Panorama (Albania)

Interi pa frena, vjen fitorja e 6- të

-

Interi vazhdon me formën fantastike në kampionat. Zikaltrit arritën fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje, teksa mundën në transfertë 1- 3 Sampdorian. Në minutën e 20- të, Sensi shënoi një tjetër gol fantastik në kampionat, teksa me një të djathtë nga jashtë zone, nuk i la asnjë mundësi portierit k. Vetëm dy minuta më vonë, ishte Sançez që shënoi golin e parë me fanellën e Interit. Kiliani u nxor vetëm me portierin nga asisti i Sensit dhe aty nuk e kishte të vështirë të shënonte. Pjesa e dytë nisi me vështirësi për zikaltrit, pasi Sançez mori kartonin e dytë të verdhë për simulim, që në minutën e 46- të dhe la të tijtë me një lojtar më pak. Jankto në të 55- tën, ngushtoi shifrat për Sampdorian, me një goditje të bukur e të fortë nga brenda zone. Gjithsesi, pas vetëm gjashtë minutash, ishte Galjardini që shënoi edhe të tretin. Tashmë, Interi kryeson sërish vetëm Serinë A, me 18 pikë të plota dhe në takimin e radhës pret Juventusin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania