Panorama (Albania)

DURO: JORGJI MEZI PRISTE PËR PENALLTI

-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u duk i zhgënjyer nga humbja 1- 0 në fushën e Teutës, por më shumë akuzoi arbitrin Jorgji, se sipas tij, ai "ka qejf" t'i japë ato penallti. "Gjatë ndeshjes, kemi qenë më kërkues. Nuk jemi rrezikuar, por nuk kemi finalizuar, me pak kujdes. Sulmuesit nuk i zgjidhën mirë situatat. Nuk kishim rrezikshmë­ri, por prishja e ekuilibrav­e në fushë na krijoi situatën 15 minutat e fundit. Kundërshta­ri mori terren dhe moral, dhe u ndëshkuam. Penalltia e Teutës? Nëse e sheh me kujdes, ka qenë në gatishmëri arbitri. Kjo është një situatë, edhe nëse e ka prekur pak këmbën, nuk është rast goli. Këto janë ato penalltitë, që arbitri me zor pret t'i japë, ka qejf. Edhe në Ballsh, edhe këtu, e njëjta gjë. Nuk po di çfarë të them. Më vjen keq, tani po e shoh, është nga ato penalltitë që do arbitri t'i japë. Njësoj edhe në Ballsh. Një skuadër që do titull kampion, në situata të tilla, çfarë të them unë…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania