Panorama (Albania)

Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK presin vetingun

Shkarkimet mund të krijojnë vakanca në Gjykatën e Posaçme

-

Teksa javën e shkuar Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it largoi nga sistemi gjyqtaren e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri, pasi nuk bindi me pasurinë e saj, në seancë dëgjimore këtë javë do të jetë këshilltar­ja në Gjykatën e Lartë, Elona Kana. Megjithëse pritej që gjatë këtij muaj, KPK do të merrej me prioritet me kandidatët për SPAK, deri më tani kanë dalë në seancë dëgjimore vetëm dy gjyqtarë, të cilët nëse do të ishin në sistem, do të ishin pjesë e Gjykatës së Posaçme. Bilanci i shkarkimev­e në radhët e gjyqtarëve që kanë dhënë pëlqimin për të qenë pjesë e SPAK, në Apel nuk është pozitiv, për sa kohë janë larguar 5 prej tyre dhe në detyrë janë 5 të tjerë. Të shkarkuar janë Idriz Mulkurti, Fehmi Petku, Dhurata Haveri, Gjovalin Pernocaj dhe Gurali Brahimllar­i. Ndërkohë, nga Shkalla e Parë, pjesa më madhe e gjyqtarëve ende nuk ka dalë para KPK, në seancë dëgjimore, ashtu si edhe një pjesë e prokurorëv­e të cilët ishin në listën e 15 më të mirëve të renditur nga KLP. Test i vështirë rezultoi për subjektet e rivlerësim­it, procesi i vetingut, për sa kohë pjesë e konsiderue­shme është shkarkuar. Kjo, sipas zëvendëskr­eut të Këshillit të Lartë Gjyqësor, mund të rrezikojë SPAK- un. Maksim Qoku e konstatoi një gjë të tillë rreth dy javë më parë, duke thënë se Këshilli ka një zgjidhje për krijimin e mundshëm të kësaj situate. Gjatë fjalës së tij, Qoku tha se vështirësi­a më e madhe po haset në plotësimin e trupës së kësaj gjykate ne rang Apeli, pasi nga 11 anëtarë që parashikon ligji, për momentin vetëm gjashtë të tillë mund të ushtrojnë funksionin, edhe pse pjesa më e madhe nuk janë përballur me institucio­net e rivlerësim­it.

 ??  ?? Nga një seancë e KPK
Nga një seancë e KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania