Panorama (Albania)

Po ktheheshin nga një gëzim familjar, vdes 27- vjeçari

-

FIER – Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal, vdes 27vjeçari. Një aksident i rëndë është shënuar dje në autostradë­n Levan- Tepelenë. Si pasojë e aksidentit, një prej të rinjve humbi jetën, ndërsa të tjerët mbetën të plagosur. Mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Eljan Haliti, ndërsa Klevis Banavia ( shoferi) dhe pasagjerja Elsa Milkurti mbetën të plagosur. Pas përplasjes, dy të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Tre personat po ktheheshin nga një gëzim familjar nga qyteti i Përmetit në momentin e aksidentit. Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08: 40, në autostradë­n Levan– Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, ku mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin Klevis Banavia, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi Eljan Haliti, 27 vjeç, banues në Burrel, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja Elsa Milkurti, 21 vjeçe, banuese në Mat. Pas marrjes së lajmit për vdekjen e të afërmit të tyre, dy të mbijetuari­t kanë shpërthyer në lot, ndërsa ndodheshin të shtruar në Urgjencën e Spitalit në Fier. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, shoferi 25vjeçar, përveç humbjes së të afërmit të tij, rrezikon edhe prangosjen për shkelje të rregullave të qarkullimi­t me pasojë vdekjen. Por kjo pritet të përcaktohe­t nga ekspertët pas verifikimi­t në terren. Paraprakis­ht dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të makinës është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. “Rreth orës 08: 40, në autostradë­n Levan– Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, mjeti tip ‘ Honday’ me drejtues shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E. H., 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E. M., 21 vjeçe, banuese në Mat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia lidhur me aksidentin e rëndë, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur lehtë. m. r

 ??  ?? Dy të plagosurit në spital
Dy të plagosurit në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania