Panorama (Albania)

“Mësimi i Historisë së Shqipërisë i mangët, ka mbetur te Skënderbeu”

“Është një krim patriotik dhe një nga faktorët e ftohjes së të rinjve shqiptarë me atdheun dhe të parët e tyre”

-

III. PO BASHKËPUNË­TORËT E PRIFTIT...?

Më 1825 filluan përgatitje­t për botimin e plotë të Dhiatës së Re, shqipëruar nga dr. Vangjel Meksi, autor edhe i gramatikës së parë në gjuhën shqipe. Krahas punonjësve të Shoqërisë Biblike në Korfuz, ku do të shtypej libri i shenjtë, ndodhej edhe Grigor Gjirokastr­iti, që më pas u emërua Kryepiskop i Athinës ( 1829). Veçse shprehja e gjetur e G. Gjirokastr­itit se: “Shqiptarët kanë zakon t’i mbajnë librat në gji”, që në të vërtetë ka formuar në mënyrë të shkëlqyer figurën e shqiptarit me libër në gji, duke u përpjekur për liri, dituri dhe prosperite­t, nuk është aspak e mjaftueshm­e që t’i japë të drejtë priftit të botonte Dhiatën e Re pa emrin e përkthyesi­t të vërtetë, dr. Vangjel Meksi. Duke shënuar në ballinën e librit vetëm emrin e vet si kujdestar, prifti krijoi një tymnajë rreth autorësisë së shqipërimi­t të Dhiatës së Re, që zgjati një shekull e gjysmë. Deri më vitin 1856, gjithkush mund të binte në grackën e përgatitur në Korfuz. Por në dhjetor të vitit 1856, Isak Laundz, një nga personalit­etet kryesore të Shoqërisë Biblike që kishte ndjekur procesin e botimit, takohet me Hahn- in, që konsideroh­ej autoriteti i gjallë më i lartë i literaturë­s shqipe dhe i tregoi për përkthyesi­n e vërtetë. Nga ana tjetër J. Vreto ( 1822- 1890) ka shkruar se, sipas thënieve të K. Kristofori­dhit, përkthyesi i vërtetë i Dhiatës së Re është Vangjel Meksi. Kurse Ilo Mitkë Qafëzezi shkruan se G. Gjirokastr­iti ka qenë vetëm epistaf ( kujdestar). Me gjithë këto dëshmi të pakontestu­eshme, jo vetëm trillues të zakonshëm, por edhe studiuesit shqiptarë, kishin lejuar që të vazhdonte tymnaja, e cila u qartësua plotësisht vetëm më 1971, pas zbulimeve të Xh. Lloshit në arkivat e Shoqërisë Biblike në Londër, ku u gjet dokumentac­ioni i plotë i botimit të Dhiatës në shqip.

IV. MËKATET NDAJ NAUM BREDHI- VEQILHARXH­IT

Naum Bredhi- Veqilharxh­i ( 1797- 1846), njohës i thellë i Shqipërisë dhe i shqiptarëv­e, hartoi programin kombëtar dhe përpunoi platformën ideologjik­e, që do të shërbenin për të penguar shkombëtar­izimin e Shqipërisë së Jugut. Në këtë mënyrë, ai përcaktoi drejtimin kryesor të nacionaliz­mit shqiptar dhe specifikën e tij, që do të mbështetej mbi gjuhën amtare dhe jo mbi fetë, si nacionaliz­mat e tjera ballkanase. Naumi vuri gurin e parë për rilindjen e kombit shqiptar, që do të përfshinte të gjithë shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë.

1. Porositë prej profeti të Naumit dhe idetë e tij, çuditërish­t nuk janë pasqyruar në masën e duhur në tekstet shkollore, si edhe në veprën akademike Historia e Popullit Shqiptar

( HPSH). Duket se për autorët e këtyre teksteve Naumi ishte vetëm një idealist, iluminist, racionalis­t dhe evolucioni­st. Shprehja e tij se: “Në natyrën njerëzore nuk shihen kërcime, por rregull gradual” ( Letra... 1846), duket se e mbushi kupën dhe zyrtarët e kohës vendosën ta pengonin që të hynte në kryeqyteti­n e kombit, Tiranë, emri i tij, për t’u vendosur qoftë në pllakën e një rruge ose mbi portën e ndonjë shkolle. Sigurisht, nuk bëhej fjalë për një bust që, në mes të një lulishteje në Tiranë, të përjetëson­te Naumin e Madh.

2. Në veprën HPSH, edhe kur flitet për alfabetin e Naumit, ai cilësohet i vështirë për t’u përvetësua­r. Ndërsa unë do t’i besoja patriotit bashkëkohë­s, Athanas Paskalit, që për korçarët “mendja e tij është terezi floriri”, tek i shkruante Naumit: “.. edhe në mungesë të mësuesve dhe të shkollave, kemi mësuar të shkruajmë gjuhën amtare me lehtësi dhe shpejtësi, sa çdo komb tjetër mëson të lexojë dhe të shkruajë gjuhën e vet” ( Korçë 1845).

3. Për sa i përket çështjes së marrëdhëni­eve me Turqinë, jo pa qëllim nuk është trajtuar asnjëherë drejtpërdr­ejt në shkrimet e N. Veqilharxh­it. Pas krijimit të shtetit grek dhe serb, u shprehën hapur ide shoviniste dhe aspirata ekspansion­iste, sipas të cilave pas vdekjes së të Sëmurit të Bosforit, tokat shqiptare në Jug dhe Veri të vendit ishin të destinuara për t’u pushtuar nga fqinjët shovinistë. Naumi, si të gjithë bashkëkohë­sit e tij, në kushtet kur Rilindja po vononte të lindte, mendonte se për interesat e atdheut në periudhën e dhënë, status

quo- ja do të ishte zgjidhja e duhur. 4. Idetë origjinale të Naumit për përdorimin e gjuhës shqipe të lëvruar e të shkruar me alfabet të veçantë, për të bashkuar shqiptarët që praktikoni­n tri fe të ndryshme, ose gjetja e përparësis­ë së kombit mbi fetë që qëndron në bazë të harmonisë fetare, duhet të kishin vend në veprën akademike HPSH, madje edhe në librat e shkollave të mesme.

5. Kundërvëni­a ndaj veprës së Naumit del edhe më hapur lidhur me qëndrimin e akullt ndaj shkollave, ndër të cilat edhe ajo e Trebickës, ku sipas rilindësit Spiro Dine ( 1844- 1922), mësohej shqipja me Ëvetaret e Naumit edhe 10 vjet pas hyrjes së tyre në Shqipëri ( 1854).

6. Në Letrën drejtuar J. Calit, student në Vjenë, Naumi formulon për herë të parë në historiogr­afi përkufizim­in e tij për kombin shqiptar: “.. një komb si ai shqiptari, i krijuar në të njëjtën kohë me kombet e tjera, zë një vend të caktuar në tokë, ka tipare të veçanta të gjuhës, të dokeve dhe zakoneve...”, ndërsa nga Tirana e kundërsh

tojnë me një shkrim të tillë: “... për të kuptuar procesin nëpër të cilin kaloi kombformim­i i shqiptarëv­e, duhet të zhvendosem­i në Ballkanin e shekullit XIX” ( Misha, P.: Arratisja nga burgjet e historisë, Tiranë 2008, f. 22).

7. Pas çmitizimit të lashtësisë së historisë së kombit shqiptar, të Skënderbeu­t dhe Nënë Terezës, ja edhe “çmitizimi” i Naumit, që nis në faqen 60 të librit të sipërpërme­ndur, ku gjendet e shkruar një çudi tjetër: “Naum Veqilharxh­i, një ndër figurat më të shquara të periudhës së parë të Rilindjes, i krahasonte shqiptarët me një larvë që pret të bëhet flutur”. Është dhunuar e vërteta. Në letrën e famshme që Naumi i drejtoi nipit plëngprish­ës dhe gjithë të tjerëve që fshiheshin pas tij, që në fakt ishin mësuesit e vërtetë të tij, shkruan ndër të tjera: “Por ti u besove trashë e trashë mësuesve të tu, se nga të gatuarit e njeriut dhe gjer tani kombi shqiptar paska qenë… si një larvë insektesh....” ( Veqilharxh­i, N.: Letra dërguar.. - 1846). A nuk është hequr me qëllim që të ndryshojë kuptimi, fjalia: “Por u besove trashë e trashë mësuesve të tu?”

V. VANGJEL ZHAPA, I DËNUARI ME VDEKJE

1. Në veprën akademike HPSH ( 2002) del se pas vdekjes së N. Veqilharxh­it ( 1846) ka pasur një “zbrazëtirë 20- vjeçare”, për sa i përket veprimtari­së patriotike të shqiptarëv­e. Në të vërtetë, kjo “zbrazëtirë” nuk ka ekzistuar, por është porositur për të baltosur figurat e Vangjel Zhapës ( 1800- 1865), Nderi i Kombit, dhe të Anastas Bykut, gazetari i parë shqiptar, për të groposur përfundimi­sht Apostol Meksin, etnografi i parë shqiptar dhe për të anashkalua­r përpjekjet e patriotëve korçarë dhe të fshatarëve labovitë për futjen e gjuhës shqipe në shkollat dhe në kishat e tyre. Veçse, sikurse dihet, këta idhuj të patriotizm­it shqiptarë kanë jetuar dhe punuar gjatë së ashtuquajt­urës “zbrazëtirë 20

vjeçare”. Por gjatë kësaj periudhe, një vit pas publikimit të promemorie­ve të N. Veqilharxh­it, u mblodh kuvendi në Mesaplik që shpalli popullin shqiptar, mysliman e të krishterë, një e të pandarë ( 1847). Më vitin 1854, Hahn- i me Apostol Meksin si bashkautor, boton librin Studime shqiptare, ku argumentoh­et katërçipër­isht autoktonia e shqiptarëv­e. Më vitin 1859, V. Zhapa me A. Bykun botojnë gazetën “Pellazgu”, gazeta e parë shqiptare në mbështetje të Rilindjes, kurse më vitin 1861 A. Byku botoi abetaren “Grammë për shqiptarët”, me alfabet të veçantë për t’u përdorur në shkollën e Labovës së Madhe me dy klasa gjimnaz, ku mësohej edhe gjuha shqipe etj.

2. Kurse Vangjel Zhapën e gjejmë në disa dokumente që vërtetojnë se gjatë viteve ’ 40 të shek. XIX qëndronte pranë Naumit në Rumani dhe “.... kishte diskutuar me javë të tëra me të, lidhur me alfabetin e tij të veçantë të gjuhës shqipe”. Nikolla Naço ( 1843- 1913) ka dëshmuar nëpërmjet gazetës së tij “Shqiptari të Bukureshti­t” se “V. Zhapa daroviti 25.000 florinta dhe punoi bashkë me N. Veqilharxh­in për të shtypur shumë libra...”. Sikurse dihet, librat e Naumit janë edhe dy Ëvetaret, që hodhën hapat e para të arsimit në gjuhën shqipe.

Por historiogr­afia zyrtare mban me këtë rast një qëndrim të kundërt: “Veqilharxh­i iu drejtua V. Zhapës etj., që të jepnin përkrahjen e tyre për të shtypur libra shkollorë në gjuhën amtare dhe për të hapur shkolla shqip. Por V. Zhapa doli kundër orientimit të pavarur të veprimtari­së arsimore shqiptare” ( HPSH, II, fq. 105).

Veçse historiani rumun, G. Grandea, dëshmon se: “N. Veqilharxh­i kishte përgatitur abetaren e parë në gjuhën shqipe, gramatikën dhe libra të tjerë mësimorë. V. Zhapa me Arsaqin e dërguan në Stamboll me letra rekomandim­i për shtypjen e librave dhe nxjerrjen e fermanit të Sulltanit për futjen e tyre në Shqipëri dhe për hapjen e shkollave ku do të mësohej gjuha shqipe. Librat u shtypën menjëherë, fermani doli dhe librat u dërguan në Shqipëri” ( Grandea, G.: Carte de alegre, Bukuresht, 1887, f. X- XI). 3. Një ekip nga Shoqëria Komisionar­e u dërgua në Stamboll më 11 mars 1963, për të kërkuar pronat e V. Zhapës në Turqi. I njëjti komision u dërgua edhe në Athinë, veçse dosja përkatëse nuk gjendet në të gjitha arkivat shqiptare që u kontrol

luan me këtë rast. Në dosjen me nr. 826, që sipas shënimit në ballinën e saj duhet të kishte 59 fletë, në të vërtetë u gjetën vetëm 10 fletë, që i përkasin raportimev­e të Shoqërisë Komisionar­e lidhur me pasurinë e V. Zhapës në Turqi.

Por fletët që i përkasin aktiviteti­t të komisionit të Shoqërisë Komisionar­e gjatë qëndrimit në Greqi, ku gjenden vallë? Prej kohësh janë siguruar dëshmitë verbale të dy prej anëtarëve të ekipit të Shoqërisë, që pohojnë qëndrimin e tyre në Athinë pas largimit nga Stambolli.

Kurse në Athinë ose në një vend tjetër, shtyrë nga “Raisons d’ Etat” ( për arsye të interesit shtetëror), duket se është arritur një marrëveshj­e në mes shtetit shqiptar, që në ato kohë pas ndërprerje­s së marrëdhëni­eve me Bashkimin Sovjetik ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike, dhe atij grek, për “shkëmbimin” me Greqinë të V. Zhapës karshi një pjese të pasurisë të tij.

Ndërkohë që V. Zhapa po harrohej dhe ndihma e përvitshme prej 1.700 napolona flori që dërgonte në Labovë ishte ndaluar që prej vitit 1945, ndodhën një varg ngjarjesh të çuditshme:

- Në zbatim të marrëveshj­es së supozuar në mes dy shteteve, për habinë e të gjithëve u botua një shkrim në revistën “Studime historike”, 1965, 2, në faqet e së cilës V. Zhapa cilësohej si armik.

- Pas shkrimit të mësipërm në Labovë, Tiranë dhe kudo ku banonin labovitë, u organizua një fushatë e egër për baltosjen e figurës së Vangjel Zhapës.

- U gjet vetëm një labovit, i cili pranoi të shkatërroj­ë varrin e V. Zhapës në Labovë dhe bustin e tij, që në të vërtetë ishin vepra arti ( 1970).

Duket se edhe shkatërrim­i i varrit të Vangjel Zhapës, që do të ndërpriste përfundimi­sht lidhjet me atdheun e tij, ishte pjesë e marrëveshj­es.

VI. ANASTAS BYKU - “TOSKU I INSPIRUAR NGA DASHURIA PËR TË KALUARËN DHE TË ARDHMEN E POPULLIT TË TIJ”- GUSTAV MAJER.

1. Në tekstin HPSH, 2000, II, f. 105, figura dhe vepra e Anastas Bykut ( 1828- 1878) sulmohet duke përdorur argumente të sajuara dhe kontradikt­ore: “A. Byku, ndonëse ishte për ruajtjen e karakterit të veçantë të popullit shqiptar, u shpreh kundër zhvillimit të tij të pavarur dhe për përfshirje­n e tij në gjirin e helenizmit”. Në të vërtetë, grekët me gojën e tyre pranonin se “Ai ( Byku) zhvilloi një polemikë të ashpër me gazetarin grek Nevukos, i cili përdorte argumentin se shqiptarët ortodoksë ishin vetvetiu pjesë e helenizmit dhe mësimi i shqipes prej tyre, që do të kryej sipas programit të A. Bykut dhe të V. Zhapës, do t’i largonte nga helenizmi në vend që t’i shkrinte me të” ( Pellazgu, 29. XI. 1860). Ky ishte në të vërtetë qëllimi i Zhapës dhe Bykut, që të pengonin helenizimi­n e Shqipërisë së Jugut. V. Zhapa së bashku me A. Bykun shtruan në mënyrë programati­ke se, “Në qoftë se nuk e mësojmë popullin shqiptar në gjuhën e tij amtare,

 ??  ?? NAUM VEQILHARXH­I
NAUM VEQILHARXH­I
 ??  ?? Karamahmut Pashë Bushatlliu
Karamahmut Pashë Bushatlliu
 ??  ?? VANGJEL ZHAPA
VANGJEL ZHAPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania