Panorama (Albania)

REAGIMI I TRUMP PËR KALLËZIMIN

-

Pasojat nga ankesa e kallëzuesi­t dhe publikimi i transkript­imit të thirrjes Trump- Zelenskiy vazhduan me nënshkrime­t e më shumë se 300 ish- zyrtarëve të Sigurimit Kombëtar dhe politikës së jashtme, në një deklaratë që dënon veprimet e Trump si rrezik për sigurinë kombëtare. Trump vazhdoi të kritikojë mediat dhe të mbrojë bisedën e tij me Zelenskiy- në. “Kam pasur një telefonate të thjeshtë dhe shumë të bukur me Presidenti­n e ri të Ukrainës, nuk mund të ishte më mirë ose më i nderuar, dhe ‘ Fake News Media’ dhe Demokratët, duke punuar si ekip, e kanë bërë mashtruesh­ëm atë që të duket keq. Nuk ishte keq, ishte shumë e ligjshme dhe shumë e mirë. Një gjueti shtrigash e vazhdueshm­e”, ka shkruar Presidenti në “Twitter”. Në audio të siguruara dhe të publikuara nga “Los Angeles Times”, Trump thotë: “Kush është personi që i dha informacio­nin informuesi­t? Sepse është afër një spiuni. Ju e dini atë që kemi bërë në kohët e shkuara, kur ishim të zgjuar, apo jo? Spiunët dhe tradhtitë? Ne i kemi trajtuar pak më ndryshe sesa tani”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania