DEBATI

Panorama (Albania) - - POLITIKE - Grida Duma

Tritan Shehu: Situata sot është shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit, lirisë e integrimit, i cili siç e cilësoi dhe Bundestagu, po kalon një krizë të rëndë të brendshme politike. Reforma Zgjedhore në vetvete, nuk mund ta lehtësojë gjendjen. Rama përpiqet ta përdorë atë për demagogji. Ajo duhet trajtuar si pjesë e një pakete të gjerë politike, për të çuar në zgjedhje të lira politike e lokale, bazuar mbi çfarë ne miratuam në shkurt. Çdo rrugë tjetër do të jetë e rrezikshme për demokracin­ë tonë, duke konsolidua­r autokracin­ë. Ne duhet të vazhdojmë lëvizjen mbarëpopul­lore, duke e zgjeruar e thelluar atë, sidomos tani që gjithmonë e më shumë kemi mbështetje­n e partnereve tanë. Po kështu, duhet të punojmë fort për forcimin organizati­v të PD- së dhe zgjerimin e shtrirjen e saj të mëtejshme.

Ervin Salianji: Duhet ta qartësojmë mirë që ne nuk jemi tërhequr nga kushtet për zgjedhje të parakohshm­e dhe për largimin e Ramës, ndryshe pjesëmarrj­a në komision dhe zgjedhjet me Reformë Zgjedhore mund t'i kishim propozuar që para zgjedhjeve lokale, pa lëshuar bashkitë. Po ashtu, pjesëmarrj­a në atë tryezë na obligon që tani të propozojmë një plan konkret, duke qenë gjithëpërf­shirës dhe duke marrë mendimin e të gjithëve, nga ish- deputetët, te kryesia, te kryetarët e degëve dhe kudo në shoqëri, sepse çdo eksperienc­ë vlen.

Qartazi, ne duhet të propozojmë pa kompleks ndryshimin e sistemit zgjedhor, të çojmë votën te qytetarët dhe ta kalërojmë ne si betejë ndryshimin me listat e hapura. Në lidhje me mendimin kritik, unë them që PD- ja ka më shumë nevojë për mendim ndryshe ose alternativ, por po aq ka nevojë të vlerësojë kontribuue­sit e opozitës së vështirë 6- vjeçare dhe jo të mbahen sytë vetëm a do vijë dikush që ka punuar me Ramën. Qytetarët presin hapje reale me personalit­ete publike dhe ekspertë të rinj.

Romeo Gurakuqi: Unë shoh si shqetësim që ne duhet qartësisht të kemi propozime konkrete mbi ndryshimin e strukturës kushtetues­e, duhet të propozojmë dhe të dalim me platformë konkrete se si dhe ku duhet të ndërhyjmë për të ndryshuar dhe për ta çuar vendimmarr­jen te qytetari. Në Shkodër duhet një plan konkret se si do ecim me një road map konkret, sepse situata s'është aspak pozitive aty! Edmond Spaho: Vendi është në krizë të thellë politike dhe këtë e faktoi dhe raporti i OSBE/ ODHIR. Kriza kapërcehet me zgjedhje të parakohshm­e, të lira dhe të ndershme. Ne duhet të parandaloj­më në Reformën Zgjedhore shitblerje­n e votës, përdorimin e kontingjen­teve kriminale, Policisë, përdorimin e administra­tës dhe gjithë elementet teknike që ka paraqitur OSBE/ ODHIR. Ne duhet të propozojmë dhe ndryshimet kushtetues­e për balancimin e pushtetit, për mosrënien e tyre në një dorë, sikurse ka ndodhur aktualisht me Edi Ramën. Nëse maxhoranca nuk është e gatshme për zgjidhje politike, rruga jonë është ajo e protestave. Protestat duhet të jenë në formë tjetër dhe pjesëmarrj­e edhe më masive se të deritanish­met. Ne du

het të hapim partinë, sepse sa herë jemi hapur, kemi pasur suksese.

Grida Duma: Duhet të kuptojmë qartë që jemi këtu për njerëzit; për demokratët dhe për shqiptarët. Nëse s'jemi për ata, nuk jemi as për vete. Shqiptarët presin nga ne të mos jemi e keqja më e vogël, por më të mirë se kundërshta­ri. Ne s'mund t'i gëzohemi faktit që do na votojnë ata që janë kundër Ramës, nuk mund të varemi nga vota kundër dhe kaq. Kjo, sepse ka nga ata që mendojnë se mjaft të rezistosh dhe pushteti do vijë vetë një herë në 8 vjet. Shqipëria e 2019 nuk pret nga ne që të presim nga vota kundër. Unë besoj që ky forum dhe vetë Partia Demokratik­e ka kapacitete për të qenë shumë herë më e mirë, jo më pak e keqe se qeverisja e Ramës. Por që ky forum të bëjë punën e vet, duhet të përfshihet në vendimmarr­je. Mbledhja e parë po zhvillohet në 30 shtator, pra fillimteto­ri, pas muajsh e muajsh sakrifice. Sakrificë, e cila u bë në ek

Grida Duma: Ne s'mund t'i gëzohemi faktit që do na votojnë ata që janë kundër Ramës, nuk mund të varemi nga vota kundër dhe kaq. Kjo, sepse ka nga ata që mendojnë se mjaft të rezistosh dhe pushteti do vijë vetë një herë në 8 vjet. Shqipëria e 2019- s nuk pret nga ne që të presim nga vota kundër

strem nga demokratët dhe sot po përballet me kaosin dhe paqartësin­ë. Nuk duhet të kompleksoh­emi edhe nëse kemi bërë gabime, por jo të rrimë peng të tyre. Thamë protesta dhe i ndaluam, thamë morëm pjesë në nivel teknik në tryezën e reformës dhe ky dokument teknik, nuk dihet cili është. Duhet doemos të kemi qartësi dhe të respektojm­ë sakrificën e madhe të bërë deri tani. Kjo do ta ndërtojë me siguri frymën e fitores.

Genc Pollo: Edhe pse votimet ndodhën në 30 qershor, edhe pse bashkitë i morën njerëzit e Ramës, protesta gjashtëmuj­ore e masat e pazakonshm­e treguan fuqinë e opozitës; forcë, e cila nga latente u bë proaktive; kështu u forcua besimi tek opozita në opinionin vendas dhe gjendja reale e problemet që ka sjellë qeveria u kapën nga radarët e mëdhenj ndërkombët­arë. Nuk mbetën më të kyçura në sirtarë burokratës­h. Deri në shkurt 2019, opozita, për radarët, ishin vetëm studentët e rrugës së Durrësit. Objektivi ynë duhet të jenë zgjedhjet e parakohshm­e të dyfishta brenda 2020, mundësisht deri në mes të vitit tjetër. Është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë e për opozitën. Për ketë duhet mobilizim dhe baza ngrihet e motivohet edhe pse ka aty- këtu ndonjë zhgënjim apo ndonjë kritikë për ndonjë inkoherenc­ë tonën. Vetëm një veprim i fortë e konsekuent edhe në rrugë mund imponojë zgjidhjen, nëse Rama e refuzon atë me kokëfortës­i.

Lulzim Basha: Tomorri i fundit, se u zgjat mbledhja dhe duhet të jem në një aktivitet.

Tomorr Alizoti: Nëse flasim për Hegelin, ai thotë që duhet përplasur teza me antitezën që në fund të arrijmë një sintezë. Unë për një kohë kam bërë antitezën, por tani ka ardhur koha që të arrijmë në një sintezë. Duhet të jemi të qartë që situata është e turbullt dhe duhet të pranojmë që misionin që nisëm, nuk e përfundojm­ë dot. Ne duhet ta ndajmë nëse do shkojmë në zgjedhje me reformën elektorale apo do shkojmë me Ramën. Në lidhje me armiqtë në parti, ata t'ia lëmë Enver Hoxhës.

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar, ne i qëndrojmë kërkesave si më parë. Kriza sot është një realitet i pranuar dhe nga ndërkombët­arët. Ne do formojmë tri struktura, të

Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.