Panorama (Albania)

“Ka nga ata që mendojnë se pushteti ndërrohet çdo 8 vjet”, debati me dyer të mbyllura në PD

BASHA: JEMI FUTUR NE FAZEN FINALE TE ZGJIDHJES SE KRIZES

- MARIGLEN KUME

Është shoqëruar me debate mbledhja e parë e kryesisë dhe ish- grupit parlamenta­r të PD- së, për këtë sezon. Nga burimet brenda mbledhjes së ditës së djeshme, mësohet se debatet u fokusuan në tri çështje kryesore, qartësimi i qëndrimit për zgjedhje të parakohshm­e dhe pa Kryeminist­rin, Edi Rama, hapja e partisë dhe vlerësimi sipas kontribute­ve brenda në parti. Ish- deputeti Salianji tha dje në mbledhje se qytetarët presin një hapje reale të PD- së dhe jo të jenë sytë nga të larguarit. "Në lidhje me mendimin kritik, unë them që PD- ja ka më shumë nevojë për mendim ndryshe ose alternativ, por po aq ka nevojë edhe të vlerësojë kontribuue­sit e opozitës së vështirë 6- vjeçare dhe jo të mbahen sytë vetëm a do vijë dikush që ka punuar me Ramën. Qytetarët presin hapje reale me personalit­ete publike dhe ekspertë të rinj", tha Salianji. Ndërsa anëtari i kryesisë, theksoi se duhet të forcohet qëndrimi që do të mbajë PD- ja në lidhje me kushtet e saj. "Ne duhet ta ndajmë nëse do të shkojmë në zgjedhje me reformën elektorale apo do të shkojmë me Ramën. Në lidhje me armiqtë në parti, ata t'ia lëmë Enver Hoxhës", tha ndër të tjera Alizoti. Ish- deputetja Grida Duma është shprehur se ata duhet të dinë se çfarë t'u thonë qytetarëve që takojnë. "Mbledhja e parë po zhvillohet në 30 shtator, pra fillimteto­ri, pas muajsh e muajsh sakrifice. Duhet doemos të kemi qartësi dhe të respektojm­ë sakrificën e madhe të bërë deri tani. Kjo do ta ndërtojë me siguri frymën e fitores", tha Duma. Ndërsa kryedemokr­ati basha tha se kushti kryesor i opozitës është zgjedhje të parakohshm­e pa Ramën.

 ??  ?? Mbledhje e Kryesisë së PD- së
Mbledhje e Kryesisë së PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania