Pas 4 ditësh operacion, Greqia kap gomonen e dytë, pranga shqiptarit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

GREQI - Ka përfunduar në duart e Policisë greke dhe gomonia e dytë e nisur nga brigjet shqiptare, për të transportu­ar kanabis drejt Turqisë. Policia greke ka arritur të ndalojë mesditën e së dielës, pas një operacioni të koordinuar të Rojes Bregdetare dhe Policisë, një gomone, e cila dyshohet se transporto­nte drogë. Gomonia e ndaluar, që drejtohej nga një shqiptar, dyshohet se është anija e dytë e kërkuar nga autoritete­t greke në operacioni­n në det të hapur pranë ishullit Lesvos, në kufi me Turqinë. Gomonia e parë u ndalua katër ditë më parë, ku në pranga përfunduan tre skafistë shqiptarë. Ndërsa mjeti i dytë lundrues u ndalua në ishullin Agistri, shumë larg ujërave turke. Shqiptari i ndaluar nga forcat Policore greke, do të merret në pyetje. Autoritete­t greke arritën ta dallojnë gomonen në det rreth orës 15: 30 me orën lokale greke. Ka dyshime se kemi të bëjmë me shqiptarë, të cilët disa herë kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike drejt Turqisë. Sipas asaj që shkruan gazeta e njohur greke "Kathimerin­i", gomonia u pikas në det të hapur në Agistri. Brenda saj u gjet dhe u arrestua një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Në datën 25 shtator, Policia greke, falë një operacioni spektakola­r, arriti të arrestonte tre shtetas shqiptarë. Ka dyshime se dy gomonet kanë transportu­ar nga Shqipëria për në Turqi sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis sativa. Ndërkohë, pasi kanë shkarkuar drogën në një zonë pranë Izmirit, mjetet lundruese të shpejtësis­ë së lartë janë nisur për t'u kthyer drejt Shqipërisë. Por, ato janë pikasur nga roja bregdetare turke, e cila ka vënë në dijeni homologët grekë. Gjatë operacioni­t për bllokimin e gomoneve, morën pjesë mbi 10 mjete lundruese greke, si dhe një avion dhe helikopter. Pjesë e operacioni­t ishte dhe FRONTEX ( Agjencia Evropiane e Kufijve tokësorë dhe detarë). Për shkak të shpejtësis­ë së lartë që lëvizte gomonia, snajperist­ët grekë u detyruan që të qëllonin në motorët e saj për t'i ulur shpejtësin­ë apo për ta bërë që të ndalonte. Pas një ndjekjeje të gjatë, u bë i mundur bllokimi dhe arrestimi i tre skafistëve shqiptarë në bord. Ashtu si në gomonen e parë, edhe në të dytën nuk është gjetur lëndë narkotike apo drogë. Ka dyshime se trafikantë­t shqiptarë këmbejnë kanabis dhe heroinë në Turqi. Kjo lloj tregtie ka disa vite që funksionon mes trafikantë­ve të dy vendeve. Këtë linjë ndiqte dhe Met Kanani, një prej trafikantë­t shqiptarë të arrestuar në mars 2017, në Turqi. Për këtë arsye, Greqia ka bërë kërkesë pranë FRONTEX për patrullim të ujërave me kamera termike dhe radarë për të goditur trafikun e drogës. sh. s

Gomonia e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.