Panorama (Albania)

Solomon: "Fitorja, si goditje për kundërshta­rin"

-

Theofilus Solomon, sulmuesi i Partizanit, ka dalë menjëherë pas ndeshjes dhe ka folur për mikrofonin e "Supersport", ku u shpreh shumë i kënaqur për golin dhe fitoren e skuadrës në derbi. "Jam shumë i kënaqur, nuk është derbi i parë që luaj, por i pari shqiptar dhe ishte ndryshe. Kur hyra në fushë, isha duke u dridhur, por jam shumë i lumtur që shënova golin e dytë dhe arritëm të fitonim". Kreu? "Është një fitore shumë e madhe për ne. Ishte si një goditje që i jep kundërshta­rit. Nuk ka mbaruar asgjë, do të marrim ndeshjet një e nga një dhe do të japim maksimumin për të bërë më të mirën deri në fund të sezonit". Kartonët e kuq? "Mora të kuq, sepse jam shumë luftarak dhe më pëlqen të luftoj. Dua gjithmonë të fitoj dhe sot ( dje) isha i bindur që do të fitonim, jo vetëm unë, por të gjithë. Jemi si një familje dhe luajmë të gjithë bashkë, motivojmë njëri- tjetrin. Fakti që jam luftarak, është shkaku i kartonëve", tha Solomon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania