Panorama (Albania)

Lerda, i emocionuar: E merituam fitoren

-

Partizani triumfoi në derbin ndaj Tiranës, duke siguruar 3 pikë të arta në kampionat. Në prononcimi­n pas ndeshjes për "Gol pas Goli", tekniku i të kuqve, Franko Lerda, u shfaq tepër i lumtur pas kësaj përballjej­e, duke deklaruar: "Kemi arritur një fitore të madhe që na duhej, mbi të gjitha për tifozët, presidenti­n. Arritëm të jepnim gjithçka në fushën e lojës. E merituam. Kemi arritur që ta nisim mirë. Skuadra vuajti pak me kalimin e minutave. Kemi pasur vështirësi në dublimin e Malës. Në momentin që zhbllokuam ndeshjen, u bë gjithçka e lehtë. Mbrojtja? Me tre apo me katër, do të shohim se si do të luajmë. Do të shikoj lojtarët që do kem në dispozicio­n. Për shkak të zgjedhjeve të kushtëzuar­a, sot e nisëm me 4, kaluam edhe me 3. Derbi i parë? M'u duk sikur luajta edhe unë. Ishte një koreografi e bukur. Jam një trajner që i përjetoj shumë ndeshjet. Është vërtet emocionues­e kur e shikon stadiumin plot dhe të karikon jashtë mase", deklaroi Lerda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania