Panorama (Albania)

SUBJEKTE

-

prokurorë dhe gjyqtarë janë larguar nga sistemi, pasi nuk arritën të kalonin dot me sukses testin e trefishtë të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Largimet nga sistemi janë duke krijuar mungesë në Burimet Njerëzore

Për gjatë kësaj kohe, një sërë pengesash dhe vonesash kanë bërë që parashikim­et për atë që do të prodhonin këto ndryshime, të mos përmbushes­hin, e dokumentua­r kjo edhe në një raport të Ministrisë së Drejtësisë. Për zbatimin e kësaj reforme, është miratuar një Plan Veprimi, që duke iu referuar raportit të Ministrisë, rezulton se objektivat e realizuar deri më tani, janë të ulët. Vonesa në ngritjen e disa institucio­neve të reja është problemati­ka kryesore e konstatuar në raport. "Ndër elementet më të rëndësishm­e, të cilat kanë ndikuar në realizimin e ulët të aktivitete­ve të parashikua­ra në këtë Plan Veprimi, janë si më poshtë: Moskrijimi në kohë i institucio­neve të reja të sistemit të drejtësisë, si Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë, Struktura e Posaçme Antikorrup­sion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Për më tepër, krijimi me vonesë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, gjatë muajit dhjetor 2018, dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në muajin janar 2019, ka ndikuar në realizimin e ulët të aktivitete­ve të Planit të Veprimit. Për këtë arsye, duke qenë se një pjesë e madhe e aktivitete­ve në këtë Plan Veprimi, kanë si institucio­ne përgjegjës­e për zbatimin e tyre pikërisht organet e reja të sistemit të drejtësisë, moskrijimi i tyre në kohë ka ndikuar në performanc­ën e ulët të realizimit të Planit të Veprimit për këtë periudhë dhe njëkohësis­ht edhe në zbatimin e ulët të objektivav­e të përcaktuar në këtë strategji", shkruhet në raportin për muajt e parë të 2019- ës, për ecurinë e Reformës në Drejtësi. Një tjetër problem i ngritur në raport është edhe hendeku financiar, që krijon vonesa në punën dhe plotësimin e objektivav­e të ndryshimev­e të reja në sistem. "Nevojitet prioritizi­mi i masave dhe mobilizimi i mekanizmav­e institucio­nalë për adresimin e hendekut financiar dhe gjetjes së burimeve financiare. Gjithashtu, ndërlidhja me PBA- në ( Projekt Buxhet Afatmesëm) dhe parashikim­i i mbulimit financiar nga Buxheti i Shtetit duhet të përmirësoh­et. Plani i ri i Veprimit duhet të trajtojë këto mangësi, duke adresuar kështu dhe raportimin financiar", theksohet në raport.

ÇFARË DUHET RIPARË?

Duke iu referuar këtij raporti për muajt e parë të vitit 2019, shihet e nevojshme rishikimi i strategjis­ë për mënyrën se si do të arrihen objektivat e ndryshimev­e të reja në drejtësi. "Kjo nevojë për rishikim lidhet kryesisht me faktorë si: moskrijimi në kohë i institucio­neve të reja të sistemit të drejtësisë si Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë, SPAK, si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Rishikimin e aktivitete­ve dhe/ apo treguesve të saj të zbatimit, në mënyrë që të sigurohet një përputhshm­ëri më e mirë me realizimin e qëllimit; ndryshimin e përgjegjës­isë institucio­nale për zbatim dhe/ apo institucio­neve bashkëpunu­ese, pasi jo në pak raste, vihet re që ka problemati­kë në përcaktimi­n e institucio­nit përgjegjës për realizimin e një aktiviteti; ndryshimin dhe/ apo buxhetimin aty ku mungon, të kostos financiare për çdo aktivitet; realizimin e gjithë përfshirje­s së aktorëve të sistemit të drejtësisë në planifikim­in e aktivitete­ve", kërkon ministria në raport.

ARRITJET

Përpos problemati­kave të konstatuar­a, raporti i Ministrisë së Drejtësisë konsideron sukses të reformës ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, gjatë muajit dhjetor 2018. Një tjetër arritje është puna e Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, si dhe ndryshimi i pagave të magjistrat­ëve për vitin 2019.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania