Panorama (Albania)

Basha: Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës

Kreu i PD paralajmër­on protesta pas vendimit për negociatat

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e nuk ka hequr dorë nga kushti për zgjedhje të parakohshm­e, që do të organizohe­n nga një qeveri tranzitore pa Kryeminist­ër Edi Ramën.

Ky ka qenë mesazhi kryesor që kryedemokr­ati Lulzim Basha u dha dje anëtarëve të kryesisë dhe ish- deputetëve të PD- së, në mbledhjen e parë për këtë sezon politik. Burime nga brenda mbledhjes bën me dije për gazetën "Panorama" se kreu i opozitës e nisi mbledhjen duke u bërë të ditur atyre vijueshmër­inë e aksionit opozitar. Fjala e Bashës u mbështet në tri shtylla kryesore. "Raporti i OSBE/ ODIHR dhe rezoluta e Bundestagu­t, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme. Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimi­n e programit dhe alternativ­ës", tha Basha. Më tej, kryetari i selisë blu i kërkoi grupit që në 4 javët e ardhshme të jenë sa më pranë strukturav­e në rrethe dhe qytetarëve. Basha ka kërkuar kualitet te personat që do të afrohen në parti, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror. "Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis përgatitje­t dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës. Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshm­e. Aksioni opozitar do të intensifik­ohet, gati për protesta. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Alternativ­a është duke u përgatitur", tha Basha në fjalën e tij. Mbledhja e parë për këtë sezon politik e kryesisë dhe ishgrupit parlamenta­r e PD- së nuk ka patur asnjë vendimmarr­je, por ka qenë koordinues­e. Sa i përket protestave, ato janë lënë për t'u diskutuar pas vendimit që do të marrë Këshilli i Europës më 1718 tetor, për çeljen e negociatav­e. Kreu i selisë blu u ka kërkuar të tijve që të lobojnë tek ata që njohin, në mënyrë që vota e Holandës të jetë

pozitive. "Sot a ka media që po flasin që Holanda mund të dalë kundër. Ne duhet të përdorim të gjithë kapaciteti­n tonë për të lobuar, që të marrim një "po nga Holanda", u tha Basha të tijve. PD- ja ndërkohë ka gati platformën ekonomike për biznesin e vogël dhe platformën për fermerët.

 ??  ?? Nga një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratik­e
Nga një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratik­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania