Panorama (Albania)

Zbuluesit francezë: Ali Pasha pretendon të jetë Pirro modern

“Ai ndihet i sigurt dhe superior mbi pashallarë­t e tjerë, ka informacio­n të bollshëm mbi ta”

- Fshati Labovë

nuk është e mundur ta edukojmë atë”.

2. Është shkruar se: “Mendimi i Bykut, i cili e vinte lëvizjen shqiptare në vartësi të synimeve të qarqeve panhelenis­te, u kundërshtu­a nga veprimtarë­t e lëvizjes shqiptare, midis tyre edhe nga Thimi Mitko” ( HPSH, 2002, f. 105 ). Për këtë rol, autorët e HPSH duhet të ngarkonin një tjetër rilindës, mbasi “... dihet se Th. Mitko qe mbështetës i idesë për një shtet dualist shqiptaro- grek” ( Buda, Aleks: Të dhëna mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Studime Historike, 2, 1965, f. 60).

3. A. Byku akuzohet gjithashtu se “.... po krijonte dy rrugë të veçanta për popullin shqiptar, një për Veriun dhe një tjetër për Jugun, duke penguar në këtë mënyrë përpjekjet për bashkimin e tij kombëtar”. Veçse, kur “Shqipëria kalonte çaste të vështira, kur i kërcënohej rreziku i copëtimit sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, Anastas Byku ngrihet, organizon dhe boton më 6 gusht 1878 një numër gazete me 8 faqe, për të vlerësuar luftën e shqiptarëv­e kundër rrezikut të copëzimit të Shqipërisë” ( Boriçi, H.: Pellazgu dhe botuesi i saj A. Byku, Historia e medias, 1990, f. 166).

4. Edhe pse A. Byku thekson disa herë idenë se “Ishim e jemi dhe do të jemi shqiptarë”, ose: “Populli shqiptar, ndonëse i ndarë në disa fe, është një popull i veçantë, i cili me anë të arsimit duhet të arrijë vetëdijen e tij kombëtare dhe duhet të fitojë rëndësinë politike që i përket”, edhe pse për të arritur këtë qëllim, A. Byku së bashku me V. Zhapën paraqesin një program të gjerë veprimtari­sh, të cilat përfshijnë botimin e librave shkollorë në shqip, hapjen e shkollave shqipe mundësisht në çdo fshat dhe ndërtimin e gjimnazeve, si edhe të dy shkollave të mesme për vajza në Rrëzë dhe Labovë, gjithashtu në shqip ( Pellazgu, 5 maj dhe 24 dhjetor 1860), kumtesa çuditërish­t përfundon me këto fjalë: “Në dritën e këtyre shëmbëllav­e le të vizatet gjykimi i historisë mbi A. Bykun dhe rrymën që përfaqëson ai, si një rrymë divergjent­e dhe në kundërshti­m me lëvizjen e madhe të Rilindjes sonë Kombëtare” ( Buda, A.: po aty, fq. 63). VII. APOSTOL MEKSI – MËSUESI TOSK I HAHN- IT 1. Për Apostol Meksin ( 1825- 1879), deri në vitin 2007 është shkruar vetëm një herë. Ishte Dhimitër S. Shuteriqi, që në librin e tij me titull “Shkrime shqipe” në vitet 1332- 1850 përmend se: “Apostol Meksi, edhe ky mjek, i dha mësimet e para Hahn- it bashkë me Kristofori­dhin dhe mblodhi një pjesë të folklorit tosk , që albanologu e botoi në Albanesisc­he studien”. Kurse në vitin 1980, në faqet e revistës “Kultura popullore”, Nr. 2, botohet nga libri “Studime shqiptare” kapitulli “Zakonet familjare të Rrëzës”, me autor Hahn- in dhe jo me autorin e vërtetë, Apostol Meksin. Në vitin 1985 botohet FESH, por në 1280 faqet e tij nuk duket në asnjë cep emri i Apostol Meksit, ndërkohë që në zërin për Hahn- in shkruhet vetëm: “Hahn- i punoi për shqipen me ndihmën e Kostandin Kristofori­dhit”. Po Apostol Meksi? Nuk duket më. Pse? Në këto kushte, as që mund të mendohet që emri i tij të shfaqej te HPSH botuar në vite. Heshtja për veprimtari­në e A. Meksit, ndoshta mund të jetë gatuar nisur edhe nga meskinitet­i njerëzor, për të eliminuar hijen që mund të prekte qoftë edhe pjesërisht Kristofori­dhin e Madh, i cili pa dyshim ngelet po aq i madh edhe duke pasur Apostol Meksin për krah.

2. Veçse, në librin e përmendur më lart gjenden edhe një varg me provokime që lidhen me folklorist­ët rilindës: “... nëse deri atëherë ata ishin rrekur të përligjnin të drejtën historike të shqiptarëv­e për t’u konsiderua­r një komb i veçantë, duke zbuluar apo, shpesh, edhe duke krijuar fakte ku mbështetej legjitimit­eti historik i pretendime­ve të tyre.....” ( Misha, P., po aty, f. 53).

Ndërsa vetë Hahn- i, në librin “Studime shqiptare”, pasi pranon bashkautor­ësinë me Apostol Meksin për kapitullin “Zakonet familjare në Rrëzë”, dëshmon se: “Mësuesi im tosk Apostoli, prej kohësh më kishte treguar ato që dinte lidhur me zakonet e krahinës dhe veçanërish­t të fshatit të tij Labovë. Megjithatë, Apostoli pyeti edhe një herë të moshuarit për çështje të veçanta, në mënyrë që të siguronte informata të sakta dhe që vinin nga disa burime. Më pas, Apostoli më dorëzoi materialin të ndarë në disa kapituj, të cilin, pasi e kontrollua­m edhe një herë bashkërish­t, e përktheva në gjermanish­t, duke i bërë vetëm ndonjë korrigjim të rrallë. Kjo metodë, vërtet e komplikuar, rezultoi e saktë veçanërish­t për t’i dhënë përshkrimi­t një ngjyrë të vërtetë kombëtare” ( Hahn, J. G.: Studime Shqiptare, Tiranë 2007, fq. 265).

Në të vërtetë, dr. Apostol Meksi, që më në fund konsideroh­et si studiuesi i parë shqiptar në fushën e etnografis­ë ( FESH- 2008), i paraprin një varg patriotësh folklorist­ë shqiptarë që mblodhën, përpunuan dhe paraqitën në librat e tyre pasurinë folklorike të popullit, gjithmonë duke respektuar kriteret e mirënjohur­a shkencore. Këta atdhetarë të shquar dhe folklorist­ë mblodhën dhe botuan këngë, rapsodi, përralla, gjëegjëza që janë të bollshme në thesarin folklorik të popullit shqiptar, pa qenë aspak e nevojshme të krijonin të tjera.

 ??  ??
 ??  ?? Gazeta “Pellasgu”
Gazeta “Pellasgu”
 ??  ?? Kopertina e librit të albanologu­t, Johan Georg von Hahn
Kopertina e librit të albanologu­t, Johan Georg von Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania