Panorama (Albania) : 2019-09-29

AKTUALITET : 9 : 9

AKTUALITET

PANORAMA 9 29 2019 E DIEL SHTATOR V R A S J A E I S H - P O L I C I T H E T I M I Grup i strukturua­r kriminal, Gjykata caktoi masën “Arrest me burg” në mungesë Zbardhet ekzekutimi i Santjago Malkos, Policia shpall në kërkim 8 persona “Çohuni çuna se kemi punë”, të dyshuarit e organizuan vrasjen e ish- policit gjatë një darke në lokalin e vëllezërve Duka ETLEVA DELIA Policia e Tiranës në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë zbardhin vrasjen e ish- efektivit të Policisë Santjago Malko, ngjarje e ndodhur një muaj më parë. Në lidhje me ekzekutimi­n e Malkos, Policia tha se janë shpallur në kërkim 8 persona, të cilët Gjykata i ka vlerësuar si grup i strukturua­r kriminal. Fillimisht ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë, që ka caktuar masat “Arrest me burg” në mungesë për 8 të dyshuarit, por tashmë hetimet do t’i kalojnë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Policia tha dje zyrtarisht se janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale automjetet e përdorura nga autorët e dyshuar për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit tha se në vijim të punës për zbardhjen e vrasjes së 26vjeçarit Santjago Malko, Policia e Tiranës në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive hetimore, arritën të dokumentoj­në autorësinë e ngjarjes së ndodhur më datë 27 gusht, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Santjago Malko. Dëshmia e Blendi Tetës Rreth orës 20: 00, Leonardi dhe Erlisi i kanë thënë se do të çoheshin se kishin punë. Tekstualis­ht: “Çohuni çuna se kemi punë” 1. Leonard Duka 2. Erlis Duka 3. Ilir Selmani 4. Oltian Loga 5. Dritan Agaj 6. Aleksandër Maxhaku 7. Xhoni Nica 8. Fatmir Hyseni ( Musai) shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni ( Musai), 42 vjeç banues në Vlorë. Gjykata e Tiranës ka vlerësuar dhe suportuar punën hetimore dhe procedural­e të Policisë e Prokuroris­ë dhe ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë për t’i klasifikua­r në kuadrin e një grupi të strukturua­r kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyes­e dhe municionit” dhe “Vjedhje”. Më herët, po për këtë ngjarje është ndaluar me urdhër të Prokuroris­ë së Tiranës edhe shtetasi Blendi Teta. Grupi hetimor, gjatë veprimeve procedural­e, ka arritur të gjejë dhe sekuestroj­ë në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre. “Grupi hetimor vijon me intensitet punën për dokumentim­in e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mund- shëm të përfshirë në të, si dhe lokalizimi­n e kapjen e personave të mësipërm, të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim. Gjithashtu, kjo ngjarje i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për ndjekje të mëtejshme”, tha dje zyrtarisht Policia. dëshmive të para që oficerët e Policisë kanë marrë në vendngjarj­e, burimet thanë se 26- vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri, brenda makinës tip “BMW X 5”. Blendi Teta, personi i arrestuar për moskallëzi­m krimi, ka treguar se ka qenë duke darkuar në bodrumin e lokalit ‘ La F...’, në zonën e Freskut, në afërsi të teleferiku­t, lokal i cili është në posedim të vëllezërve Leonard dhe Elris Duka. Atë ditë kanë qëndruar pikërisht në bodrumin e këtij lokali, ku këta shtetas kanë një ambient që shërben si zyrë. Aty, këta shtetas kishin blerë mish të pjekur në hell dhe disa ushqime të tjera, të cilat i kanë konsumuar. Rreth orës 20: 00, Leonardi dhe Erlisi i kanë thënë se do të çoheshin se kishin punë. Tekstualis­ht: “Çohuni çuna se kemi punë.” Më pas janë çuar nga zyra dhe kanë dalë të gjithë së bashku dhe kanë hipur në dy automjete. TE DYSHUARIT “Dokumentim­i i autorësisë së kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale është rezultat i një pune profesiona­le të pandërprer­ë, duke vlerësuar maksimalis­ht informacio­net e grumbullua­ra, si dhe provat e administru­ara nga grupi hetimor dhe më datë 27 shtator 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal ‘ Arrest me burg’ në mungesë, ndaj 8 shtetasve”, tha zyrtarisht Policia. Ndërkohë, mësohet se “Arrest me burg” në mungesë është dhënë për shtetasit: Leonard Duka, 33 vjeç e Erlis Duka, 29 vjeç, vëllezër, Ilir Selmani, 34 vjeç, Oltian Loga, 38 vjeç, Dritan Agaj, 38 vjeç, Aleksandër Maxhaku, 37 vjeç, Xhoni Nica, 24 vjeç ( të VRASJA Ish- punonjësi i Policisë, Santjago Malko, u gjet i ekzekutuar brenda automjetit të tij, rreth orës 22: 20 të datës 27 gusht. Burime nga Policia thanë se në sallën operative ishte dhënë një njoftim për një person të plagosur ose të vrarë, që ndodhej brenda një makine ne rrugën “Xhanfize Keko”. Menjëherë drejt vendngjarj­es janë nisur të parët shërbimet e Komisariat­it Nr. 4. Në momentin e mbërritjes në vendngjarj­e, Policia ka konstatuar se brenda automjetit ndodhej një person i plagosur rëndë me armë zjarri, i cili brenda pak minutave ka ndërruar jetë, pa pasur kohë për ta nisur në spital. Sipas PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.