Kosova nuk i lejon zyrtarët e Beogradit të përfshihen në fushatë

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kosova po përpiqet të minimizojë në maksimum ndërhyrjen e pashmangsh­me të Beogradit në zgjedhjet e saj të jashtëzako­nshme, nëpërmjet “armës” së tyre më të drejtpërdr­ejtë në Kuvend, partisë Lista Serbe. Edhe në zgjedhjet e kaluara, zyrtarë të Beogradit kanë bërë fushatë te serbët e Kosovës për të mbështetur politikanë­t e kësaj partie, që janë vegël e Serbisë dhe jo të partive të tjera serbe, të cilat janë më liberale dhe pa ndikimin nga strukturat në Beograd. Dhe si herën e kaluar, edhe këtë herë nga ekzekutivi serb mburret se Qeveria e Kosovës nuk do të mund të formohet pa mbështetje­n nga Lista Serbe në koalicioni­n qeveritar, që do të thotë se ata do të kenë “rrënjë” brenda ekzekutivi­t të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ua ka ndalur hyrjen zyrtarëve nga Beogradi për në Kosovë, për të bërë fushatë. Këtë vendim, autoritete­t e kanë marrë pas kërcënimev­e që po iu bëhen komuniteti­t serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar. “Zgjedhjet e 6 tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komuniteti­t serb të Kosovës nga Beogradi”, ka shkruar Jetlin Zyberaj nga MPB. Hyrja për në Kosovë i është ndaluar edhe zëvendësdr­ejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviç, i cili shef ka Marko Gjuriqin, me këtë rast ka deklaruar se “represioni dhe dhuna politike ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe vazhdon”, dhe ato shtohen në intensitet me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë. Joviç ka thënë se donte të vizitonte fshatrat Bajë e Suhogërllë të Komunës së Skënderajt, sikurse edhe Prelluzhën në Vushtrri, në mënyrë që të ftonte banorët të votojnë për Listën Serbe, më 6 tetor. Edhe zëvendësdr­ejtori tjetër i kësaj zyre, Dushan Kozarev, nuk është lejuar të bëjë fushatë në Kosovë, sipas mediave serbe.

Damjan Joviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.