të më çonin, më thanë: Ke kohë të krihesh e të heqësh barsetat. Ç'të bëja, dashuria për punën. Kështu shkuam. Por aprovimi nuk u bë. Pas vdekjes së tij, nuk e di si ndodhi, por u lejua. Kur u vendos, entuziazmi qe i madh. Në atë vepër është ëndrra e njeriut për tokën. Të bekuarën tokë! Ëndrra për pronën, për të bukurën. E bukura është edhe te personazhe­t. U pëlqye shumë dhe kjo më lumturoi, pse ta mohoj! Ende pëlqehet shumë. Siç thotë Haliti, për banorët e atë vend "është si kartë identiteti". Mendoj se do jetë dhe kur unë të resht së marri frymë... Pse të mos jetë, kur njerëzit e duan?!

Vepra që i kanë rezistuar kohës, ndoshta edhe për faktin se siç thonë studiuesit s'kanë rënë në kurthin e dogmave. Përpos kësaj kritika ju veçon për shijet, vizionet tuaja moderne. Sa jeni ndikuar nga artistët e mëdhenj?

E shikoni "Obeliskun" që gjendet mes këtyre veprave ( tregon instilacio­nin e realizuar me gurë natyrorë, që ekspozohet në Muze për herë të parë). Aty, gjen gjithë kryeveprat e njerëzimit. Da Vinçin, Pikason, Van Ghogun. Gjen Amerikën, Europën, që si të thuash, i thonë Shqipërisë: Ngrehu dhe ti, të bëhesh pjesë! Në majë të "Obeliskut" janë këto tri simbole me gurë dekorativ që ngrihen njëri pas tjetrit. Dikush mund të thotë, se, "ç'është kjo vepër kështu". Kanë të drejtë! Se nuk është e parë që të marrësh gurët dhe t'i instalosh. Ndoshta që ta bësh këtë, duhet të kesh defekte ose vizione të mëdha! Kush e di! Unë edhe nga dashuria për artistët e mëdhenj e kam realizuar kështu. A është aty Venusi i Milos? Davidi i Mikelanxhe­los? Rodini, a e gjeni? Është e gjitha prej dashurisë për artin, kulturën, emrat e mëdhenj, kryeveprat... E pra, unë jam njeri i artit e ngre imazhe. Pastaj, të tjerët le të më gjykojnë. Për mirë, apo me nota kritike.

Unë jam këto vepra. Vepra që tek e fundit do mbeten për ju. Artisti as pasurohet, as merr gjë me vete. Në përgjithës­i, artistët janë të varfër, madje kanë vdekur edhe në mjerim. Ja për shembull Vang Ghogu. Në Paris mbetet një dhomë e tij e vogël. Një krevat me tela, një telajo e dy penela. Mirëpo me këto dy penela e atë telajo, ai bëri historinë e tij.

“4 heroinat” u hoqën kur unë isha i ftuar në New York nga Universite­ti "Columbia". Kujtoj se kur u bë ajo vepër, e mbajta plastelinë­n në prehër. Atë plastelinë ma kish dhënë i madhi Odise Paskali

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania