Panorama (Albania)

I arrestuari, me dy emra dhe me arsim 8- vjeçar

-

Partia e Shefqet Karabrahim­it rezulton se në zgjedhjet e fundit lokale ka marrë vetëm 333 vota për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, ku dhe 36- vjeçari garonte. Në formularin e dorëzuar prej Karabrahim­it në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vihet re se dibrani ka përdorur dy emra. Më parë, ai është quajtur Arjet Karabrahim­i, ndërsa pas vitit 2008 e ka ndryshuar emrin në Shefqet, për arsye që nuk dihen, duke marrë emrin e gjyshit. Në formularin e tij të dekriminal­izimit, Karabrahim­i nuk ka deklaruar asnjë ndalim nga Policia. Tashmë pas arrestimit për drogë, të riut do t'i ndalohet kandidimi për anëtar i Këshillit Bashkiak në zgjedhjet e ardhshme. Në rang kombëtar, Partia e Reformave Demokratik­e Shqiptare ka marrë 4680 vota, duke siguruar në 61 bashkitë e vendit mandate për këshillat bashkiakë, si pjesë e koalicioni­t me Partinë Socialiste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania