Panorama (Albania)

Nga Librazhdi në Kukës, harta e re e kultivimit të kanabisit në Shqipëri

Kandidati i Partisë së Reformave Demokratik­e, për t'i shpëtuar kontrollit, e fshehu në organet gjenitale

-

Kapet me kokainë kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Një 36- vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës gjatë një kontrolli rutinë. Shefqet Karabrahim­i, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, u kap me një sasi prej 50 gramësh kokainë.

Mësohet se i riu është prangosur kur po futej në qytetin e Sarandës, te vendi i quajtur "Ura e Kranesë", pasi kishte udhëtuar nga Tirana. Përveçse u kap me një sasi droge të fortë, Karabrahim­i mësohet se ka qenë kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, i propozuar nga Partia e Reformave Demokratik­e Shqiptare, me kryetar Krenar Rryçi, e cila ishte pjesë e koalicioni­t "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", e udhëhequr nga Partia Socialiste. Nga kontrolli i imtësishëm i makinës dhe fizik që iu bë 36- vjeçarit, rezultoi se për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës, Karabrahim­i e kishte fshehur kokainën në organet gjenitale. Kontrolli që çoi më pas në arrestimin e tij në kushtet e flagrancës, u bë rreth orës 23: 30 të së shtunës. Mësohet se Policia e Sarandës ka pasur informacio­n se udhëtimi i të riut, me origjinë nga Dibra, për në Sarandë, do të bëhej për transport droge. Shërbimi policor i kërkoi fillimisht dokumentet, siç ndodh zakonisht gjatë kontrollit rutinë. Pas kontrollit të dokumentac­ionit, iu kërkua drejtuesit të mjetit, i cili u identifiku­a si Shefqet Karabrahim­i, të bëhej kontrolli i mjetit dhe njëherësh edhe kontrolli fizik. Gjatë gjithë kësaj procedure, 36vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë apo të hezitonte për kontrollin ndaj tij. Në fund të kontrollit, iu gjet e fshehur në organet gjenitale edhe sasia e drogës, e llojit kokainë. Menjëherë u bë ndalimi i tij, ndërsa nga peshimi doli se droga kokainë e pastër ishte 50 gramë. Sipas përllogari­tjeve, vlera në treg e kësaj sasie droge do të shkonte në 400 mijë lekë të reja. Policia e Sarandës ende nuk ka informacio­n se kush ishte pritësi i kokainës. "Nga shërbimet policore, seksioni i krimit të organizuar në Sarandë, është bërë arrestimi në flagrancë i 36- vjeçarit me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur "Ura e Kranesë", ku 36- vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë. Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit dhe i personit, i është gjetur një sasi prej 50 gramë kokainë, të cilën për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës, e kishte fshehur në organet gjenitale", bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ??
 ??  ?? Makina me të cilën udhëtonte Shefqet Karabrahim­i
Makina me të cilën udhëtonte Shefqet Karabrahim­i
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania