Panorama (Albania)

Raporti, pse u zvarrit ngritja e SPAK dhe BKH

Nga mungesa e kandidatëv­e te procesi i vetingut, çfarë e mban peng krijimin e tri institucio­neve

- BLEONA METUSHI

Disa muaj më parë, një raport i Ministrisë së Drejtësisë për ecurinë e Reformës në Drejtësi do të tërhiqte vëmendjen për vonesën e ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë, dy institucio­ne të krijuara si rezultat i ndryshimev­e të reja në sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, janë duke punuar për ngritjen e tyre, megjithatë ende nuk është bërë e mundur një gjë e tillë. ILD, e konsiderua­r si institucio­ni që do të kontrolloj­ë sistemin e ri dhe që duhet të ishte ngritur 3 vite më parë, duke iu referuar parashikim­eve ligjore, ende nuk është krijuar. Aktualisht KED ka 4 kandidatë për Inspektor, që i ka lejuar për kandidim dhe janë në fazën përfundimt­are të përzgjedhj­es, por ligji parashikon se duhet të jenë të paktën 5 të tillë, duke bërë që procesi të pezullohej e gara të hapej sërish. Duke iu referuar një njoftimi zyrtar të KED, me hapjen e garës në një raund të dytë, kanë shprehur interesin 4 juristë të tjerë, Klodian Rado, Joana Asimi ( Sorraj), Lindita Troja dhe Sokol Stojani, të cilët do t'i nënshtrohe­n procedurës së verifikimi­t, duke kërkuar më shumë kohë për ngritjen e ILD- së. "Kandidatët e sipërcitua­r do t'i nënshtrohe­n procedurav­e të verifikimi­t për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, sipas procedurav­e të parashikua­ra në Kushtetutë dhe në ligj", bën të ditur KED.

SPAK

Me gjithë deklaratat e shumta të kreut të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Gent Ibrahimi, se Struktura e Posaçme Antikorrup­sion do të ishte gati në shtator, duket se edhe ky institucio­n kërkon kohën e vet. Këshilli ka përfunduar procedurën e përzgjedhj­es, duke renditur 15 prokurorët që pas verifikime­ve, u konsiderua­n të përshtatsh­ëm për të qenë pjesë e Prokuroris­ë së Posaçme, por procesi i vetingut e ka mbajtur ngecur. Nga 15 kandidatët, ende nuk janë plotësuar 10 që kanë kaluar kontrollin e trefishtë, duke bërë që KLP të mendojë ngritjen e SPAK edhe me më pak prokurorë. KLP, javën që shkoi, hapi garën edhe për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH), duke hedhur hapin e parë për jetësimin e kësaj njësie hetimore. Por, pavarësish­t këtij vendimi, BKH do të ngrihet pas konstituim­it të Strukturës së Posaçme, si njësi në varësi të saj. Drejtuesi i BKH do të zgjidhet mes kandidatëv­e që do të lejojë për kandidim KLP dhe do të ketë në varësi të tij 60 hetues të tjerë. Duke iu referuar parashikim­eve ligjore, por edhe deklaratav­e të Ambasadës amerikane, hetuesit e BKH do të trajnohen nga akademia e FBI- së amerikane në Virxhinia dhe pasi të kalojnë një sërë testesh, do të mund të jenë pjesë e saj. Ndërkohë, ngritja e SPAK dhe njësisë në varësi të saj, është trumbetuar kohët e fundit edhe nga Ambasada e ShBA- ve.

 ??  ?? Nga një mbledhje e KLP
Nga një mbledhje e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania