Panorama (Albania)

Tentoi të trafikonte 19 pistoleta nga Kosova, dënohet suedezi

-

Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 7 vite burg suedezin Rickard Sebastian Vall, pasi u kap rreth një vit më parë me 19 pistoleta në Pikën Kufitare të Muriqanit. Dënimi për Vall është shpallur disa ditë më parë, ndërsa pritet që të apelohet nga i riu. Gjatë kontrollit, uniformat blu të Policisë Kufitare gjetën në çantën e 22vjeçarit plot 19 pistoleta "Golk" 19 mm. I riu, pasi është pajisur me një vizë provizore në Turqi, fillimisht ka udhëtuar me avion drejt Stambollit dhe më pas në Kosovë, ku ka marrë dhe armët e zjarrit. Pas dy ditësh qëndrimi në Prishtinë, i riu tentoi të vinte me furgon nga Kosova në Tiranë. Në dosje thuhet se i akuzuari Vall ka deklaruar se armët e zjarrit i ka marrë nga një person në Prishtinë për t'i dërguar në Suedi, pasi ai ishte thjesht në rolin e transportu­esit. Sipas Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, i riu ka konsumuar të gjitha elementet e veprës penale të trafikimit të armëve dhe municionit, në bashkëpuni­m. Sebastian Vall përpara grupit hetimor është shfaqur i penduar për veprimin e kryer nga ai. Sipas tij, arsyeja pse ka pranuar të bëjë trafik armësh ka qenë nevoja për para për të paguar studimet.

ARRESTIMI Suedezi u arrestuan më 13 korrik të 2018- ës, kur po udhëtonte si pasagjer i zakonshëm në autobusin e linjës Kosovë- Gjermani dhe gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e tij u gjetën plot 19 armë zjarri tip "Pistoletë", të gjitha të kalibrit 7.65. Menjëherë pas arrestimit dhe marrjes së dëshmisë, specialist­ët e Departamen­tit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër vijuan me veprimet e tjera hetimore për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.

 ??  ?? Rickard Sebastian Vall, në gjyq
Rickard Sebastian Vall, në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania