Panorama (Albania)

Gjermania del nga grupimi i skeptikëve për hapjen e negociatav­e

-

Me votimin pro që dha Bundestagu, Gjermania është shkëputur nga lista e vendeve skeptike për procesin e hapjes së negociatav­e të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Edhe pse vitin e shkuar nuk u shpreh hapur kundër çeljes së negociatav­e të Shqipërisë, Gjermania deri para votimit të datës 26 tetor shihej si një vend skeptik për të dhënë "Po"- në për hapjen e negociatav­e. Deputetët gjermanë parashtrua­n 9 kushte që vendi ynë duhet t'i përmbushë para procesit të hapjes së kapitujve për t'u anëtarësua­r në Bashkimin Europian. 2 kushtet e para për Reformën Zgjedhore dhe krijimin e Gjykatës Kushtetues­e duhet të përmbushen para konferencë­s së parë, që është në muajt e parë të pranverës së ardhshme. Më pas, 7 kushtet e tjera mund të përmbushen gjatë procesit të negociatav­e dhe hapjes së kapitujve përkatës. Përveç këtyre, edhe avancimi sa më shpejt me Reformën në Drejtësi, për të cilën Gjermania është investuar shumë në vendin tonë, ka qenë një tjetër kriter për Shqipërinë në rrugën e saj për të marrë aprovimin për hapjen e negociatav­e. 395 deputetë pro, 188 kundër 16 abstenime, ky ishte votimi që Bundestagu bëri për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në. Në dallim nga Shqipëria, për Maqedoninë e Veriut parlamenta­rët gjermanë votuan pro hapjes së negociatav­e, pa asnjë kusht. Pas këtij miratimi që dha Bundestagu, qeveria gjermane ka sinjalin pozitiv për të aprovuar hapjen e negociatav­e në konferencë­n e Këshillit Europian të datave 17 dhe 18 tetor

 ??  ?? Bundestagu gjerman
Bundestagu gjerman

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania