Panorama (Albania)

Kanabis në Syrin e Kaltër, 4 në pranga

-

SARANDE - Katër persona kanë përfunduar në pranga pas zbulimit të rreth 250 bimë kanabisi pranë kanalit të Bistricës. Mësohet se të arrestuari­t janë Riza Burnazi, 31 vjeç, banues në Çlirim, Landi Rama, 46 vjeç, banues në Bistricë, Feriol Pashollari, 30 vjeç, banues në Çlirim, si dhe Besnik Hasani, 30 vjeç, banues në Shijan. Të katër këta persona akuzohen se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër. Bimët e lëndës narkotike janë asgjësuar nga Policia, ndërsa pas hetimeve të thelluara, u zbulua se cilët persona ishin kultivuesi­t. Katër personat e arrestuar, edhe pse afër një pike turistike mjaft të vizituar, nuk kishin nguruar të mblidhnin rreth 2500 rrënjë kanabisi në një zonë pyjore pranë Syrit të Kaltër. sh. d

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania