Panorama (Albania)

Fermeri: Partia na përmbyt çdo vit me ‘ specialist­ët’

“U kam telefonuar, por s’ka ardhur kush për të verifikuar dëmet”

- LEZHE/

Bujqësia është një nga degët më kryesore të ekonomisë në vendin tonë, por shpesh fermerët jo vetëm që nuk marrin përkrahje me anë të subvencion­eve apo kredive të buta, por as nuk dëmshpërbl­ehen në raste të fatkeqësiv­e natyrore.

Rasti i Hasan Likës nga Fushë- Gjormi në Kurbin është edhe më i rëndë. Prodhimet e tokës së tij janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit. Ai thotë se gjithë mundi i tij degradoi nga vërshimi i ujit. Për më tepër, shkaktar i dëmeve nuk është natyra, por gabimi njerëzor. Lika akuzon se, disa specialist­ë të bordit të kullimit, që në shumicën e rasteve janë militantët partiakë pa asnjë njohuri në këtë fushë, nuk kanë ditur si ta menaxhojnë situatën e reshjeve. Portat e shkarkimit të ujërave në fushat e Kurbinit kanë mbetur të mbyllura, kjo përkeqësoi prurjet duke krijuar situatën problemati­ke dhe për pasojë, përmbytjet prekën një sipërfaqe të madhe të tokave bujqësore. Hasani shton se asnjeri nuk mban përgjegjës­i për këtë katastrofë të krijuar nga dora e njeriut, si rrjedhojë e mungesës së specialist­ëve, duke vendosur në detyra njerëz me përkatësi politike dhe aspak profesioni­stë dhe se kjo histori vijon me vite. “Përmbytja ka qenë mjaft e madhe. Me qindra hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit për disa ditë. Unë kam sipërfaqe të madhe toke dhe më ka bërë shumë dëme në kulturat bujqësore, si në misër, bostan dhe grurë. Akoma toka është në ujë, edhe pas disa ditësh nga përmbytja. Askush nuk ka ardhur për të verifikuar dëmet e shkaktuara, ndonëse i kam telefonuar. Kjo nuk është hera e parë që përmbyten, pasi një situatë e tillë përsëritet sa herë që ka reshje të dendura shiu. Kam investuar shumë në bujqësi dhe po dëmtohem nga papërgjegj­shmëria e institucio­neve përgjegjës­e, të cilat nuk marrin masa për të parandalua­r përmbytjet”, shprehet Hasan Lika. Në parcelat e tij në Fushë- Gjormë, të mbjellat as nuk tregtohen dhe as mund të shërbejnë më si ushqim për bagëtinë. Kur kanë kaluar disa ditë nga reshjet, ende parcelat janë të mbuluara nga uji. Asnjë nga autoritete­t vendore nuk ka denjuar të verifikojë dëmet e shkaktuara, ndërsa ai u apelon institucio­neve për t’u ardhur në ndihmë fermerëve në Kurbin në këtë situatë, të cilët kanë humbur shumë nga përmbytjet. “Janë shumë familje që sigurojnë të ardhurat e tyre nga prodhimet bujqësore, një pjesë e tyre kanë investuar në bujqësi dhe tashmë gjithçka e humbën, ndaj institucio­net të kthejnë sytë edhe nga Kurbini”, bën apel fermeri. Përveç tokave bujqësore, shumë banorë të Kurbinit kanë pësuar dëme në banesa dhe biznese nga përmbytjet. Ata drejtojnë gishtin nga bashkia, e cila është përgjegjës­e për mospastrim­in e kanaleve kulluese. Një biznesmen i zonës, i pikëlluar tregon se ka pësuar një dëm prej rreth 2 milionë lekë të rinj nga përmbytja e koshereve të bletëve. Të tjerë kanë humbur të gjitha mobilet dhe orenditë e shtëpisë. Asnjëri nuk pret që shteti t’i dëmshpërbl­ejë. “Nuk është puna vetëm për këtë vit, ne nuk kemi marrë asnjëherë dëmshpërbl­im. Jemi përmbytur në vitin 2014 e nuk kemi marrë asgjë. Edhe në vitin 2018, po ashtu bosh. Nuk presim as tani”, thotë një banor.

 ??  ?? Parcelë e përmbytur me shalqinj
Parcelë e përmbytur me shalqinj
 ??  ??
 ??  ?? Fermeri Hasan Lika
Fermeri Hasan Lika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania