Panorama (Albania)

Presidenti ukrainas Selenskyj, shërbëtor i Donald Trump

- BERND JOHANN * D. W.

Donald Trump ka vënë nën presion Volodymyr Selenskyjn në telefon. Kjo mund të sjellë një procedurë shkarkimi nga detyra të presidenti­t. Por skandaloze është edhe servilosja e Presidenti­t ukrainas, mendon Bernd Johann. “Shërbëtor i popullit”, - ky është emri i partisë së Presidenti­t ukrainas. Emri është program: Volodymyr Selenskyj e partia e tij duan t’i shërbejnë popullit. Por kur bëhet fjalë për Donald Trumpin, atëherë Selenskyj do të tregojë e ndoshta duhet të tregojë se është gati për shërbim edhe ndaj Presidenti­t amerikan. Servilizëm është nocioni më i butë që mund të thuhet për fjalët e Selenskyjt për bashkëpuni­min pa kushte e me lavde. Protokolli i bisedës, bërë në mirëbesim mes të dy politikanë­ve më 25 korrik 2019, të thotë shumë. Shënimet janë bërë publike, sepse Trump, për shkak të kësaj telefonate, ndodhet nën presion aq të madh në vendin e tij, saqë lejoi publikimin e saj. Kështu, aty lexohet se Presidenti amerikan vërtet i bën fort presion homologut ukrainas. Dhe nuk janë interesat amerikane që janë në plan të parë, por bëhet fjalë për mbledhjen e materialit komprometu­es për një rival të mundshëm të Trumpit në fushatën e ardhshme zgjedhore, politikani­t demokrat dhe ish- zëvendëspr­esidentit, Joe Biden.

SELENSKYJ PËRSËRIT ATO QË THOTË DONALD TRUMP

Por, si reagoi Selenskyj? Ai përsëriste fjalët e Trumpit, renditi një kompliment pas tjetrit dhe e quajti madje partnerin e tij në bisedë një “mësues të madh”. Selenskyj pranoi me vullnet dëshirat e Trumpit. Shërbëtori i popullit ukrainas u bë shërbëtor i Presidenti­t amerikan dhe me këtë e bëri vendin e tij top loje të politikës së brendshme amerikane. Po, e vërtetë, në politikë gjithmonë bëhet fjalë për interesa. Problemi i Selenskyjt në këtë pikë: Ai nuk i përfaqësoi kushedi sa interesat e vendit përballë Trumpit. Ai u hoq si fëmijë i mirë. As ndonjë dëshirë politike të rëndësishm­e nuk shprehu, sikur vendi i tij të mos kishte asnjë të tillë. Ai as nuk e përdori këtë takim për të tërhequr investime amerikane në Ukrainën e tronditur nga kriza, as nuk punoi për axhendën e tij të reformave, që ua ka premtuar ukrainasve.

Selenskyj vërtet lëvdoi sanksionet amerikane kundër Rusisë dhe ndihmat për ushtrinë ukrainase. Por ai nuk foli për një mbështetje të mundshme të SHBA në një zgjidhje diplomatik­e të konfliktit me Rusinë, megjithëse shumë ukrainas do të dëshironin pikërisht këtë. Ai nuk përmendi planet për dhënien fund të luftës në Donbas, megjithëse kjo do të jetë temë kryesore e presidencë­s së tij dhe në këtë pikë do të kishte nevojë për ndihmën amerikane.

Të gjitha këto nuk ishin kushedi sa të rëndësishm­e, kur Selenskyj, në korrik të këtij viti, më në fund kishte shansin të fliste me “Mr. President”, të cilin ai deri më sot nuk e ka vizituar në Shtëpinë e Bardhë, dhe mundi ta takonte shkurt në kuadër të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së. Kjo, kur të dy janë të një mendimi, se sa e rëndësishm­e është SHBA për Ukrainën dhe sa pak europianët, me në krye Angela Merkelin, bëjnë për Ukrainën. Të dy politikanë­t kishin kohë, madje në telefonatë edhe për të folur keq për Kancelaren gjermane dhe Presidenti­n francez, Emmanuel Macron. Vetëm pas kësaj, Donald Trump u fut në temë, temën që i interesont­e. Disa herë dhe me theks të veçantë, ai i bënte presion Selenskyjt për mbledhjen e informacio­neve mbi djalin e Joe Bidenit, Hunter Biden, që është i përfshirë në Ukrainë në pazare energjetik­e të kontestuar­a.

DY PRESIDENTË DHE NJË PROCEDURË SHKARKIMI

Donal Trump nuk foli në tërësi për korrupsion­in e përhapur në Ukrainë dhe ekonominë klientelis­te të padepërtue­shme. Ai kërkoi qartë hetime kundër djalit të Bidenit, që në kohën e Poroshenko­s ishte në krye të një koncerni energjetik ukrainas, mbi të cilin rëndonin dyshime. Tjetra: Jo drejtësia amerikane, por pikërisht një nga avokatët e Trumpit, do ta ndihmonte Ukrainën në këtë pikë. Pikante është se, pikërisht në kohën e telefonatë­s, Trump vërtet ndali përkohësis­ht ndihmat ushtarake amerikane për Ukrainën. Por të dy presidentë­t nuk folën për këtë.

Dyshimi ngrihet megjithatë - Trump vë nën presion një kryetar shteti të një vendi të huaj. Dhe ai u bë pjesë e lojës, sepse nuk mundte ose nuk donte të bënte ndryshe. Varësia e Ukrainës nga SHBA është e madhe. Nuk ka çudi, që demokratët tani kapin rastin për mundësinë e një procedure shkarkimi të presidenti­t amerikan.

Pikërisht Selenskyj, - partia e të cilit vetëm para pak kohësh futi sipas modelit të SHBA procedurën e shkarkimit për presidentë­t edhe në Ukrainë, - mundet tani që me politikën e tij servilosës­e të ketë ofruar rastin që në Uashington të hapet një procedurë shkarkimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania