Balla: Në zgjedhjet e ardhshmedo shkojmë me Kodin e ri Zgjedhor

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

kushtet e Bundestagu­t gjerman, sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk janë kushte shtesë, por detyra që vendi ynë do duhet t'i plotësojë gjatë procesit të negociatav­e. Nga Elbasani, Balla u shpreh se Shqipërinë e pret një rrugë e gjatë dhe me shumë punë për të përmbushur kriteret dhe t'i shkohet deri në fund procesit të anëtarësim­it në Bashkimin Europian. "Vendimi i Gjermanisë për të votuar pro hapjes së negociatav­e për Shqipërinë është një moment i rëndësishë­m historik, teksa duket tashmë që në mes të tetorit merr formën përfundimt­are. Unë i quaj detyrat e shtëpisë, të cilat janë në vijim", tha sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së. Më tej, Balla u shpreh se procesi i nisur për Reformën Zgjedhore i jep mundësinë të gjitha partive që të japin kontributi­n e tyre dhe theksoi faktin që zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re duhet të bëhen me Kodin e Ri Zgjedhor. "Dua ta kujtoj se çdo parti politike ka sot mundësinë që të japë këndvështr­imet e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore, por pa dyshim që zgjedhjet e qershorit 2021 duhet të zhvillohen me një Kod të ri Zgjedhor", u shpreh Taulant Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.