Panorama (Albania)

“Shpresa është vrarë”, Bushati flet për debatin në PS: Pas vitit të 7 në pushtet duhet ndryshim

ISH- MINISTRI: VENDIMMARR­JA, JO NGA NJE GRUP NJEREZISH

- BLEONA METUSHI

Pas rreth një muaj nga nisja e verifikime­ve për akuzat publike të Partisë Demokratik­e, të bëra në adresë të nënkryetar­it të bashkisë, Arbian Mazniku, ky i fundit dëshmoi dje në Prokurorin­ë e Tiranës.

Duke nisur nga ora 10 e paradites, Mazniku u pyet nga prokurori Alket Mersini dhe oficeri i Policisë gjyqësore si person që ka dijeni për rrethanat, për gati 2 orë. Burime thonë se nënkryetar­i i Bashkisë është pyetur në lidhje me pretendime­t e ngritura publikisht dhe udhëtimin për në Spanjë. Mazniku ka dhënë versionin e tij për këto akuza, ndërsa Prokuroria e Tiranës është duke kryer një sërë verifikime­sh të tjera për rastin. Ka qenë një udhëzim i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, për nisjen e verifikime­ve, që më pas ka vënë në lëvizje akuzën e kryeqyteti­t. Disa javë më parë, PD- ja publikoi një faturë hoteli, ku dhomën e Maznikut rezultonte ta kishte paguar kompania “Fusha” në vlerën 908 euro. Nga ana tjetër, Mazniku ka sqaruar në atë kohë se ai ka qenë pjesëmarrë­s në ceremoninë e dhënies së çmimeve për hapësirat publike, ku sheshi “Skënderbej” fitoi çmimin e parë, që i shkoi kompanisë “Fusha” dhe kontraktor­it– Bashkia Tiranë. Kompania “Fusha”, ka thënë Mazniku, mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kështu nuk është shpenzuar fondi publik i Bashkisë së Tiranës.

REAGIMI Pasi përfundoi dëshminë në Prokurori, Arbi Mazniku foli edhe për mediat, duke thënë se ka dhënë informacio­nin e vërtetë në lidhje me këto akuza dhe për këtë ishte i kënaqur. Teksa e quajti situatën si një gjobë dhe fake news, Mazniku shtoi se ndaj kësaj, e vetmja gjë që mund të bësh, është të thuash të vërtetën për hetuesit. “Jam shumë i kënaqur që pata mundësinë t’i jap informacio­nin e duhur Prokuroris­ë së Tiranës lidhur me një çështje që është debatuar në media kohët e fundit. Gjëja më e mirë për të bërë për gjithë balthedhës­it, gjobëvënës­it dhe ata që merren me fake news, është që t’i japim drejtësisë informacio­nin sipas anës dokumentar­e dhe më pas t’i japim mundësi drejtësisë që të shprehet, sepse vetëm e vërteta është ajo që mund lajmet fake. Këto fakte do të shpjegohen nga e vërteta”, tha Mazniku duke iu përgjigjur interesit të mediave. Kujtojmë se në 31 gusht, Partia Demokratik­e, nëpërmjet ishdeputet­es Dhurata Çuçi, pretendoi se nënkryetar­i i bashkisë, Arbian Mazniku, është akomoduar në Spanjë në një dhomë, për të cilën është paguar 908 euro nata. “Numri dy i bashkisë për dy net në hotelin ‘ Alma Barcelona’ ka shpenzuar 1816 euro”, tha Çuçi duke shtuar se janë paguar nga presidenti i kompanisë “Fusha” shpk, Shkëlqim Fusha, nëpërmjet kartës së kreditit.

 ??  ??
 ??  ?? Arbian Mazniku, dje në Prokurori
Arbian Mazniku, dje në Prokurori
 ??  ?? Fatura e hotelit, e publikuar nga PD
Fatura e hotelit, e publikuar nga PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania