Panorama (Albania)

Mema: Nuk e ha presionin e derbit

-

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, doli dje para mediave në konferencë­n për shtyp, në vigjilje të ndeshjes me Partizanin. Mema foli për gjendjen e ekipit të tij, si edhe për çështjen Imami dhe theksoi se grupi është më i rëndësishë­m se çdo lojtar. "Ekipi është goxha mirë në cilësi fizike. Po e presim ndeshjen me kujdes. Euforia nuk na bën mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kaluam disi në aventurë me Kukësin, por kemi ambicie. Kjo na ka udhëhequr. Duam të fitojmë çdo ndeshje. Do shohim nesër, do ta tregojë ndeshja si do jetë. Besoj ekipi është goxha me eksperienc­ë brenda. Do ta menaxhojmë mirë ndeshjen. Humbja me Kukësin? Duke qenë se janë ekipe të forta, ndeshja vendoset edhe me episode. Me Durrësin po ta analizosh, kemi qenë superiorë. Edhe me Kukësin, nuk mund të them se nuk luajtëm mirë, por duhet të kemi kujdes me ekipet e forta. Lojtarët e tyre me eksperienc­ë, në një moment të godasin. Ndoshta ky ekip është riformatua­r në verë. Mund të ketë edhe disi oscilacion­e. Kërkon më tepër sesa duhet në një ndeshje. Po ta menaxhosh mirë, mund edhe të fitonim ato dy ndeshje. Ka qëlluar kështu, por kampionati është i gjatë. Do kemi sërish ndeshje me rivalët. Nesër është rivali tjetër. Partizani, pavarësish­t nga pikët, apo ndeshjet jo të mira që ka bërë, sipas medias, ka elementë shumë të mirë brenda dhe do jetë ndeshje e fortë. Mund ta vendosin edhe individët në fushë. Shpresoj që të fitojmë nesër, që të ndeshemi me rivalët dhe të dalim fitimtarë. Ne duam më të mirën", tha Mema.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania