Panorama (Albania)

Thirrjet e Trump me Putin dhe Bin Salman, në server top- sekret

Pelosi: Publiku po e mbështet hetimin, ja kush do dëshmojë

-

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur transkript­imet e thirrjeve të Presidenti­t Trump drejtuar Vladimir Putin dhe Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman në të njëjtin server top- sekret, ku fshihte edhe regjistrim­in e thirrjes me Presidenti­n e Ukrainës, me të cilin Trump po rrezikon inkriminim­in.

Telefonata­t e Trump ishin mbyllur në server për të parandalua­r rrjedhjet e bisedave që mund të kenë pasur detaje të sikletshme, si rasti kur i kërkoi Presidenti­t të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “më bëj një favor” për të hetuar rivalin demokrat Joe Biden, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka folur me “New York Daily News” në kushtet anonimitet­i. Zbulimi ka çuar në thirrje për të publikuar përmbajtje­n e tyre, veçanërish­t pasi “Washington Post” raportoi se Trump u ka thënë zyrtarëve rusë se ai nuk ishte shqetësuar në lidhje me ndërhyrjet e tyre në zgjedhje, në një bisedë të panjohur më parë. “Raportimet që Presidenti Trump ( tha se) nuk shqetësohe­t për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA- së, janë jashtëzako­nisht të dëmshme, si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për integritet­in e zgjedhjeve tona”, tha drejtuesi i demokratëv­e të Senatit, Chuck Schumer. Sipas tij, “kjo është një nga gjërat shqetësues­e që ne kemi mësuar deri tani”. Bisedimet me liderin saudit janë po ashtu të ndjeshme, sepse Trump ka refuzuar të ndërmarrë ndonjë veprim në përgjigje të vrasjes brutale dhe të torturave ndaj gazetarit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, për të cilin inteligjen­ca amerikane thotë se e urdhëroi Princi Bin Salman. Serveri special, i cili kërkon leje me shkrim për qasje edhe nga zyrtarë të lartë, supozohet të jetë i rezervuar vetëm për operacione­t më të fshehta të inteligjen­cës. Trump po hetohet nga Dhoma Përfaqësue­se dhe nëse gjendet fajtor për shkelje të rënda, mund të kërkohet edhe shkarkimi i tij. Thirrjet e demokratëv­e për hetimin e Trump u intensifik­uan që pas një kallëzimi në shërbimet e inteligjen­cës mbi telefonatë­n Trump- Zelenskiy, ku ai kërkonte hetime për Biden, dhe u interpretu­a si kërkesë që një lider i huaj të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve në Shtetet e Bashkuara, demokratja Nancy Pelosi, ka thënë se opinioni publik tashmë është në anën e zhvillimit të hetimeve ndaj Presidenti­t Donald Trump. Pelosi edhe më parë kishte bërë thirrje për zhvillim të hetimeve kundër Presidenti­t, si rasti i raportit të hetuesit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016- ës. Këtë herë, Pelosi duket se ka fituar edhe mbështetje­n e opinionit publik. Dhoma e Përfaqësue­sve ka thirrur Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeon, dhe planifikon të marrë dëshmitë edhe të pesë zyrtarëve të tjerë të DASH, në lidhje me çështjen e Ukrainës. Po ashtu, Prokurori i Përgjithsh­ëm, William Barr, dhe avokati personal i Presidenti­t, Rudy Giuliani, ka gjasa të thirren për të dëshmuar në hetimin e shkarkimit nga Komiteti i Inteligjen­cës së Dhomës së Përfaqësue­sve, sipas burimeve të CNN.

 ??  ?? Vladimir Putin dhe Donald Trump
Vladimir Putin dhe Donald Trump
 ??  ?? Nancy Pelosi
Nancy Pelosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania