Panorama (Albania)

Ambasadori i Kinës: Marrëdhëni­et me Shqipërinë në 70 vjet, duhet dialog

“Jam shumë optimist për të ardhmen, Kina e Shqipëria po eksplorojn­ë baza me interes të përbashkët për përfitime reale” Ding: Punojmë me vende si Shqipëria, bazuar pastërtish­t në miqësinë tradiciona­le dhe parimin e bashkëpuni­mit

-

Një nga vendet mike më të hershme të Shqipërisë, Republika Popullore e Kinës, ka festuar 70- vjetorin e themelimit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë, Zhou Ding, e ka cilësuar historinë e miqësisë me Shqipërinë të vjetër sa vetë mosha e Kinës së Re, që nga viti 1949. Sa për situatën aktuale, ambasadori Ding është shprehur se “Kina respekton zgjedhjet e shqiptarëv­e dhe beson se nëpërmjet dialogut, një zgjidhje që u përshtatet më shumë interesave të popullit është e arritshme”. Ambasadori ka kujtuar ndryshimin e madh që ka ndodhur në Kinë gjatë dekadave të fundit, ku vendi ka kapërcyer varfërinë, duke u bërë ekonomia e dytë në botë nëpërmjet projektit “Reforma dhe hapje”. “Kemi modernizua­r një komb me më shumë se 1 miliard njerëz, me një shpejtësi të papreceden­të në historinë njerëzore”, tha ambasadori duke njohur edhe meritën ndaj popullit kinez për punën e palodhur. Ai ka hedhur poshtë zërat se Kina kërkon ndikim gjeopoliti­k në Ballkan, ka theksuar se vendi ndjek dobitë e bashkëpuni­mit të ndërsjellë dhe se favorizon nxitjen e një ekonomie të hapur botërore.

Z. ambasador, në radhë të parë më lejoni t’ju paraqes urimet më të mira me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës ( RPK). Populli kinez feston 70- vjetorin e themelimit të RPK- së më 1 Tetor. A mund të na thoni ju lutem, cila është domethënia e kësaj dite në historinë e vendit tuaj? Si festohet kjo ditë dhe si reflektohe­t në njerëzit e vendit?

Faleminder­it për intervistë­n. 1 Tetori 1949 shënon lindjen e Republikës Popullore të Kinës, ose të Kinës së Re. Para vitit 1949, Kina ishte praktikish­t një vend gjysmë i kolonizuar duke luftuar kundër feudalizmi­t, kolonializ­mit dhe pushtimeve të huaja për më shumë se një shekull. Dhjetëra miliona burra dhe gra sakrifikua­n jetët e tyre për të arritur pavarësinë e fituar me shumë vështirësi dhe bashkimin kombëtar të Kinës. Që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ne më në fund e morëm fatin në duart tona.

Për të shënuar përvjetori­n e 70- të, në 1 Tetor do të ketë një festim madhështor në Pekin, përfshi këtu parada ushtarake dhe civile në sheshin “Tiananmen”, të cilat do të transmetoh­en në lidhje të drejtpërdr­ejtë. Gjithashtu, më 30 Shtator u mbajt një ceremoni e vendosjes së shportave me lule në Monumentin e Heronjve të Popullit. Dhe pa dyshim, pritje, koncerte, ekspozita dhe festa do të mbahen në të gjithë Kinën dhe mbarë botën. Jemi të lumtur që miqtë tanë të huaj, përfshi këtu edhe miqtë shqiptarë, do t’u bashkohen festimeve tona.

Shkëlqesia juaj, çfarë kanë sjellë këto 7 dekada në progresin e përgjithsh­ëm dhe duke u kthyer pas në kohë, si ndihen njerëzit tani duke u krahasuar me epokën para 1949?

Në këto 70 vjet të Republikës Popullore të Kinës, veçanërish­t në 40 vitet e fundit të Reformave dhe Hapjes, ne jemi zhvilluar nga një komb i varfër agro- kulturor, në një komb të fortë dhe të industrial­izuar me ekonominë e dytë në botë. Ne e kemi bërë varfërinë një fjalë, që tashmë i përket historisë për më shumë se 800 milionë njerëz. Kemi modernizua­r një komb me më shumë se 1 miliard njerëz, me një shpejtësi të papreceden­të në historinë njerëzore. Mund të thuhet se Kina ka farkëtuar një rrugë të re modernizim­i për vendet në zhvillim.

Suksesi dhe arritjet e Kinës vijnë si pasojë e aderimit tonë në politikat thelbësore të Reformës dhe Hapjes, së rrugës sonë të Socializmi­t me Karakteris­tika Kineze, një rrugë që i shkon për shtat realitetit kinez dhe kushteve kombëtare. Ne gjithashtu i njohim meritën popullit tonë për punën e palodhur, vizionin dhe kurajën. Duke parë pas në rrugën e përçuar në këto 70 vite, jemi plot me krenari. Duke parë përpara në rrugën që na pret, jemi plot me vetëbesim.

Z. ambasador, 80 vjet më parë, në 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore, një nga eventet më tragjike mbarëbotër­ore. Cili është mesazhi i Kinës në një rast të tillë, kundrejt sfondit aktual të tensioneve në rritje në pjesë të ndryshme të botës dhe përpjekjev­e të disa fuqive të mëdha për supremaci? Në pikëpamjen tuaj, a po ndryshon rendi botëror nga ai bipolar në një rend multipolar?

Kina ka qenë një nga viktimat më të mëdha të fashizmit dhe kolonializ­mit. Për shkak të historisë sonë të pafat, Kina në veçanti e vlerëson dhe mban gjallë paqen dhe stabilitet­in e fituar me shumë mund. Kina nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk do të kërkojë kurrë supremaci. Ne kundërshto­jmë me vendosmëri çdo formë të hegjemoniz­imit. Ne e vlerësojmë harmoninë dhe besimin se “nuk u duhet bërë të tjerëve atë që nuk do që të të bëhet ty”, një besim që është i rrënjosur thellë në kulturën tonë. Sot bota është plot me pasiguri. Disa parime thelbësore të marrëdhëni­eve ndërkombët­are dhe multilater­alizmi po sfidohen. Kina dëshiron të punojë për krah gjithë kombeve për të risjellë siguri, besim dhe shpresë për botën.

Ne ushtrojmë dhe ndjekim dobitë e bashkëpuni­mit të ndërsjellë. Ne jemi të përkushtua­r për nxitjen e një ekonomie të hapur botërore dhe mbështesim regjimin tregtar shumëpalës­h, me qendër Organizatë­n Botërore të Tregtisë ( OBT). Ne preferojmë ta zgjerojmë “tortën”, në vend që ta ndajmë ose të luftojmë për të.

Incidentet që kanë ndodhur në Hong Kong gjatë muajve të fundit kanë marrë vëmendjen e shumë njerëzve. Çfarë dëshironi të shprehni mbi situatën në Hong Kong?

Asnjë qeveri ose popull nuk kujdeset për Hong Kongun dhe njerëzit e Hong Kongut më shumë sesa qeveria kineze dhe populli kinez. Protestat dhe dhuna në Hong Kong e patën shkëndijën e tyre në një projekt- propozim për të ndryshuar “Urdhëroren për Shkelësit e Ligjit të Arratisur” nga vetë qeveria e Rajonit Special Administra­tiv të Hong Kongut ( RSAHK), duke pasur si qëllim sjelljen e kriminelëv­e para drejtësisë. Megjithatë, disa forca duan të devijojnë shqetësime­t e njerëzve mbi ndryshimet ligjore të propozuara drejt sfidës së “Një vend, dy sisteme” dhe madje, në vetë sovranitet­in e Kinës mbi Hong Kongun. Disa protestues arritën deri te sulmi i forcave policore me pluhur toksik, bomba me benzinë, sulmuan Këshillin Legjislati­v të Hong Kongut, dëmtuan objekte publike. Është e vështirë të besohet që këto vepra të dhunshme u përgëzuan edhe nga disa njerëz jashtë Hong Kongut. Disa media janë aq të njëanshme, sa gjatë

raportimit në rrugët e Hong Kongut filmuan vetëm momentin e një oficeri policie që ngrinte një armë në qiell, pa i thënë publikut të tyre se ai oficer ishte tërësisht vetëm, i shqetësuar nga protestues­it dhe iu desh ta bënte këtë gjest për vetëmbrojt­je.

Leksionet e historisë na mësojnë se çfarë po bëjnë ata, mungesa e respektit për ligjet në fuqi do të çojë vetëm në anarki, kaos dhe tragjedi në Hong Kong, ashtu sikurse e kemi parë në disa vende të botës në të kaluarën. Çfarë i nevojitet Hong Kongut sot është ndalja e dhunës, rivendosja e sundimit të ligjit. Qeveria Qendrore e Kinës e mbështet qeverinë e RSA të Hong Kongut. Forcat e jashtme duhet të ndalin së destabiliz­uari Hong Kongun.

Samiti i Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara ( OKB) mbi Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshë­m sapo u mbajt në selinë e OKB- së në Nju Jork, me tematikë zbatimin global të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshë­m. Çfarë masash ka ndërmarrë Kina për zbatimin e kësaj axhende dhe çfarë progresi ka arritur deri tani?

Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshë­m është një udhëzues i rëndësishë­m për komuniteti­n ndërkombët­ar. Kina i jep rëndësi të madhe zbatimit të kësaj axhende. Ne kemi qenë ndër të parët që nxorëm një plan kombëtar dhe një raport progresi për zbatimin e saj. Deri në fund të vitit të ardhshëm, të gjithë qytetarët e Kinës që jetojnë nën kufirin e varfërisë do të hiqen nga ky kufi, gjë që do të thotë se Kina do të përmbushë objektivat për zhvillim të qëndrueshë­m SDG në zbutjen e varfërisë 10 vjet para afatit kohor të vendosur. Në uljen e varfërisë, arsimimin, kujdesin shëndetëso­r, mbrojtjen e mjedisit dhe shumë fusha të tjera, Kina ka punuar shumë dhe ka bërë progresin domethënës. Ky është kontributi më i madh i Kinës në zbatimin global të Axhendës 2030.

Ky përvjetor historik përkon me një tjetër përvjetor të shquar – para 7 dekadash, Shqipëria dhe Kina vendosën marrëdhëni­et diplomatik­e. Si do ta përshkruan­it rrjedhën e marrëdhëni­eve dypalëshe? Pas 8 muajsh në vendin tonë, si do t’i vlerësonit marrëdhëni­et aktuale kinezo- shqiptare dhe a jeni i kënaqur me nivelin tyre, veçanërish­t në aspektin ekonomik?

Shqipëria është një nga dhjetë kombet e para që vendosën marrëdhëni­et diplomatik­e dypalëshe me Kinën në 1949. Historia e miqësisë sonë është aq e hershme, sa vetë mosha e Kinës së Re. Ne, populli i Kinës, kemi pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrat tona për Shqipërinë. Shumë kinezë e duan Shqipërinë për shkak të historisë dhe miqësisë së përbashkët dhe anasjellta­s. Sikurse shumë miq nga Kina dhe Shqipëria më kanë përmendur, nuk ka nevojë të përsërisim miqësinë tonë kohë pas kohe, është momenti për veprim e progres dhe unë jam plotësisht dakord. Me kënaqësi, mendoj se jemi duke punuar në atë drejtim.

Në tregti, investime, bujqësi, turizëm, arsim dhe shumë fusha të tjera, Kina dhe Shqipëria po eksplorojn­ë baza me interes të përbashkët dhe po mundohemi të bëjmë më të mirën për përfitime reale e të prekshme.

Këtë vit ne kemi ndihmuar shumë shqiptarë nga të gjitha fushat të vizitojnë Kinën, duke bërë kështu të mundur që ata të krijojnë mendime të reja mbi bashkëpuni­min dypalësh. Ne gjithashtu kemi menaxhuar një seri eventesh këtë vit, të cilat kanë ofruar potencial të madh për bashkëpuni­min Kinë- Shqipëri. Të dyja vendet po ecin shumë mirë në kuadër të mekanizmav­e shumëpalës­he dhe rajonale, si Iniciativa “Një brez, një rrugë” dhe bashkëpuni­mi “17+ 1”. Ne po presim Qendrën e Zhvillimit Rinor, një projekt nën platformën “17+ 1”, të hapet në Tiranë. Ajo mund të shërbejë si një tjetër katalizato­r për intensifik­imin e marrëdhëni­eve të Shqipërisë me vende të tjera të “17+ 1”. Unë gjithashtu besoj se me përmirësim­in e gjendjes së përgjithsh­me në sferën e investimev­e këtu, momentumi do të arrihet e më shumë projekte konkrete do të materializ­ohen.

70- vjetori e gjen Kinën me dy projekte globale madhore, Iniciativa “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmi “17+ 1”. Z. ambasador, disa qarqe të caktuara e konsideroj­në këtë mekanizëm si objektiv i Kinës për ekspansion në botë. Duke pasur parasysh progresin dhe vendet e pjesëmarrë­se në to, përfshi këtu edhe Ballkanin Perëndimor, cila do të ishte përgjigjja juaj për ata që hedhin hije frike për të supozuarin ekspansion­izëm kinez?

Përhapja e influencës nuk është kurrë synimi ose qëllimi ynë. Kur njerëzit flasin për përhapje influence, unë mendoj se ata duhet të specifikoj­në, influencë e mirë apo influencë e keqe. Kina ndjek gjithmonë një politikë bashkëpuni­mi për përfitime të ndërsjella dhe beson me vendosmëri se është e arritshme. Si “Një brez, një rrugë”, ashtu edhe “17+ 1” janë për krijimin e platformav­e të bashkëpuni­mit. Përherë e më shumë mallra po eksportohe­n dhe importohen përgjatë “Një brez, një rrugë”, projekte infrastruk­turore të shumta po shfaqen, njerëzit udhëtojnë nga njëra anë ose tjetra më lehtësisht, këtë ka sjellë bashkëpuni­mi me përfitim të ndërsjellë. Vendet që i janë bashkuar Iniciativë­s “Një brez, një rrugë” i kanë marrë vetë vendimet e tyre dhe kanë aprovuar projektet e përshtatsh­me, duke u bazuar në vlerësimet e tyre të brendshme. Askush nuk mund t’iu imponohet atyre. Unë mendoj se qeveritë dhe kompanitë përkatëse janë mjaftueshë­m mendjeholl­ë për të vendosur për vete. Kina nuk është e interesuar të luajë lojëra gjeopoliti­ke në rajonin e Ballkanit, apo askund tjetër në botë, pasi ne besojmë se këto lojëra nuk zgjasin shumë. Ne punojmë me vende si Shqipëria, duke u bazuar pastërtish­t në miqësinë tonë tradiciona­le dhe parimin e bashkëpuni­mit me përfitim të ndërsjellë. Ekspansion­izmi është një etiketë, që me të vërtetë nuk duhet vendosur mbi Kinën. Për vite me radhë, disa njerëz e kanë parë Kinën me syze të ngjyrosura. Por faktet flasin më fort se fjalët.

Z. ambasador, si e perceptoni situatën politike këtu në Shqipëri? Dhe si e mendoni Shqipërinë në partnerite­t me Kinën?

E kam vënë re kompleksit­etin e situatës politike në Shqipëri. Kina respekton zgjedhjet e shqiptarëv­e dhe beson se nëpërmjet dialogut, një zgjidhje që u përshtatet më shumë interesave të popullit është e arritshme. Unë besoj se politikanë­t shqiptarë dhe populli shqiptar mund dhe do t’ia dalin.

Sikurse kam thënë gjithmonë, Shqipëria është një vend i shkëlqyer, me potencial të madh. Me njerëz punëtorë dhe të arsimuar, burime të shumta natyrore dhe me miq që e kanë dëshirën të ndihmojnë, Shqipëria meriton një të ardhme të begatë. Unë personalis­ht shijoj çdo moment që ndaj me miqtë e mi shqiptarë. Po punoj intensivis­ht për të promovuar Shqipërinë dhe të rris dukshmërin­ë e Shqipërisë në vendin tim, në mënyrë që më shumë turistë dhe biznese nga Kina të vijnë këtu. Pritja jonë për 70- Vjetorin e Ditës Kombëtare në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar javën që kaloi u transmetua në CCTV, platforma mediatike më me influence në Kinë, duke marrë vëmendjen e qindra milionë shikuesve kinezë. Seria vizatimore “Panda Kineze”, tashmë transmetoh­et në RTSH. Këto janë evente domethënës­e që mund të sjellin më afër dy vendet dhe të vendosin momentum në marrëdhëni­et tona dypalëshe. Me rastin e përvjetori­t të 70- të të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe të marrëdhëni­eve diplomatik­e midis Kinës dhe Shqipërisë, unë jam shumë optimist për të ardhmen e përbashkët.

Përhapja e influencës nuk është kurrë synimi ose qëllimi ynë. Kur njerëzit flasin për përhapje influence, unë mendoj se ata duhet të specifikoj­në, influencë e mirë apo influencë e keqe. Kina ndjek gjithmonë një politikë bashkëpuni­mi për përfitime të ndërsjella dhe beson me vendosmëri se është e arritshme

Shqipëria është një vend i shkëlqyer, me potencial të madh. Me njerëz punëtorë dhe të arsimuar, burime të shumta natyrore dhe me miq që e kanë dëshirën të ndihmojnë, Shqipëria meriton një të ardhme të begatë. Unë personalis­ht shijoj çdo moment që ndaj me miqtë e mi shqiptarë

 ??  ??
 ??  ?? AMBASADORI I REPUBLIKES POPULLORE TE KINES, ZHOU DING, GJATE FJALES PER 70- VJETORIN E THEMELIMIT
AMBASADORI I REPUBLIKES POPULLORE TE KINES, ZHOU DING, GJATE FJALES PER 70- VJETORIN E THEMELIMIT
 ??  ?? Nga festimet e përvjetori­t të 70- të të themelimit të Republikës Popullore të Kinës
Nga festimet e përvjetori­t të 70- të të themelimit të Republikës Popullore të Kinës
 ??  ?? Ambasadori Zhou Ding
Ambasadori Zhou Ding
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, kryeparlam­entari Gramoz Ruçi dhe ambasadori Zhou Ding, gjatë pritjes për 70- vjetorin
Presidenti Ilir Meta, kryeparlam­entari Gramoz Ruçi dhe ambasadori Zhou Ding, gjatë pritjes për 70- vjetorin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania