“Fejesa me Silva Turdiun u bë me urdhër të CIA”, biseda e Enverit me Hekuran Isain: Të arrestojmë shokët e Mehmetit

ZBARDHET DOKUMENTI SEKRET. DIREKTIVAT QE I JEP DIKTATORI MINISTRIT NE PRILL 1982. SI U BE GATI SULMI NDAJ FEÇOR SHEHUT

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - AFRIM IMAJ

Fejesa e djalit të Mehmet Shehut me Silva Turdiun ka prodhuar një nga historitë më të bujshme të regjimit komunist.

Ajo ka vazhduar të jetë akoma më dramatike pas divorcit të urdhëruar nga kreu i Partisë. Enver Hoxha, ai që ka këmbëngulu­r me forcë për ta prishur këtë lidhje, nuk është mjaftuar me fundin e saj, por ka vazhduar të hulumtojë për rrethanat në të cilat ishte realizuar. Akoma më i vëmendshëm e kritik bëhet sidomos pas vetëvrasje­s në kushte të dyshimta të Mehmet Shehut, në dhjetorin e vitit 1981. Në optikën e shefit të Partisë, as më shumë dhe as më pak, fejesa me vajzën e Turdive ka qenë kërthiza e komplotit të madh për eliminimin e tij me porosi të SHBA- së. Përveç të tjerave, kjo pasqyrohet qartazi në një bisedë të panjohur që Hoxha ka bërë me Hekuran Isain, asokohe ministër i Brendshëm, më 13 maj të vitit 1982. Kreu i Sigurimit, i thirrur nga shefi i tij, raporton për të dhënat më të fundit që kanë dalë nga të arrestuari­t VIP, Feçor e Fiqrete Shehu dhe djali i kësaj të fundit, Skënderi. Për herë të parë, shefi i Partisë dëgjon nga kryespiuni i besuar se ka siguruar prova që fejesa e djalit të Mehmetit me Silva Turdiun është realizuar me urdhër të CIA- s jo në vitin 81, por në kohën kur Hysni Kapo shkoi për vizitë në Paris, në korrik 1979. Që këtej, Hoxha konturon dhe më qartë qasjen e tij për idenë e komplotit që deshi të realizonte Kryeminist­ri i vetëvrarë dhe aty për aty urdhëron ministrin e Brendshëm të zgjerojë sa më shumë rrethin e të arrestuarv­e, që kanë dijeni për ngjarjen dhe të bashkëpunë­torëve të Shehut. Hezitimit të Isait se deri tani nuk kanë zbuluar prova për prangosjen e tyre, shefi i regjimit i ofron zgjidhjen origjinale për t’i arrestuar për kumar e pastaj të grumbulloj­në provat e nevojshme për pjesëmarrj­e në komplot…

TAKIMI NË ZYRËN E SHOKUT ENVER HOXHA ME SHOKUN HEKURAN ISAI, MË 13 PRILL 1982

E thotë Skënderi, shoku Enver. Më fal se të preva fjalën. Ky thotë kështu, që babai, mbasi na u rekomandua që të bëhej fejesa pas vdekjes së Hysni Kapos, erdhi në punë në Komitetin Qendror. Fejesën ne deshëm ta bënim në 1980, por ai e shtyu se na tha që nuk e kam të sigurt për ç’arsye po hiqem tani si ministër i Mbrojtjes, prandaj, ti, bir, mos vepro njëherë!

ENVER HOXHA: Mund të më informosh një çikë si shkojnë hetimet?

HEKURAN ISAI: Po na ecin një çikë avash këto ditë. Hallin e kam që të ecim një çikë të sigurt, se mos armiqtë na hedhin degë më degë. Hetimet, shoku Enver, i ndjek me tri grupe me nga dy hetues secili, që hetojnë veçmas Feçorin, Fiqretin dhe Skënder Shehun. Të tria këtë grupe i dëgjoj herë pas here. Pasi ndoqa çështjen e fejesës së Skënder Shehut, përveç të tjerave, pyeta përse u bë kjo fejesë, bisedova për këtë dhe me shokun Ramiz e me shokun Kadri Hazbiu. Duhet vlerësuar këtu se ku janë kontradikt­at, me qëllim që hetuesit që ndjekin Feçorin të ndihmohen, sepse ky qëndron në alibinë dhe thotë sikur fejesën e ka marrë vesh në korrik ‘ 81, mirëpo janë intensifik­uar hetimet dhe del se kjo çështje nuk ka ndodhur në vitin 1981. Kjo del nga pohimet e Skënder Shehut dhe nga ato të Fiqiretit, del dhe nga të dhënat e trajnerit të Dinamos, Kreshnik Tartarit, që rrinte me Silva Turdiun. Kjo çështje, fejesa pra, del se është diskutuar në prill- maj 1979. Puna ësh

të se me çfarë ngjarjeje mund të lidhet kjo fejesë në këtë kohë. Ndodhi në kohën kur shoku Hysni Kapo ishte duke u larguar nga Pogradeci për të shkuar në Francë, se u sëmurë. Më 2 shtator 1979, ai vdiq. Në këtë kohë, Mehmet Shehu i ka thënë të birit, Skënderit: Shiko djalë, njihu me vajzën e Qazim Turdiut se çështjen tënde e kam biseduar dhe me Feçorin dhe pas kësaj porosie, u zhvillua njohja, siç e dimë. ENVER HOXHA: Domethënë kur Hysniu ishte akoma këtu.

HEKURAN ISAI: Po, kur Hysniu ishte akoma këtu në korrik, ndofta edhe mund të ishte nisur. Pikërisht atëherë, Mehmet Shehu i tha të birit: Lidhu me vajzën e Turdiut. Nuk del pra që Skënderi ta ketë njohur vet këtë vajzë. Ky thotë se i ka thënë babai dhe më vonë qartësohet dhe se si është dhënë porosia. Fiqreti deponon në proces se nga fillimi i korrikut ’ 79, Mehmeti i ka thënë se nëpërmjet radios që kishte marrë në vitin ’ 72, në Francë, kur ishte për mjekime, një zyrtar i CIAs i ka thënë të veprojnë me krushqinë. Me këtë radio u lidh ai me amerikanët. Ishin këta që e komanduan që Skënder Shehu të fejohej me vajzën e Turdiut, i kishte thënë Mehmeti të shoqes.

ENVER HOXHA: Domethënë ai radion e ka marrë në vitin 1972. HEKURAN ISAI: Kurse ky muhabet u zhvillua në vitin 1979 me amerikanët. ENVER HOXHA: Për çështjen e vajzës? HEKURAN ISAI: Po për çështjen e vajzës dhe i kanë thënë, siç pohon kjo, se kanë dhe muhabete të tjera. ENVER HOXHA: Çfarë ishte ajo radio që kishte Mehmeti?

HEKURAN ISAI: Këtë radio, Mehmeti e ka sjellë nga Franca në vitin 1972, kur ka qenë atje për operim. Kur Mehmeti do të operohej në klinikën e Arnusit, personi që i vajti në dhomë, iu paraqit si mjek, por në fakt ishte një agjent i agjenturës amerikane. Ishte ky person që ia dha Mehmetit radion. Ky ishte një aparat marrës- dhënës. ENVER HOXHA: E keni gjetur radion? HEKURAN ISAI: Jo, nuk e kemi gjetur. ENVER HOXHA: Duhet gjetur ku është radioja, se ka shumë rëndësi. A kanë thënë gjë në hetuesi, ata që kemi arrestuar? HEKURAN ISAI: Për radion nuk i kemi pyetur. ENVER HOXHA: Po për të tjerat? HEKURAN ISAI: Për të tjerat, ata kanë thënë disa gjëra. Na kanë folur, fjala vjen, për takimet, hyrje- daljet e Feçorit në shtëpinë e Mehmetit. ENVER HOXHA: Janë këta që do të na bëjnë të njohim gjithë pjesëtarët e komplotit. Si të mos arrestohet Gani Kodra. Ky njeri sipas informatav­e të mia, ishte nje

riu më i besuar i Mehmet Shehut, që i ruante këtij brenda në shtëpi madje deri kasafortën, që nga koha e komplotit të Beqir Ballukut. Ky i thoshte Mehmet Shehut të bëhet kështu dhe të bëhet ashtu instalimi i antenës, të bëhet me rrjete etj. Ky pastaj ka shoqëruar Skënder Shehun në Stokholm. Atëherë, si ta lëmë jashtë ne këtë njeri?

HEKURAN ISAI: Ta bisedojmë njëherë këtë, shoku Enver.

ENVER HOXHA: Të vijmë tani te Façori. Këtij ne duhet t’i marrim krahët, përpara se ta arrestojmë. Po kë të arrestojmë më parë? Disa nga ata që ishin me të, për shembull shefin e Sigurimit të rrethit të Durrësit. HEKURAN ISAI: Lirimin? ENVER HOXHA: Nuk e di si e quajnë. Të arrestojmë gjithashtu shefin e Sigurimit të ushtrisë Çerçizin. Për ç’arsye t’i arrestojmë këta? T’i arrestojmë se “kanë luajtur kumar” dhe kumari dënohet me ligj. Ja, pra, kemi një arsye, kemi një bazë që t’i arrestojmë. Nga kumari vemi pastaj te “kumari” tjetër, pse këta ishin njerëzit më të besuar të tij.

HEKURAN ISAI: Edhe Tahir Maloja ishte i lidhur ngushtë me këta.

ENVER HOXHA: Tahir Malos, pra, dorën në zverk. Edhe ai tjetri, Kadri Gojashi e ka hak dorën në zverk, sipas mendimit tim. Berberit të “Dajtit” gjithashtu dorën në zverk. HEKURAN ISAI: Po ne kemi propozim edhe për arrestimin e berberit. ENVER HOXHA: Po, edhe berberi i “Dajtit” të arrestohet. Domethënë disa punonjës të sigurimit të shtetit, që janë nga më kryesorët e më të komprometu­arit me Façorin dhe që mund të dinë edhe gjëra të tjera, t’i arrestojmë dhe kemi arsye përse t’i arrestojmë, prandaj, veprojmë pa vonesë. HEKURAN ISAI: Drejt, shoku Enver. ENVER HOXHA: Pse i them këto? I them se besoj që edhe ti e ke kuptuar që ky ka qenë një komplot i madh. HEKURAN ISAI: Shumë i madh është, dhe jo i vitit 1961.

ENVER HOXHA: Këtu nuk është çështja se këta do të vrisnin Enverin. Këtu është çështja të shkatërroh­ej Shqipëria Socialiste, që të mos ekzistonte. Pikërisht për këtë kanë luftuar për 40 vjet me radhë. Fakt është se Partia ka qëndruar në pozita të drejta dhe në krye të kësaj kam qenë unë, që për ta isha bërë i padëshirua­r. Përse? Për ta arritur një gjë të tillë. Dhe armiqtë ishin për gjithçka në dijeni, se kishin agjenturën e tyre në radhët tona. Është një luftë agjenturas­h këtu.

HEKURAN ISAI: Gërshetim agjenturas­h është, luftë është kundër socializmi­t. ENVER HOXHA: Kundër Shqipërisë Socialiste. HEKURAN ISAI: S’është puna vetëm sa për të marrë një territor këtu, si ky i vendit tonë.

ENVER HOXHA: As për territor, as për çështjen time, megjithëse unë isha bërë një pengesë për ta. Me atentat me armë, Mehmet Shehu nuk mund ta bënte këtë veprim, populli nuk do ta pranonte këtë dhe as vetë nuk ishin të sigurt që të ngriheshin, pastaj zgjodhën rrugën e helmit. Agjentura mendonte eliminimin tim , sepse ishte fare mirë e informuar. Pas helmimit bëhej njëfarë procedure me kryesorët, kurse të tjerët i asgjësonte me radhë. Ja, do të bënin këtë që po bëjmë ne për këta, të qëronin Hekuranin dhe tërë shokët e tjerë dhe në vend të tyre të vinin njerëz si ky i Durrësit e kështu me radhë gjithë të tyret. Ky pra është një komplot i madh, që nuk kufizohet as te Mehmeti, as te Fiqreti, as te Skënder Shehu dhe te Feçori. Sigurisht që këta janë nga më kryesorët, janë agjentë ordinerë, por me potencial, agjentë klasikë, të ndyrë që venë deri në vrasje. Këta nuk janë kundërshta­rë politikë dhe ideologjik­ë, që të ngrihej Mehmet Shehu e të thosh nuk jam dakord me këtë ose atë pikëpamje të Partisë…

Duhet vlerësuar këtu se ku janë kontradikt­at, me qëllim që hetuesit që ndjekin Feçorin, të ndihmohen, sepse ky qëndron në alibinë dhe thotë se fejesën e ka marrë vesh në korrik ‘ 81, mirëpo janë intensifik­uar hetimet dhe del se kjo çështje nuk ka ndodhur në vitin 1981. Kjo del nga pohimet e Skënder Shehut dhe nga ato të Fiqiretit, del edhe nga të dhënat e trajnerit të “Dinamos”, Kreshnik Tartarit

SILVA TURDIU ( MAJTAS) ENVER HOXHA DHE HEKURAN ISAI

ENVER HOXHA DHE HEKURAN ISAI

Faksimile e dokumentit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.