Panorama (Albania)

Ardjan Mema: Falëm ndeshjen, nuk e fitoi Partizani

-

Trajneri i Tiranës, Ardjan Mema, ka folur për mikrofonin e "SuperSport" pas humbjes 1- 2 të skuadrës së tij në derbi ndaj Partizanit. "Më vjen keq, sepse luajtëm shumë mirë, por në ndeshjet e forta, këto episode e vendosin ndeshjen. Falëm ndeshjen dhe nuk e fitoi Partizani. Vangjeli? Duhet marrë parasysh fakti që ndryshoi pozicion, pasi kam pasur problem me Imamin, i cili ka qenë i dënuar. Ka qenë zgjedhje para ndeshjes, sepse pas e bëjmë të gjithë analizën. Vetëm një pasim të gjatë, Vangjeli ka humbur kundërshta­rin. Ekipi është i ndërtuar mirë dhe luan një futboll të mirë, pavarësish­t kësaj ndeshjeje. Kemi pësuar dy humbje ndaj dy rivalëve. Por problemati­ka ka qenë se, më shumë janë falur ndeshjet, sesa është luajtur keq. Ky moment, ndoshta na bën nervozë dhe themi gjëra më tepër, por mendoj se ky ekip ka vlera. 5 vite pa fituar derbi? Ndoshta mund të jetë problem, por kemi forcë dhe cilësi për të fituar derbin e radhës. Nuk është se mban mend dikush kaq gjatë se sa kohë pa fituar kemi, pasi ka lojtarë që nuk kanë qenë kaq shumë vite te Tirana. Më vjen keq për tifozët, për veten time jo", tha Mema.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania