Dëmshpërbl­imi, afat i ri për 1700 të përndjekur

Shtyhet me një muaj afati për plotësimin e dok umenteve për dëmshpërbl­imin e trashëgimt­arëve të ish- të përndjekur­ve. Lista e Financave me 1700 dosjet

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­it që kanë emrin në listë, do të kenë edhe një muaj kohë për të dorëzuar dokumentet që nevojiten.

Ligji përcakton që në përfundim të afatit 3 muaj, familjarët të kenë edhe 30 ditë të tjera në dispozicio­n për të bërë plotësimin e dosjes.

AFATET Ministria e Financave publikoi në fund të muajit qershor listën me 1700 dosjet e dyta me vendime të pas 2009- s, të cilat janë në radhë për këstin e tretë. Sipas njoftimit të bërë, trashëgimt­arët do të kishin afat 3 muaj, përkatësis­ht deri në fund të shtatorit, por ligji për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve përcakton që pas tre muajve, trashëgimt­arët do të njoftohen mbi skadimin e afatit, duke iu lënë edhe një afat 30- ditor shtesë. "Kur një ish- i dënuar politik ose trashëgimt­arët e ish- të dënuarit politik nuk dorëzojnë dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r në paragrafin e mësipërm, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë", thuhet në nenin 14 të ligjit. Në këto kushte, trashëgimt­arët që kanë emrin në listë kanë afat deri në fund të muajit tetor për të bërë plotësimet e nevojshme. Nëse plotësimi i dosjes nuk bëhet brenda këtij harku kohor, atëherë trashëgimt­arët gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. "Me kalimin e kësaj periudhe, personi që nuk ka plotësuar dokumentac­ionin e kërkuar sipas përcaktime­ve të bëra në këtë nen, humbet të drejtën e dëmshpërbl­imit", specifikoh­et në ligj.

DOKUMENTET Përveç kopjes së kartës së identiteti­t dhe numrit të llogarisë bankare që duhet të jetë aktiv, trashëgimt­arët që kanë emrin në listë duhet të dorëzojnë edhe certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Sipas Ministrisë së Financave, dosja konsideroh­et e plotë dhe e gatshme për pagesë në momentin që secili prej trashëgimt­arëve të ketë dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm. Për ndarjen e çdo kësti do të ndiqet rendi kronologji­k, çka do të thotë se ata që e kanë marrë të parët këstin e parë, do të jenë të parët që do të përfitojnë edhe këstin e tretë e kështu me radhë. Financat sqarojnë edhe procedurat që do të ndiqen në ato raste kur një nga përfituesi­t e radhës së parë, po edhe të dytë, ka ndërruar jetë. Për rastin e parë, pra kur një trashëgimt­ar i radhës së parë i ish- të dënuarit politik nuk jeton për të tërhequr dëmshpërbl­imin, trashëgimt­arët e radhës së dytë ( fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave të gjitha dokumentet e mësipërme për trashëgimt­arin e radhës së parë që nuk jeton. Ndërkohë, kur një trashëgimt­ar i radhës së dytë nuk jeton, që janë nipërit dhe mbesat, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im ndërpritet, pra nuk vazhdon më tej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.