Panorama (Albania)

Lerda: Duam të vazhdojmë dominimin

-

Partizani do të përballet sot në derbin e kryeqyteti­t kundër Tiranës. Një takim tepër special, që pritet të dhurojë spektakël si në fushë, ashtu edhe në tribunë. Të kuqtë nuk humbasin një ndeshje derbi prej 5 vitesh, teksa do të kërkojnë të vijojnë të jenë të pathyeshëm. I pranishëm në konferencë­n e sotme për shtyp, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, është shprehur optimist, teksa beson te rezultati pozitiv. "Partizani ka 5 vite që nuk thyhet dhe shpresoj që këto statistika të arrijnë të jenë në favorin tonë. Duam të vazhdojmë këtë traditë dhe të mbetemi të pathyeshëm në takimet që do të zhvillojmë përballë Tiranës. Por ajo që është më e rëndësishm­ja është që ne jemi stërvitur mjaft mirë për këtë takimi. Shpresojmë ta ruajmë këtë traditë dhe të mos mposhtemi. E kam thënë edhe më parë, nuk dua të përcaktoj rezultatin e takimit. Gjithmonë e përgatis skuadrën që të futet në ndeshje për ta fituar takimin. Nuk e di si do të rrjedhin episodet e lojës. Ajo që është e rëndësishm­e, që skuadra hyn në fushë për të fituar çdo takim. Paralajmër­imi për shkarkim i Demit? Unë nuk kuptoj shqip, nuk e di ca shkruhet. Personalis­ht, presidenti Demi nuk më deklaruar asgjë. E kam të vështirë ta besoj diçka të tillë. Nuk e ndjejmë aspak veten nën presion. Brenda skuadrës jemi mjaft të qetë. Po punojmë mjaft mirë, do dalim në fushë për të marrë maksimumin. Nuk e di çfarë do të ndodhë në fund të ndeshjes. Kjo ndeshje ka një rëndësi mjaft të veçantë", tha Lerda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania