Kishte në çantën e shpinës kokainë, arrestohet i riu

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Tiranës njoftoi dje arrestimin e një 31- vjeçari, pasi në çantën e shpinës i ishte konstatuar një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë. Duke iu referuar burimeve zyrtare, mësohet se i riu ishte duke lëvizur me 1.4 gramë kokainë, e gjetur nga punonjësit e Policisë pasi i kryen një kontroll fizik. Hetimet e mëtejshme për shtetasin J. Ç., janë duke u kryer nga Prokuroria e Tiranës. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Seksionin e Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe shërbimet e "Forcës së Posaçme Shqiponja", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, këtij shtetasi iu gjet në çantën e krahut 1.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprën penale "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike", njoftoi dje Policia e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.