Panorama (Albania)

Teuta dhe Bylis në krye, Flamurtari si autoshkoll­ë

Shkëlqen Vllaznia, Skënderbeu shkërmoqet në Shkodër me katër gola

-

Teuta kthehet te fitorja dhe merr kreun. Përballë Kukësit i ka mjaftuar një gol me penallti nga Sherif Kallaku.

Në "Niko Dovana" u zhvillua një duel më shumë se i luftuar, ku veç 11- metërshit të diskutuar që "vulosi" ndeshjen, skuadrat u detyruan që ta mbyllnin me nga 10 lojtarë pas kartonëve të kuq. Verilindor­ët vuajtën pa fund dhe sidomos në metrat e fundit. Përtej dëshirës së Shkurtajt, Gavazajt apo Abazajt, e patën të pamundur që minimalish­t të barazonin shifrat. Pas kësaj humbjeje, të besuarit e Shpëtim Duros lëshojnë edhe vendin e parë.

VLLAZNIASK­ËNDERBEU 4- 0

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 4- 0 Skënderbeu­n, në sfidën e vlefshme për javën e 6- të të Kategorisë Superiore. Dopieta e Gilman Ligës dhe golat e Zogajt dhe Hygorit, i siguruan një fitore mjaft me vlera skuadrës së Jonuz! Një përballje që u dominua në pjesën më të madhe të lojës nga kuqeblutë, ndaj një Skënderbeu thuajse in- ekzistentë në fushë! Sfidën e radhës Vllaznia do ta luajë në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që Skënderbeu do të presë Luftëtarin.

LUFTËTARI- LAÇI 1- 1

Luftëtari dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1- 1 në një ndeshje dramatike në Gjirokastë­r. Pas një pjese të parë shumë të mirë të bluzinjve, të cilët kaluan në avantazh falë golit të kapitenit Donald Rapo, më pas ishin kurbinasit që dominuan në 45 minutat e dyta, por që barazimin e gjetën vetëm në kohën shtesë. Duhej të vinte minuta e 94- t, që takimi të merrte një rrjedhë të papritur, pasi gjyqtari Olsi Ferati akordoi 11- metërsh në favor të Laçit dhe gjirokastr­itët nuk u pajtuan më këtë vendim.

BYLIS- FLAMURTARI 5- 0

Ekipi i ardhur nga Kategoria e Parë është sot në krye të tabelës së klasifikim­it, edhe pse provizoris­ht. Me pikë të barabarta me Teutën, skuadra e drejtuar nga Dovedan e gjen veten në shkallën e sipërme. E për ta arritur këtë, shënon pesë herë ndaj një legjende, një klubi që ka bërë historinë në futbollin shqiptar, por që në fushën e lojës shndërrohe­t në një grup lojtarësh, të cilët vetëm shëtisin fanellën. Ballshiotë­t e vendosin takimin me 3 gola, nga minuta 30- 40. Më tej, edhe dy në fraksionin e dytë dhe si finale, fitore e merituar dhe një "shuplakë" ndaj miqve. Ballshiotë­t në krye me pesë "yje", Flamurtari si autoshkoll­ë mbetet në fund.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Vllaznia- Skënderbeu
Foto nga ndeshja Vllaznia- Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania