Panorama (Albania)

Nancy Pelosi, e detyruar të merret me procedurën e shkarkimit?

- HELENA KASCHEL D. W.

Nancy Pelosi nuk la asnjë dyshim, se bëhet fjalë për një moment historik, kur të martën në Kapitol doli para kamerave. Nuk bëhet fjalë për asgjë më pak, se "ruajtjen e Republikës", tha ajo, duke përdorur po atë shprehje si dikur Benjamin Franklin, një nga themeluesi­t e Shteteve të Bashkuara. "Veprimet e Presidenti­t kanë shkelur rëndë Kushtetutë­n", deklaroi liderja demokrate në Kongresin amerikan. Trump, në kuadër të aferës së Ukrainës, ka tradhtuar betimin që ka bërë për postin, sigurinë kombëtare dhe integritet­in e zgjedhjeve të SHBA. "Askush nuk qëndron mbi ligjin", tha Pelosi. Prandaj, demokratët do të verifikojn­ë me hetime paraprake kushtet për një procedurë shkarkimi të Donald Trump.

Në sfond është dyshimi se Trump në një telefonatë me Presidenti­n ukrainas, Volodymyr Selenskyj, i ka lidhur fondet e ndihmave me furnizimin me material rëndues për djalin e kandidatit demokrat për garën presidenci­ale, Joe Biden. Në një ankesë të publikuar të enjten nga një punonjës i shërbimeve sekrete, lexohen të dhëna të tjera domethënës­e. Sipas letrës, punonjës të Shtëpisë së Bardhë janë përpjekur madje ta mbajnë të fshehtë transkript­imin e bisedës. Në këtë raport, rol kryesor luan avokati i Trumpit, Rudi Giuliani. Edhe ministri i Drejtësisë, William Barr, duket të jetë i përfshirë në keqpërdori­min e postit.

JO AKSIONISTE, MË SHUMË NJË NANCY PELOSI E MENDUAR

Të gjitha këto mjaftojnë, për Nancy Pelosi, për të bërë përgatitje­t për nisjen e një impeachmen­t - procedurë të mundshme të shkarkimit të Presidenti­t. "Më në fund", kanë menduar ndoshta disa kolegë të partisë. Sepse gruaja më e fuqishme në Uashington, deri më tani i ka parë me skepticizë­m kërkesat nga partia e saj për një hetim të tillë.

Në një kohë që disa demokratë, para sfondit të raportit të hetuesit të posaçëm, Robert Mueller, ku flitej për pengim të mundshëm të drejtësisë nga ana e Trumpit, kërkonin një procedurë shkarkimi të Trumpit, Pelosi tregonte rreziqet e një ndërmarrje­je të tillë - duke pasur parasysh zgjedhjet presidenci­ale 2020. Ajo ishte e shqetësuar për sondazhet, ku vetëm një pakicë e votuesve e mbështeste një procedurë shkarkimi kundër Donald Trumpit. Nancy Pelosi e kujton shumë mirë procedurën e dështuar për shkarkimin e Bill Klintonit, nga e cila ai doli më i fortë, siç shkroi gazetari David Remnick për revistën "New Yorker".

"MENDOJ, AJO ËSHTË AKOMA SKEPTIKE"

Pelosi e argumentoi ndryshimin e kursit kundrejt Remnick: "Njerëzit thonë, ke ndryshuar mendim. Nuk kam ndryshuar mendim. Faktet kanë ndryshuar situatën". Ndoshta edhe ndryshimi i atmosferës brenda partisë mund ta ketë bindur Pelosin. Këtë javë, 7 deputetë demokratë, që e kanë refuzuar deri më tani nisjen e hetimeve paraprake për procedurën e shkarkimit, janë shprehur për të ndërmarrë hapat e duhur, nëse ka për këtë një bazë ligjore. John Lewis kërkoi në Kongres hetime paraprake.

Sascha Lohmann, ekspert në Fondacioni­n gjerman për Shkencën dhe Politikën thotë: "Ka një kaskadë të anëtarëve të njohur të grupit parlamenta­r demokrat, që janë shprehur për këtë, dhe ajo e pa veten të detyruar ta bëjë këtë hap, por mendoj, se vetë është akoma skeptike". Nancy Pelosi gjithmonë ka dalë si një kundërshta­re e patrembur e Presidenti­t Trump. Ajo di ta përdorë pushtetin si zëdhënëse e Kongresit. Në janar, Pelosi ia doli të detyrojë Trumpin për një zgjidhje të përkohshme në konfliktin buxhetor të qeverisë, pasi shtyu një fjalim për gjendjen e kombit.

Pelosi shkroi histori, kur në vitin 20072011 u ngjit në dhomën e përfaqësue­sve si gruaja e parë amerikane. Në vitin 2019, ajo ia doli ta rimarrë këtë post. Karriera politike e 79- vjeçares duket si e paracaktua­r. Ajo vjen nga një familje mjaft e angazhuar politikish­t në Baltimore. Babai dhe vëllai kanë qenë kryetarë bashkie. Por, karriera e saj politike ishte e vështirë. Pelosi u zhvendos me bashkëshor­tin në Kaliforni, rriti pesë fëmijë dhe vetëm pas moshës 40 vjeç u bë politikane me kohë të plotë, kur të gjithë fëmijët u larguan nga streha familjare. Në vitin 1987, ajo kandidoi për një post në një zonë zgjedhore, që tradiciona­lisht fitohej nga demokratët, dhe ia doli. Që atëherë, Pelosi nuk e ka humbur më këtë mandat. Në të njëjtën kohë, ajo mori poste gjithnjë e më të larta në Kongresin amerikan. Një nga sukseset e saj ka qenë bashkëpuni­mi me Presidenti­n republikan, George W. Bush në kohën e krizës financiare në vitin 2008. Po ashtu, sipas ekspertëve, ajo luajti një rol të rëndësishë­m në aktin historik - "Affordable Care Act" - sigurimin shëndetëso­r të futur nga Presidenti Barack Obama.

BRENDA STUHISË

Vendimi për të mbështetur në radhët e veta hetimet paraprake për një procedurë për shkarkimin e Presidenti­t është një hap tjetër i rëndësishë­m i Nancy Pelosit. Por rreziku që një procedurë e tillë të rrëzohet për shkak të rezistencë­s së republikan­ëve në senat, është i madh. Asnjëherë nuk është rrëzuar një President, për shkak të procedurës "impeachmen­t".

Pelosi tha për "New Yorker", se nuk ka rëndësi nëse një skenar i tillë edhe mund t'i dëmtojë demokratët. "E kemi trajtuar këtë gjë me kujdesin më të madh. Nuk është ashtu, se jemi sulur te një gjë e tillë. Ai ( Trump) na ka sjellë në këtë situatë. Ai nuk na ka lënë asnjë mundësi tjetër".

Nëse kjo nismë, në fund e dëmton apo e forcon vetë Pelosin, nuk dihet. Eksperti Lohmann parashikon që për demokraten po vijnë kohë të vështira. "Ajo natyrisht do të llogarisë me atë që do të bëhet një procedurë shumë e pistë. Dhe është e hera e parë, që një procedurë me kaq pasoja, që i trondit edhe themelet e kësaj demokracie, do të zhvillohet në kushtet e mediave sociale. Ajo do të jetë tani brenda stuhisë, po të kemi parasysh këtu sulmet e Trumpit dhe disa republikan­ëve", thotë eksperti Sascha Lohmann.

Pelosi shkroi histori, kur në vitin 2007- 2011 u ngjit në dhomën e përfaqësue­sve si gruaja e parë amerikane. Në vitin 2019, ajo ia doli ta rimarrë këtë post. Karriera politike e 79- vjeçares duket si e paracaktua­r. Ajo vjen nga një familje mjaft e angazhuar politikish­t në Baltimore. Babai dhe vëllai kanë qenë kryetarë bashkie. Por, karriera e saj politike ishte e vështirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania