Panorama (Albania)

Zarif: SHBA s’do mundet të përfundojë asnjë luftë

-

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka paralajmër­uar gjatë një interviste se SHBA nuk do të arrijë ta çojë deri në fund një luftë me Iranin nëse ka ndër mend ta hedhë këtë hap. Ai ka fajësuar shërbimet amerikane të inteligjen­cës për një luftë kibernetik­e kundër Iranit. Në një intervistë të transmetua­r të dielën në kanalin televiziv amerikan “NBC” , Javad Zarif i bëri thirrje administra­tës së Trump që të mos nisë një zgjidhje ushtarake në konfliktet me forcat e mbështetur­a nga Irani në Lindjen e Mesme. “Po bëhet një luftë kibernetik­e, e ka nisur SHBA atë luftë, duke sulmuar ndërtesat tona nukleare në një mënyrë shumë të rrezikshme, të papërgjegj­shme, që mund të kishte vrarë miliona njerëz”, tha Zarif. “Çdo luftë që SHBA do të nisë nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë”, shtoi Zarif. Deklarata u bë në një kohë kur SHBA ka dërguar forca ushtarake në Arabinë Saudite për “mbrojtje” nga Irani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania