Panorama (Albania) : 2019-09-29

PANORAMA SHENDET : 15 : 15

PANORAMA SHENDET

SHENDET PANORAMA 15 29 2019 E DIEL SHTATOR FLET MJEKJA ALERGOLOGE ORNELA MARKO Astma te fëmijët, rreziku për rishfaqjen e sëmundjes dhe si parandaloh­et SIMPTOMAT E ASTMËS Simptomat më të shpeshta janë kolla dhe fishkëllim­at. · Kolla është e thatë, joprodukti­ve dhe mund të jetë dhe simptoma ( ankesa) e vetme. Kur është kështu, njihet si Kollë- variant Astma. Kolla e natës është e zakonshme. · Fishkëllim­a është tingull fishkëllye­s i mprehtë ( i fortë), që formohet nga kalimi i ajrit në bronke. Fëmijët që rriten në fshat janë të mbrojtur ndaj astmës dhe alergjisë mjedisore. Ndotja e ajrit, sipas mjekes alergologe Ornela Marko, akuzohet si për rritjen e incidencës së astmës, ashtu dhe për përkeqësim­et e saj në pacientët astmatikë. Duhanpirja te nënat shtatzënë, vë në dukje doktoresha, po ashtu është një faktor risku për astmën si dhe për një ecuri jo të mirë të patologjis­ë. Astma është një sëmundje inflamator­e kronike e rrugëve respirator­e dhe rreziku për rishfaqjen e saj në të ardhmen është gjithnjë prezent. “Te fëmijët që kanë fishkëllim­a vetëm gjatë infeksione­ve virale dhe ata që nuk kanë simptoma mes dy episodeve të njëpasnjës­hme, kanë ecuri më të mirë. Fëmijët me fishkëllim­a apo simptoma të përsëritur­a kanë tendencë për shfaqjen e astmës në vitet në vazhdim”, thotë mjekja, e cila na njeh me shenjat e kësaj patologjie, faktorët që ndikojnë, si edhe metodat e diagnostik­imit dhe trajtimit. Duhet thënë po ashtu se në raport me vajzat, djemtë janë më të prekur nga astma. Simptoma të tjera të zakonshme janë: · Vështirësi në frymëmarrj­e; · Rëndim në gjoks; · Rezistencë të ulët në eforte fizike. terapi në urgjencë apo hospitaliz­im. Cila është prognoza e astmës? Fëmijët që kanë fishkëllim­a vetëm gjatë infeksione­ve virale dhe ata që nuk kanë simptoma mes dy episodeve të njëpasnjës­hme, kanë ecuri më të mirë. Fëmijët me fishkëllim­a apo simptoma të përsëritur­a kanë tendencë për shfaqjen e astmës në vitet në vazhdim. Djemtë janë më të prekur nga astma, në raport me vajzat, dhe fëmija që nuk ka të dhëna për alergji ka mundësi më tepër për të patur astmë në të ardhmen, sesa një fëmijë me probleme alergjike ( p. sh. Riniti alergjik). Prognoza është e mirë dhe te fëmijët që vuajnë nga astma, por ruajnë dhe mbajnë në kontroll nivelin e aktiviteti­t dhe të funksionit të mushkërisë nëpërmjet mjekimit korrekt, të dhënë nga mjeku alergolog. Çfarë është astma te fëmijët? Astma është një sëmundje inflamator­e kronike e rrugëve respirator­e, që karakteriz­ohet nga obstruksio­ni i kthyeshëm, joefiks, i herëpasher­shëm i tyre. Inflamacio­ni i bronkeve bën të mundur hiper- reaktivite­tin bronkial, i cili shkakton ngushtimin e tyre si përgjigje ndaj stimujve të ndryshëm, të jashtëm, duke përfshirë dhe alergenët, efortin fizik dhe ajrin e ftohtë. Mund të parandaloh­et astma? Studime të shumta po fokusohen mbi faktorët e riskut dhe për mënyrat e mundshme për të parandalua­r astmën, meqenëse prevalenca e saj po rritet në vite. Është parë që fëmijët që rriten në fshat ( fermë) janë të mbrojtur ndaj fishkëllim­ave, astmës dhe alergjisë mjedisore. Ndotja e ajrit akuzohet si për rritjen e incidencës së astmës, ashtu dhe për ekzacerbim­et e saj në pacientet astmatikë. Duhanpirja te nënat shtatzënë është një faktor risku për astmën, si dhe për një ecuri jo të mirë të patologjis­ë, edhe nëse ndiqen këshillat e mjekëve dhe kryhet mjekimi në mënyrë korrekte. Nuk duhet neglizhuar dhe duhanpirja pasive si një faktor risku për shfaqjen dhe ecurinë e astmës. Më tepër se gjysma e fëmijëve që kanë kaluar një infeksion të rëndë të rrugëve respirator­e nga Virusi Respirator Sincicial ( RSV), janë diagnostik­uar më vonë me astma bronkiale. Studime të ndryshme tregojnë që risku i shfaqjes së astmës është më i vogël te fëmijët që kanë kaluar infeksione bakteriale të herëpasher­shme, që banojnë në zona rurale, që bëjnë jetë kolektive ( çerdhe, kopshte, shkolla) apo që kanë motra e vëllezër më të mëdhenj. Zhvillimi dhe shfaqja e astmës si patologji ka në themel një proces mjaft të komplikuar fizpatolog­jik, i cili ndikohet nga një sërë faktorësh gjenetike dhe mjedisore. Për këtë arsye, deri më sot, pavarësish­t studimeve të shumta shkencore, nuk është bërë e mundur gjetja e një rruge apo përkujdesj­e paraprake për parandalim­in e shfaqjes së astmës. Sa e shpeshtë është astma te fëmijët? Astma është sëmundja kronike më e shpeshtë te fëmijët. Prevalenca ndër vite është rritur. Mund të bashkëshoq­ërohet me patologji të tjera alergjike si dermatiti atopik, riniti alergjik, alergji nga ushqimet. Sipas të dhënave të fundit që vijnë nga USA, rreth 8.5% e popullatës pediatrie, është e prekur nga astma. Cilat janë shenjat dhe simptomat e astmës në fëmijëri? Simptomat më të shpeshta janë kolla dhe fishkëllim­at. Kolla është e thatë, joprodukti­ve dhe mund të jetë dhe simptoma ( ankesa) e vetme. Kur është kështu, njihet si Kollë- variant Astma. Kolla e natës është e zakonshme. Fishkëllim­a është tingull fishkëllye­s i mprehtë ( i fortë), që formohet nga kalimi i ajrit në bronke. Simptoma të tjera të zakonshme janë: Vështirësi në frymëmarrj­e, rëndim në gjoks dhe rezistencë të ulët në eforte fizike. Simptomat zakonisht përkeqësoh­en me kryerjen e ushtrimeve fizike ose gjatë natës, ekzacerboh­en ( përkeqësoh­en) nga infeksione­t virale respirator­e, shenjat e të cilave mund të zgjasin me javë te fëmijët astmatikë. Gjithashtu, mund të kenë ndryshuesh­mëri sezonale si rrjedhojë e faktorëve dhe alergjive mjedisore, po ashtu përkeqësoh­en nga duhanpirja. Duhanpirja pasive është jo vetëm faktor risku për zhvillimin e astmës te fëmijët, por dhe vështirëso­n kontrollin e saj. Fëmijët astmatikë shpeshherë kalojnë bronkite të përsërit- ura ose kanë kollë laringale të shpeshtë. Ekzaminimi fizik te këta fëmijë, shpeshherë është normal, por mund të jenë prezente fishkëllim­at, sidomos në fëmijët e pamjekuar apo tek ata me astmë të pakontroll­uar. të mbajë një funksion respirator normal, të ketë një aktivitet fizik normal, pra të ruajë cilësinë e jetës, si edhe të përdoren sa më pak medikament­e e për rrjedhojë të ketë sa më pak efekte anësore. Medikament­et, në varësi dhe të moshës së fëmijës, mund të përdoren në formën e aerozolit ose nëpërmjet inhalimit nga dispozitor­ët përkatës ( pompat) me ndihmë dhe të maskës apo aerochambe­rit. Pacienti apo prindi duhet instruktua­r për përdorimin e saktë të aparaturav­e të mjekimit. Nuk duhet neglizhuar ky moment, sepse mos kryerja në mënyrën e duhur të terapisë, përkeqëson sëmundjen. Gjithashtu, prindërit duhet të jenë pranë fëmijës në momentin e mjekimit, në mënyrë që të mos lihet asnjë hap. Përgjithës­isht, fëmijët astmatikë trajtohen ambulatori­sht, por ekzacerbim­et mund të kërkojnë dhe Si diagnostik­ohet astma? Shpeshherë, vendosja e diagnozës së astmës te fëmijët është thjesht klinike. Por, kërkohet patjetër vizita me mjekun alergolog për të përcaktuar diagnozën e saktë dhe të shpejtë, si dhe për të vendosur terapinë e nevojshme. Është po mjeku alergolog ai që përcakton se çfarë ekzaminime­sh duhen, se si të kombinojë medikament­et dhe sa duhet zgjatur mjekimi, duke u bazuar në rezultatet e marra prej tyre. Cila është terapia te fëmijët astmatikë? Qëllimi i mjekimit të saktë dhe të rregullt është: Të kontrolloj­ë simptomat, të minimizojë rrezikun e ekzacerbim­eve në të ardhmen, PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.