Panorama (Albania)

LAÇ/ E mori përpara treni i linjës Tiranë- Shkodër, plagoset motoçiklis­ti

-

LAÇ - Një motoçiklet­ë është përplasur në Laç nga treni i linjës Tiranë- Shkodër. Ngjarja është regjistrua­r rreth orës 15: 30 të së dielës, te mbikalimi i hyrjes për në qytet, sapo treni ka lënë stacionin e Laçit. Drejtuesi i motoçiklet­ës ka mbetur i plagosur dhe është transportu­ar menjëherë drejt Spitalit të Laçit, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore. I plagosuri është Vlash Elezi, 65 vjeç, nga Kurbini, i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Laçit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak është bërë ndërprerja e rrugës së menjëhersh­me të trenit nga ana e motoçiklet­ës. Pavarësish­t se trarët që pengojnë kalimin e mjeteve mbi shina ishin të ulur, një gjë e tillë nuk është marrë në konsiderat­ë nga drejtuesi i motoçiklet­ës, gjë që ka sjellë për pasojë edhe plagosjen e tij nga përplasja me trenin. Gjithsesi, është grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe që do të përcaktojë shkakun e këtij aksidenti. Vendi ynë ka linja treni tejet të amortizuar­a, aspak efikase dhe shpesh ato janë bërë shkak për aksidente tragjike. Mirëpo, nuk mungojnë as pakujdesia apo edhe mungesa e sinjalisti­kës në vendet e kalimit të trenit. e. h

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania