Panorama (Albania)

Matja me dy kute në trekëndësh­in Tiranë- BrukselBer­lin

- GENC POLLO

Kushtet e vendosura javën e shkuar nga Bundestagu gjerman, për çeljen...

e negociatav­e me Shqipërinë për anëtarësim­in e saj në Bashkimin Europian, janë përshëndet­ur gjerësisht jo vetëm si ndihmë e sinqertë për të arritur nivelin minimal për këtë hap, por edhe si kontribut, madje udhërrëfye­s, për daljen nga kriza politike e kushtetues­e e agravuar. Se si arritëm te shtimi i kushteve në numër e përmbajtje, do të rrekem të sqaroj në shënimet e mëposhtme. ULËRIMA NË TIRANË E SMS NË BERLIN

Më 24 nëntor 2016, tok me përfaqësue­s të Partisë Demokratik­e, ishim ulur për darkë në një restorant pranë Kopshtit Zoologjik me delegacion­in parlamenta­r të CDU- së gjermane në vizitë në Tiranë, të tëra të planifikua­ra prej muajsh, siç i bëjnë gjermanët. Shefi i delegacion­it, njëkohësis­ht edhe kryetar i Komisionit për Çështje të BE- së në Bundestag, z. Gunther Krichbaum, vinte nga një konferencë shtypi në “Rogner”, ku kishte paraqitur shtatë kushtet e Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në BE. Para se t’i bënte ato publike, programi parashikon­te që në takime të veçanta delegacion­i Krichbaum do t’ia paraqiste ato Kryeminist­rit Rama, liderit të opozitës, Basha, e ambasadori­t të BE- së. Vizita në Kryeminist­ri ishte programuar para konferencë­s në “Rogner”; edhe për arsye praktike, se dy hapa në këmbë e arrije në sallën plot me gazetarë. “Shumë special takimi me Kryeminist­rin tuaj”, nisi të më tregonte gjermani i ulur anash meje. “I dhamë në dorë dosjen me raportin tonë dhe deklaratën e shtypit me shtatë kushtet dhe ai, sapo lexoi deklaratën deri te kushti i fundit, u ngrit në këmbë duke përsëritur me zërin në kupë të qiellit: “Ju nuk mund ta bëni këtë! Kjo është poshtërsi”. Pastaj mori dosjen në dorë dhe filloi ta përplaste mbi tryezë me sa i hante krahu. Meqë nuk po pushonte, një zyrtare iu avit e me qasje amësore i kapi krahun dhe ia uli ngadalë, derisa dosja u puthit me syprinën e tryezës e nuk lëvizi më. Pasi dolëm nga takimi, Rama i kishte dërguar plot 17 sms një funksionar­i të lartë gjerman për t’u ankuar për ne dhe kështu që, mbas “Rognerit” harxhuam nja dhjetë minuta në telefon me Berlinin për të sqaruar broçkullat e tij. “I ulur matanë tavolinës, një deputet i delegacion­it po i tregonte Lulzim Bashës se përvojën e tij të fundit të këtij lloji e kishte pasur në Luhansk ( Ukraina Lindore) me guvernator­in e përkrahur nga Moska e nga milicia e armatosur po nga Rusia. “Ai përplasi grushtin në tryezë, u çua në këmbë e me ulërimë po më thoshte se si duhet të ndryshonte politika gjermane ndaj Ukrainës e Rusisë. Unë kisha dy mundësi: të çohesha e të braktisja menjëherë takimin, ose të përplasja dhe unë grushtin e t’i përgjigjes­ha qartë e me ton të fortë. Ashtu si para një ore edhe në Luhansk, ndodhi e dyta”.

Për bisedat mes politikanë­sh, Rama e ka këshilluar para disa muajsh homologun kosovar se jo çdo fjalë mund të nxirret në pazar. Edhe pse në atë rast nuk kishte fort të drejtë, këshilla në parim qëndron dhe unë këtu po lë mënjanë të tjera detaje pikante, edhe pse domethënës­e. Por edhe pse shtatë kushtet, për të cilat shkruaj më poshtë, janë ku e ku më të rëndësishm­e për Shqipërinë sesa episodet anekdotike, po shënoj edhe dy radhë se si vijoi ky konflikt.

Rama e sulmoi Krichbaum- in që atë natë përmes zyrës së shtypit si “deputet të ekstremit ksenofob” e “rival mistrec të Merkelit”. Të nesërmen, me penën e tij në “Facebook” e quajti “deputet skutash”. Druaj sot e kësaj dite se Rama mund të ketë besuar me sendërgji në këto gjëra; i vetëmbushu­r si i “zgjedhuri i Merkelit në Ballkan e më gjerë”, nuk i hynte në sy tjetërkush veç vetes; ose edhe funksionar­ët rreth tij nuk guxonin t’i përcillini informacio­nin që merrnin; ose edhe ia përcollën një herë e ai ua përplasi dosjen në kokë e jo në tryezë. Mediat serioze që e shpjegonin Berlinin me autonominë e shtuar të Grupit CDU ndaj shefes së partisë që ishte kyçur në koalicion me socialdemo­kratët apo që vetë Kancelarja e priste Ramën me pompë ushtarake e mirësjellj­e diplomatik­e dhe dozën e përforcuar me ilaçe të paëmbla ia servirte me deputetët e saj, me siguri nuk i hynin në sy liderit “global”. Fodullëku a arroganca, tok me inatin e fermentuar gjatë, e çuan deri aty sa pas një vit e pesë muajsh, përmes mediave të veta nisi një sulm personal kundër Gunther Krichbaum- it, madje pa kursyer edhe familjarë të tij. Jo vetëm i panevojshë­m, por me pasojë imediate që i prishi vetes një vizitë pune në Berlin në fundprill 2018, ku në vend që të shiste Reformën në Drejtësi e iu desh të bënte hasha veten e mediat e veta e të shihte drekat e tij të bojkotuara nga deputetët e Merkelit. Në fakt, nuk më

habit shpirtulës­ia sesa budallallë­ku. 2014- 2016: NGA PESË PRIORITETE NË SHTATË KUSHTE

Dhe tani, të kthehemi te shtatë 7 kushtet tona. Që nga viti 2014, kur Shqipëria përftoi statusin e vendit kandidat dhe hapi tjetër drejt BE- së ishte çelja e negociatav­e për anëtarsim. Grupi Parlamenta­r CDU- CSU, të cilit do t’i duhej të votonte në Bundestag mbi këtë çështje, angazhoi grupin e punës për Ballkanin Perëndimor ( GPBP) të themeluar që në 2010 me deputetët seniorë të politikës së jashtme e të BE- së për një monitorim të imtë të zhvillimev­e në Shqipëri; monitorim që në tërësi ishte i pavarur nga Ministria e Jashtme e tyre. Me modestinë përkatëse më duhet të shënoj se Pja ishte vetëm njëri nga burimet e GPBP; CDU kishte angazhuar institute, fondacione e qendra studimore për të skanuar çdo aspekt të “pesë prioritete­ve” të Brukselit kundrejt raporteve që merrte nga Brukseli e Tirana zyrtare.

Më 9 nëntor në Bruksel, 15 ditë më parë Komisioni Europian kishte publikuar raportin “Albania 2015” ( ish- progres raporti), duke rekomandua­r çeljen e negociatav­e me kushtin që të fillonte vetingu. CDU/ CSU adoptoi një pozicion kolegjial të propozuar nga GPBP se ky rekomandim ishte i gabuar, pasi në fusha kyç si “Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsion­it e krimit të organizuar, narkotrafi­ku, Reforma Zgjedhore e dekriminal­izimi”. Për t’i vënë gjërat në kontekstin kohor, nëntori 2016 po mbyllte vitin e Shqipërisë- Kanabistan dhe asokohe Elvis- Enver Roshi ishte ende kryebashki­ak i Kavajës e periodikis­ht i shpallur i pastër nga Rama. Njoftimi zyrtar e publik i këtij pozicioni të partisë së Kancelares Merkel në Tiranë iu ngarkua zotit Krichbaum dhe kjo sqaron gjithë sa më lart.

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare mblodhën dy javë më pas, më 13 dhjetor 2016, në atë që quhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithsh­me dhe nuk e miratuan rekomandim­in, por vendosën se Shqipëria duhet të përmbushë në mënyrë të qëndrueshm­e, të plotë e përfshirës­e pesë prioritete­t, shto këtu dekrimin, drogën e zgjedhjet parlamenta­re. Çfarë ndodhi në vazhdim e deri në ditët tona është një përpjekje e ndershme nga shumë njerëz, grupime e institucio­ne për të përmbushur këto kushte. Kjo përpjekje u vu kundruall përpjekjes nga njerëz, grupime e institucio­ne të tjera për të ruajtur faktikisht status quo- n, duke pikturuar reforma në fasada të Potjemkini­t

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania