Panorama (Albania)

Grila metalike dhe xhama të blinduar, plani i ri për sigurimin e Kuvendit

Nga rritja e teknologji­së te makinat e reja, zbardhet plani i shpenzimev­e të Kuvendit: 11 miliardë lekë për godinën e re

- TIRANE

Protestat e opozitës disa herë të dhunshme, por edhe informacio­ni se mund të digjej Kuvendi, kanë çuar në hartimin e një relacioni për rritjen e masave të sigurisë në këtë institucio­n.

Byroja Kombëtare e Kuvendit të Shqipërisë synon të marrë masa mbrojtëse ndaj protestave, që mund të zhvillohen në Shqipëri në vijim. RRITJA E SIGURISË Në vitin e ardhshëm, Kuvendi synon të investojë 80 milionë lekë të rinj për të blinduar dyert dhe dritaret e Kryesisë së godinës së seancave plenare. Kjo kërkesë vjen pas shqetësime­ve të ngritura nga Garda e Republikës së Shqipërisë gjatë protestave të vitit 2019. "Për vitin 2020, duke pasur parasysh protestat dhe trazirat e ndodhura gjatë vitit 2019, është vënë në dukje dhe nga Garda e Republikës se mungojnë masat e sigurisë, si rrjeta metalike dhe xhama të blinduar. Kërkohet të vendosen dritare me xham të blinduar 186 copë dhe grila metalike 256 copë, në vlerë totale 57,1 milionë lekë. Vendosje dyersh të blinduara 47 copë, me vlerë 22.9 milionë lekë", shkruhet në dokumentin e Byrosë së Kuvendit, të siguruar nga gazeta "Panorama". Këto nuk janë ndërhyrjet e vetme që në relacionin e Byrosë së Kuvendit kërkohet të bëhen në dy vitet e ardhshme. Në relacionin e planifikim­it të buxhetit për dy vitet që vjen, byroja parashikon që të shpenzohen 161 milionë lekë të rinj për rikonstruk­sionin e godinës së Parlamenti­t, ku zhvillohen seancat plenare. "Godina e seancave plenare të Kuvendit është Monument Kulture i Kategorisë II, me kod II- 046 dhe ndodhet brenda zonës së mbrojtur të qendrës historike të Tiranës. Rikonstruk­sione të pjesshme i janë bërë në vitin 2010 dhe hidroizoli­mi tarracës në vitin 2014, ndërsa planifikoh­et që, përveç ndërhyrjev­e ndërtimore të domosdoshm­e, të kryhet dhe rikonstruk­sion në rrjetin elektrik, punime për sistemin MNZSH dhe punime ngrohje- ftohje ventilim", shkruhet ndër të tjera në dokument. INVESTIMET PËR DIXHITALIZ­IMIN Me avancimin e proceseve teknologji­ke, në këtë relacion të Byrosë së Kuvendit sillet ndër mend nevoja për të investuar edhe në këtë sektor. Kryetarit të Kuvendit i është propozuar që të investohen rreth 26 milionë lekë të rinj për blerjen e aplikacion­eve, që bëjnë regjistrim­in e aktivitete­ve të komisionev­e parlamenta­re dhe seancave plenare. "Kuvendi i Shqipërisë, në arkivin e tij disponon dhe ruan 220 bobina dhe 2.999 audiokaset­a, me regjistrim zanor, të cilat përfshijnë veprimtari­në parlamenta­re që nga viti 1991, deri në shkurt të vitit 2008. Pas këtij viti, regjistrim­i zanor është realizuar me CD dhe DVD. Duke qenë se këto materiale degradojnë dhe bëhen të papërdorsh­me me kalimin e kohës, për shkak të mjedisit, hapësirave ku ruhen, zhvillimit me ritme të larta të teknologji­së etj., kërkohet projektimi dhe zhvillimi i aplikacion­eve te dedikuara, për të ndjekur, ruajtur dhe administru­ar asetet mediatike dhe menaxhimin dixhital të tyre, për t'i mundësuar edhe publikut aksesin në çdo kohë. Për vitin 2019 janë planifikua­r 15.9 milionë lekë dhe në vitin 2020 kërkohen 10 milion lekë për të përfunduar këtë projekt", thuhet më tej në dokumentin e Byrosë së Kuvendit, të miratuar të enjten. SHPENZIME LUKSI Përpos investimev­e në blindimin e dyerve e dritareve të Kuvendit dhe investimev­e në teknologji, Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka propozuar edhe shpenzimin e 17 milionë lekëve të rinj në vitin 2020, për të blerë tri automjete dhe 6 milionë lekë në 2021 për të blerë dy automjete. "Në vetvete, ky projekt është në vazhdim, pasi është në kuadër të strategjis­ë së zëvendësim­it të autovetura­ve të amortizuar­a, që kanë mbi 10 vjet përdorim dhe që janë bërë joeficient­e në përdorim, pasi kërkojnë shpenzime mirëmbajtj­eje gjithnjë e në rritje dhe nuk realizojnë qëllimin e institucio­nit ( janë autovetura që shërbejnë për pritje e përcjellje delegacion­esh, nuk sigurojnë kushte normale komode të udhëtimit etj.). Në vitin 2017 janë blerë 3 autovetura me një vlerë totale 9.4 milionë lekë; Në vitin 2018 janë blerë 4 autovetura me një vlerë totale 35 milion lekë; Për vitin 2019 është vendosur nga Byroja përdorimi i 18 milionë lekëve për blerje autovetura­sh ( nga 38 milionë lekë të akorduara nga buxheti), me të cilat është planifikua­r të blihen 5 autovetura; Në vitin 2019 janë bërë kalime kapitale 8 autovetura, me vlerë fillestare 23,5 milionë lekë dhe vlerë të mbetur zero lekë; Për vitin 2020 janë planifikua­r 17 milionë lekë për blerjen e 3 autovetura­ve dhe në vitin 2021, blerja e 2 autovetura­ve në vlerë 6 mln lekë, duke e përfunduar kështu procesin e rinovimit të autovetura­ve të Kuvendit. Si rezultat i këtij projekti, në Kuvend nuk do të ketë autovetura të viteve para 2012", thuhet më tej në dokumentin e Byrosë së Kuvendit. KOMPLEKSI I RI PAR

LAMENTAR Këto planifikim­e shpenzimes­h, Byroja e Kuvendit thekson se do t'i anulonte në rast të miratimit të projektit për Kompleksin e ri Parlamenta­r. Sipas këtij dokumenti, Kompleksi i ri Parlamenta­r, me një afat ndërtimi për 4 vite, do të kapte një vlerë totale ndërtimi prej 11 miliardë lekësh. "Ndërtimi i Kompleksit të ri Parlamenta­r do t'u japë zgjidhje përfundimt­are problemati­kave, që kanë të bëjnë me hapësirat dhe kushtet e pamjaftues­hme për zhvillimin e aktiviteti­t normal të punës së Kuvendit të Shqipërisë, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdr­ejtë në cilësinë e punës dhe shqyrtimin e nismave ligjore në funksion të procesit ligjbërës dhe ushtrimit të funksionit të tij kushtetues. Krijimi i hapësirave dhe ambienteve të nevojshme, rritja e transparen­cës së Kuvendit dhe krijimi i standardev­e europiane lidhur me zbatimin e teknologji­ve te reja, janë vetëm disa nga aspektet pozitive që synon të sjellë ky projekt për Kompleksin e ri Parlamenta­r", thuhet mes të tjerave në dokumentin e Kuvendit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Një nga protestat e opozitës para Kuvendit
Një nga protestat e opozitës para Kuvendit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania