Bushati: Jemi krenarë, bëmë në Bundestag atë që duhej ta bënte Basha

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, është shprehur shumë i kënaqur nga rezultati i takimeve që bashkë me numrin 2 të PS- së, Taulant Ballën, zhvilloi në Bundestagu­n gjerman, para se ai të merrte vendimin pozitiv për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Bushati u është kundërpërg­jigjur akuzave të Partisë Demokratik­e, duke thënë se ai me Ballën kanë bërë punën që në fakt duhej ta kishte bërë kreu i PD- së, Lulzim Basha. "Gjermania e hapi rrugën për në BE - Shqipëria nga sot ka në dorë shpejtësin­ë drejt Integrimit! Ndaj sot të paktën duhej të ishte një ditë gëzimi, pavarësish­t ngjyrave partiake të cilitdo shqiptar, sepse kjo është një ditë e rëndësishm­e. Ndjejmë keqardhje të thellë për akuzat e opozitës, që për arsye të interesave politike, është gati të dëmtojë përpjekjet e mundimshme, edhe punën e bërë për të merituar hapjen e negociatav­e. Por, NE, sot, jemi gjithsesi krenarë që punojmë edhe me parti të djathta për Shqipërinë në BE. Po pse sulmohet vallë në mënyrë kaq të turpshme z. Taulant Balla, kryetari i grupit parlamenta­r të PS?! Sepse po bën punën... që nuk e bën dot Lulzim Basha!", shkruan Ervin Bushati në rrjetet sociale. Më tej, Bushati shprehet se ai bashkë me Ballën shkuan me ftesë nga deputetët e CDU/ CSU, ftesë e cila nuk i ka shkuar Bashës, pasi gjermanët, sipas deputetit socialist, nuk besojnë më tek ai. "Z. Balla po lobon te maxhoranca e djathtë e qeverisë së Merkelit. Po lobojmë aty ku PD- ja nuk ftohet më: as nga CDU- ja, as nga Bundestagu, as nga forca të tjera të djathta, sepse është e pabesueshm­e dhe është inkoherent­e në qëndrimet e saj. Minimalish­t konfuze... Si mundet që në Selinë e CDU- së të shkelet pa ftesë?! Të shohim se kur - ose nëse- do e ftojnë më z. Basha. PO... ne po lobojmë, sepse po punojmë për Shqipërinë. Kjo duhet të na bëjë të ndihemi krenarë", thotë Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.