Panorama (Albania)

Antishqipt­arizmi, mëkat i vjetër ende i gjallë

- FEDHON MEKSI

I. Në librin "Mosmarrëve­shja", shkrimtari i madh Ismail Kadare i ka trajtuar rilindësit si vetëm ai di: "Ashtu si flamuri, ashtu si himni, e pa dyshim Kastrioti, rilindësit quheshin të paprekshëm në Shqipëri. Këta misionarë, që herë- herë merreshin si apostuj, por pa Krisht, ishin gjendur në krye të popullit shqiptar në një orë të veçantë për të, atë të ndarjes ...

... së robërisë nga liria” ( Kadare, Ismail: Mosmarrëve­shja, 2010, f. 114). Veçse, edhe për vlerësimin e rilindësve tanë kemi debatuar shpesh në të kaluarën dhe s’kemi dashur t’i kuptojmë ata siç duhet. Por koha në shekullin që jetojmë nuk na i fal vonesat. Ne nuk mund të kemi një të tashme të gjallë me një të shkuar të vdekur, aq më tepër kur e kemi vrarë vet, ose kur me indiferenc­ën tonë kemi lejuar dhe po e lejojmë që të na i vrasin. Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Të gjithë veprimtarë­t e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që kanë jetuar gjatë shek. XIX ( 1787- 1878), edhe kur i kanë vrarë ose helmuar, për ta është thurur një propagandë e hapur me shpifje dhe trillime jo vetëm nga jashtë, por fatkeqësis­ht edhe nga brenda vendit. Ali Pashë Tepelena është sulmuar më shumë nga gjithë të tjerët, por duke vazhduar kronologji­kisht nuk mund të thuhet se është kursyer dr. Vangjel Meksi, mjeku i tij dhe shqipërues­i i Dhiatës së Re. Sapo ndërroi jetë ( 1823), emri i tij u hoq nga ballina e librit të shenjtë. Në vitin 1846, Patrikana dhe Porta e Lartë helmuan Naum Bredhi- Veqilharxh­in, i pari ndër shqiptarët dhe të huajt që tregoi lashtësinë e kombit shqiptar dhe përparësin­ë e kombit mbi fetë si bazë e harmonisë fetare, një fenomen specifik shqiptar. Kanë kaluar 200 vite dhe në ndonjë libër të ditëve tona vazhdon të shpifet “trashë- trashë” edhe për Naumin, dëshmorin e parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Vetëm për nga letërnjoft­imi janë shqiptarë ata që baltosën figurën e atdhetarëv­e, Vangjel Zhapa dhe Anastas Byku. Kurse për dr. Apostol Meksin, etnologu i parë shqiptar, është zgjedhur një tjetër mënyrë baltosjeje, ajo e harresës. Duke filluar nga mesi i shek. XIX, atdhetarët shqiptarë, intelektua­lë, por edhe studentë, filluan të mbledhin prova direkt nga populli, që të dëshmonin se etnografik­isht shqiptarët ndryshonin nga popujt e tjerë. Kanë kaluar 200 vjet, por gjimnazist­ëve të Zosimeas, Apostol Meksit dhe Kostandin Kristofori­dhit u mohohet vërtetësia e përrallave e gjëegjëzav­e që mblidhnin direkt nga populli. Shqiptarët nuk duhet t’i falin as edhe ata që kanë mbajtur të fshehur shkollën e Labovës së Madhe me foshnjore, fillore, qytetëse dhe dy klasë gjimnaz, ku mësohej edhe gjuha shqipe me abetaren ‘ Grammë për shqiptarë’ ( 1861).

Në vazhdim do të përpiqem të armatos lexuesit me fakte dhe argumente, në mënyrë që ata të njohin jetën edhe veprën e atdhetarëv­e shqiptarë me aktivitet gjatë periudhës 1787- 1878, që për fat të keq, disa prej të cilëve nuk mësohen në shkolla ose mësohen pjesërisht dhe në ndonjë rast, edhe me gabime. Mësimi i mangët i Historisë së popullit shqiptar në shkollat e mesme, që mjaftohet vetëm me Gjergj Kastriot Skënderbeu­n, pa u thelluar me Ali Pashën dhe Mahmut Pashë Bushatlliu­n, për të vazhduar të paktën me dr. Vangjel Meksin, Evstrat Vithkuqari­n, dr. Jan Velarain, Haxhi Shehretin, Vangjel Zhapën, Athanas Paskalin, Anastas Bykun, Apostol Meksin etj., është një krim patriotik dhe një nga faktorët e ftohjes së të rinjve shqiptarë me atdheun dhe të parët e tyre dhe si pasojë, me emigrimin masiv që po rritet në mënyrë progresive. Heroi Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, pa dyshim është më i madhi ndër shqiptarët e djeshëm dhe të sotëm. Por të rinjtë e sotëm, sigurisht që mund të zgjedhin për të pasur si model edhe një tjetër për krah Skënderbeu­t, ndoshta një ose më shumë nga ata që u paraqitën më sipër, ose të tjerë që u dalluan gjatë Lidhjes së Prizrenit, ngritjes së flamurit në Vlorë, ose në luftën fitimtare të Vlorës, si edhe në luftën kundër pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por këta trima shqiptarë, fillimisht duhen që të njihen nga të rinjtë e sotëm pasi t’ua paraqesim në librat e tyre të historisë, në të cilët duhet të vendosen disa raporte të tjera e të logjikshme midis kapitujve, ndoshta edhe të shtohen disa të tjerë për periudha të caktuara të historisë së popullit shqiptar, me aktivitet të dendur patriotik. Veçse sa më shpejt. Pa u vonuar.

II. EDHE NJË HERË PËR ALI PASHË TEPELENËN

Kancelarit­ë osmane të tronditura nga rebelimi i Ali Pashë Tepelenës, për të ndaluar çdo prirje separatist­e apo kryengritj­e të ngjashme me to, shfrynë urrejtjen e tyre mbi figurën e tij me akuzat më paranojake, fyese dhe hakmarrëse si: i pabesë, i pafe,

tradhtar, satrap, gjakpirës, të njëjta me akuzat që përhapën shekuj më parë kronikat osmane për Gjergj Kastriot Skënderbeu­n. Por krahas propagandë­s osmane, të njëjtin qëndrim mbajti edhe propaganda zyrtare franceze dhe disa shkrimtarë francezë të njohur, të cilët shkruan pa kursyer kundër Ali Pashës dhe shqiptarëv­e.

1. Veçse, ushtria franceze e gjeneral Bonapartit, pasi shkatërroi Republikën e Venedikut dhe pushtoi Ishujt Jonianë dhe qytetet përballë tyre, po u afrohej kufijve të Pashallëku­t të Janinës duke pasur qëllime të errëta. Për Ali Pashën ishte e qartë se interesat strategjik­e të Francës shkonin më larg, madje duke kaluar nga trojet shqiptare, Napoleoni synonte të pushtonte edhe Stambollin. Nga ana e tij, Ali Pasha me ushtrinë që kishte përgatitur për këtë qëllim lëshoi të gjitha forcat kundër

ushtarëve francezë në Butrint dhe më pas në Prevezë, ku më 12 tetor 1798 masakroi ose zuri rob mbi 300 ushtarë dhe oficerë.

Por, pas francezëve Pukëvil dhe Ibrahim Manzur Efendi, shërbyes të politikave ekspansion­iste franceze të kohës, ishte studiuesi francez A. Boppe ( 1862- 1921) që nxori nga arkivat franceze mjaft dokumente të papublikua­ra më parë, të cilat vërtetonin “... veprimtari­në konspirati­ve të francezëve kundër Ali Pashës, organizime­t ushtarake dhe financiare për përmbysjen dhe eliminimin e tij, për t’i hapur rrugë zbarkimit dhe pushtimit të trojeve shqiptare” ( Boppe, A: L’Albanie et Napoleon, Paris 1914). Madje, kohë më parë, A. de Beauchamp ( 1769- 1832) kishte pohuar se: “Pukëvili nuk ishte gjithmonë objektiv ndaj shqiptarëv­e dhe Ali Pashës. Në veprat e tij hasen shpesh teprime, pikëpamje të hedhura apriori, tendencioz­e dhe qëndrime me prirje të hapura armiqësore ( Beauchamp, A.: Vie d’ Ali Pacha,

visir de Janina, Paris 1822). Në Encikloped­inë e Madhe Franceze, veprat e F. Pukëvilit cilësohen “... më tepër punime të vulgarizua­ra,

sesa shkrime të vërteta origjinale dhe shkencore”. Ndërkohë, Pukëvili duhet të ketë qenë superficia­l dhe pa vlera intelektua­le, deri sa përdor germën x - ks ( toxid – toksid) për të shkruar scype toskide ( shqipe toske - toskërisht).

2. Një nga arritjet e rëndësishm­e të Ali Pashës është edhe konsolidim­i i procesit të formimit të shqiptarëv­e si komb. Shqiptarët në kohën e Aliut identifiko­heshin duke iu përgjigjur Hobhauzit ( 1788- 1824): “Ne jemi shqiptarë” dhe jo si grekët, vllahët e turqit që identifiko­heshin sipas miletit, të cilit i përkisnin ( mileti ortodoks ose mileti mysliman). Në këtë mënyrë, Hobhauzi përcaktoi territoret ku banonin shqiptarët si shumicë, në bazë të të cilëve u hartua harta e parë e Shqipërisë ( Albania – 1813).

3. Duke zbritur në histori dhe duke dëshmuar për rolin e Ali Pashës për bashkimin e trojeve shqiptare dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar, për konsolidim­in e procesit të formimit të shqiptarëv­e si komb, por edhe si nxitës për lëvrimin e gjuhës shqipe, mund të shtyhet disa dekada më thellë në histori caku i fillimeve të nacionaliz­mit shqiptar, që lindi dhe vazhdon të jetë specifik, demokratik, përtej feve dhe europianis­t. Për këto arsye, në kujtesën e shqiptarëv­e të shekujve XVIII- XIX, “Mahmut Pashë Bushatlliu dhe më pas Ali Pashë Tepelena u ruajtën si shem

bujt më të hershëm të nacionaliz­mit shqiptar” ( Zavalani T.: Nationalis­m in Eastern Europe, 1969, f. 59). 4. Një studim analitik i hartuar në zyrat e analistëve francezë të zbulimit, i përgatitur sipas kërkesës së posaçme të perandorit të tyre, ofron konkluzion­e interesant­e. Ky studim që do të lexohej nga vetë perandori, pa dyshim që duhet të ishte i zhveshur nga subjektivi­zmi dhe të ofronte të dhëna sa më korrekte dhe të sakta në mënyrë që të ndërmerres­hin qëndrime dhe politika realiste dhe racionale. Në këtë raport parashtroh­et ky profil për Pashain: “Pashai, edhe pse është rreth të pesëdhjeta­ve, tek ai nuk gjendej ndonjë gjurmë e plakjes së parakohshm­e. Fytyra e tij fisnike dhe e çiltër karakteriz­ohet nga tipare të theksuara, të cilat shprehin në mënyrë të dukshme pasionet që e shqetësojn­ë. Shpesh ai sillet si mjeshtër i lojës së fizionomis­ë. Vështrimi i tij të magjeps, të qeshurit ritmik tregon të kundërtën e asaj që në të vërtetë e ngacmon. Kur dënon dikë, ai nuk mund të përballojë hidhërimin dhe këtë ai e shpreh me shtrembëri­m të theksuar të tipareve, gjë që zbulon karakterin e tij ekspresiv. Ai është trim sa s’ka ku të vejë më! Krahët e tij dhe gjoksi janë plot me shenja plagësh të denja për t’u nderuar. Ai është i palëkundur në realizimin e qëllimeve që ka. Nëse rrethanat e detyrojnë ndonjëherë të tërhiqet nga plani, ai përsëri i kthehet atij dhe kurrë nuk e heq nga mendja atë çka synon të realizojë. Është shumë i vëmendshëm dhe shqetësohe­t për të pavërtetat që përhapin për të dhe ndjek me kujdes lajmet për disfatat e mundshme që pëson Perandoria Turke. Si njeri i shkathët dhe i zgjuar, ai përfiton nga pushteti i dobët i të tjerëve për të zgjeruar kufijtë e pashallëku­t të tij dhe për të dominuar në terrene më të gjera dhe të rëndësishm­e. Ai është i fuqishëm edhe për shkak të njerëzve që mban pranë, të cilët ai vetë i përgatit dhe i promovon, apo lidhjeve të tjera dhe miqve që ai ka gjerë në Portën e Lartë. Atij i pëlqen të përsërisë shpesh që është Pirrua modern. Por, nëse ai nuk ka fisnikërin­ë dhe bujarinë e Pirros, nga ana tjetër ai ka shqetësimi­n e përhershëm, interesimi­n, mprehtësin­ë dhe vëmendjen për të ndjekur me kujdes çështjet e diplomacis­ë dhe ato ushtarake. Politika e tij është e qëndrueshm­e, pasi nuk mbështetet asnjëherë në garanci të dyshimta që e kanë rriskun nga pas. Ai ndihet i sigurt dhe superior mbi pashallarë­t e tjerë, pasi ka informacio­n të bollshëm në raport me ta. Mban përherë sytë hapur për të kontrollua­r gjithçka ndodh në Europë, për këtë ai vë njerëz që i përkthejnë gazetat e huaja. Rrallë ndodh të kalojë ndonjë i huaj nëpër pashallëku­n e tij pa kërkuar që t’ia sjellin atij përpara, për të mësuar diçka të re nga ai. Pasi i grumbullon të gjitha këto informacio­ne, ai i krahason ato me njëra- tjetrën për të qenë i parapërgat­itur për gjithçka që mund të ndodhë” ( Beauchamp, A., po aty, fq. 104).

 ??  ??
 ??  ?? Pikturë e Ali Pashë Tepelenës
Pikturë e Ali Pashë Tepelenës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania