Panorama (Albania)

Matësit e rinj për ujin, pensionist­ët që s’paguajnë

Zbardhet vendimi i qeverisë për kategoritë që përfitojnë lidhje uji falas. Si t’i shmangen pensionist­ët detyrimit të ri. UKT nis aksionin

-

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime­ve në Tiranë ka nisur prej dhjetë ditësh fushatën e ndërrimit të matësve të ujit.

Me anë të një letre adresuar në familjet, sahati i të cilave ka kaluar pesë vite funksionim, UKT- ja iu bën me dije se kostoja e montimit dhe sigurimit të pajisjes së re, që zëvendëson të vjetrën, pavarësish­t faktit nëse punon apo jo, do të përballohe­t nga ata. Megjithatë, janë disa kategori familjesh, që i shmangen detyrimit për këtë ndërrim të detyruar të sahatit të ujit. Por si do të bëhet kjo? Këshilli i Ministrave ka vendosur që si për lidhjen e re të matësit, ashtu edhe për ndërrimin e tij periodik, të paguajë bashkia. Për shërbimin e fundit, kategoritë familjare përfituese ( në tabelë përbri shkrimit) subvencion­ohen nga pushteti vendor, pasi ky i fundit të ketë marrë dokumentac­ionin që vërteton kontratën e lidhur dhe matësit e vendosur.

VENDIMI

Përpara se të nisnin aksionet e herëpasher­shme në kryeqytet për ndërrimin e sahateve të ujit, qeveria ka vendosur të lehtësojë nga barra financiare për lidhjen dhe sahatin e ujit disa kategori familjarës­h, duke i subvencion­uar. Pensionist­ët kryefamilj­arë, pa fëmijë në ngarkim, anëtarë familjeje të punësuar, dhe të banojnë në qytet, nuk do të paguajnë. Po ashtu, edhe familjet, në përbërje të së cilave ka anëtarë që përfitojnë pension invalidite­ti apo janë me aftësi të kufizuara, përjashtoh­en nga pagesa për matësin e ri. Pjesë e kategorive përfituese janë edhe kryefamilj­arët e papunë, që mezi përballojn­ë jetesën. Vendimi, që parashikon lehtësira për familjet shqiptare, ka hyrë tashmë në fuqi, por do të duhet që këto të fundit, së pari të jenë në dijeni dhe të ndjekin rrugën e duhur për të përfituar subvencion­imin që u takon.

URDHRI

Çdo familjeje që ka mbi pesë vjet që ka ndërruar matësin e ujit po bëhet subjekt kontrolli nga privatët e kontraktua­r nga bashkia për të kryer verifikimi­n dhe kolaudimin e matësve. Janë këta të fundit që do të japin verdiktin final nëse aparati aktual përputhet me kushtet ligjore teknike apo nëse nevojitet zëvendësim­i i tij. Sipas letrës që qarkullon prej ditësh ( faksimile bashkëngji­tur shkrimit) dhe po shkon në çdo shtëpi me sahat të vjetër, nënvizohet se vetëm procesi fillestar, verifikimi nga ekspertët e kompanisë private, që kanë fituar tenderin për të bërë kolaudimin e matësve, do të paguhet nga bashkia. Pjesa tjetër dhe më e rëndësishm­e, sigurimi dhe vendosja e matësit, vlera e të cilit nuk bëhet e ditur në dokument, do të paguhet nga konsumator­i. E gjitha kjo ndodh në kulmin e pakënaqësi­ve për furnizimin me ujë të konsumator­ëve kryeqyteta­s. Sakaq, zëvendësim­i i aparateve matëse me kriter të vetëm periudhën 5vjeçare të kolaudimit, cilësohet si korrupsion­i i radhës midis Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë që ka fituar tenderin. Ujësjellës­i i njofton klientët se ata duhet të jenë të pranishëm gjatë kryerjes së kësaj procedure, për ta bërë sa më transparen­t këtë proces bashkë me përfaqësue­sit e UKT sh. a dhe të subjektit të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Metrologji­së për kolaudimin e ujëmatësev­e. Në përfundim të verifikimi­t, aparati ujëmatës do të pajiset me vulë, e cila do të certifikoj­ë përmbushje­n e përcaktime­ve ligjore dhe teknike për aparatin.

 ??  ?? Faksimile e shkresës së UKK për banorët
Faksimile e shkresës së UKK për banorët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania