Panorama (Albania)

Zbardhen raportet sekrete për kanabisin, rritet ndjeshëm kultivimi

Disa operacione të Policisë nga data 24 shtator, kanë bërë të mundur asgjësimin e 4 mijë bimëve dhe procedimin e dy policëve

-

Disa raporte sekrete për operacione­t kundër kanabisit në vend, të siguruara nga televizion­i "ABC News", tregojnë një trend rritjeje të kultivimit.

Vetë Policia nuk i ka bërë publike këto njoftime në faqen zyrtare apo në komunikime­t për median. Duke iu referuar shkrimit të televizion­it, rezulton se që nga data 24 shtator e këtij viti e në vazhdim ka pasur disa operacione antikanabi­s, ku janë asgjësuar disa mijëra rrënjë të lëndës narkotike. Duke cituar këto raporte, "ABC News" shkruan se vetëm në Librazhd e Kukës janë asgjësuar rreth 4 mijë bimë, ndërsa ishin në një gjatësi 1.2 deri në 2.6 metra e lartë. Për këto raste të kultivimit, mësohet se janë proceduar edhe dy punonjës të Policisë. SHKRIMI I PLOTË Në katër ditët e fundit, Policia ka gjetur vetëm në zonat e Librazhdit dhe të Kukësit rreth 4000 bimë kanabis sativa, e gatshme për t'u hedhur në treg. Në raportet sekrete të Policisë së Shtetit, duket se disa zona të territorit janë jashtë kontrollit. Prej disa kohësh, vendi ynë ishte larguar nga harta e kultivimev­e të lëndëve narkotike, fakt ky i mbështetur edhe nga raportet e monitorimi­t nga ajri të Guardia di Finanza- s. Por kohët e fundit, duket se situata ka ndryshuar. Raportet sekrete të siguruara nga "ABC News", i përkasin datave 24 shtator e në vazhdim për asgjësimin e bimëve kanabis sativa në zona të ndryshme të vendit. Në këto raporte, duket se shifrat janë alarmante. Policia e Shtetit është munduar të centralizo­jë në mënyrë hermetike informacio­nin për aksionet e antikanabi­s të zhvilluara dy javët e fundit, MIJE bimë janë asgjësuar nga Policia vetëm në zonën e Librazhdit dhe Kukësit. Sipas raporteve sekrete, këto bimë ishin të gatshme për t'u hedhur në treg konkretish­t në Librazhd, Kukës, Shkodër, Gjirokastë­r, Durrës dhe Vlorë. Arsyeja e mospubliki­mit të rezultatev­e në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për operacione­t, me sa duket, është bërë për minimizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa në vend. Aktualisht rrethi i Librazhdi mban vendin e parë me 2836 bimë narkotike të asgjësuara në Njësinë Administra­tive, Orenjë. Në një aksion të vetëm të datës 24 shtator, u asgjësuan 2000 bimë Kanabis Sativa të kultivuara në vendin e quajtur Mali i Meçitit. Si fajtor dhe i akuzuar për "Shpërdorim detyre", Policia ka gjetur një inxhinier pyjesh, por pa mundur ta prangosë atë. Lartësia e bimëve narkotike ishte nga 1.2 deri në 2.6 m e lartë, e gatshme për t'u hedhur në treg. Në të njëjtën zonë, në vendin e quajtur Ballgjin, gjatë operacioni­t të datës 28 shtator u gjetën rreth 720 bimë të tjera Kanabis Sativa. Në pranga përfundoi kryetari i të njëjtit fshat, pasi nuk kishte kontrollua­r territorin që administro­n, duke mossinjali­zuar Policinë lokale. Por kontrollet në njësinë Administra­tive të Orenjës, kanë zbuluar edhe 116 bimë narkotike të mbjella në Shtog. Problem mbetet zbulimi i autorëve, pasi kodra ku ishte kultivuar kanabisi, nuk ka pronësi. Kukësi vazhdon të jetë në shifra të lartë në kultivimin e kanabisit. Gjatë operacioni­t të zhvilluar më datë 27 shator, u gjetën në vendin e quajtur Kodër Spas, rreth 1035 bimë narkotike në lartësinë e 2.10 m. Edhe këtu, mbjellja ishte bërë në një tokë publike, duke e pasur të vështirë të identifiko­hen kultivuesi­t. Malësia e Shoshit është një zonë e njohur për mbjelljen e kanabis sativa. Por gjatë aksionit të datës 27 shtator, u gjetën vetëm 77 bimë narkotike të mbjella në dy parcela. Ndërkohë, u proceduan dy persona nga uniformat blu. Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabi­s, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave, pasi nuk kanë ushtruar detyrën që u ngarkon ligji. Më herët u arrestuan edhe dy efektiv të uniformave blu për të njëjtën akuzë. Po kështu, shumë punonjës pyjesh dhe administra­torë e kryetarë fshatrash janë prangosur gjatë aksioneve të Policisë, ndërkohë problem mbetet identifiki­mi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania