Panorama (Albania)

Berisha super, por Juventusi mund Spalin

-

Juventusi fitoi dje 2- 0 kundër Spalit me gola të Pjaniç dhe Ronaldos, por Berisha ishte më i miri në fushë. Ai ndal me dy mrekulli Khedirën dhe Ramsejn, të cilët ende pyesin veten sesi goditjet e tyre u ndalën nga portieri kuqezi. Sikur të mos mjaftonte, shqiptari i mohon golin Dibalës ( përsëri) dhe Ronaldos ( dy herë), pavarësish­t se portugezi e gjeti mënyrën për ta mposhtur. Nota pozitive për Berishën, vlerësimi i të cilit ishte me notën 8. "Paraqitje solide, në të cilën portieri i Shqipërisë braktiset nga skuadra, të cilën e mban në lojë për pjesën më të madhe të ndeshjes. Pritja në kohën shtesë ndaj Ronaldos është për spot publicitar, duke u konfirmuar dërrmues për rivalët. A ka luajtur ndonjëherë si dje?", me këto fjalë e komentoi "La Gazzetta dello Sport" paraqitjen e shqiptarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania